Shko te përmbajtja

Parku Kombëtar i Lumit të Egër Vjosa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Parku Kombëtar i Lumit të Egër Vjosa

Stampa:Infobox protected area

Parku Kombëtar i Lumit të Egër Vjosa është një park kombëtar që ndodhet në jug të Shqipërisë. Lumi Vjosa është parku i parë kombëtar i lumit të egër në Evropë që u caktua më 15 mars 2023. [1] Parku është shpallur ekosistem natyror me vendim të Këshillit të Ministrave, në zbatim të ligjit 81/2017 “Për Zonat e Mbrojtura”. [2] Lugina e lumit konsiderohet pika e nxehtë e biodiversitetit të Shqipërisë, duke ofruar habitate ujore ideale për mbi 1100 lloje të kafshëve të egra, duke përfshirë lundërrat, shkaba e rrezikuar egjiptiane dhe rrëqebullin ballkanik të rrezikuar në mënyrë kritike. [3]

Vjosa u shpall parku i parë kombëtar i lumit të egër në Evropë në një ceremoni të organizuar në Tepelenë më 15 mars 2023, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili finalizoi një nismë të përbashkët shumëvjeçare të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në bashkëpunim me organizatën mjedisore Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) si edhe organizata të ndryshme lokale së bashku me aktorë te shoqërise . [4]

Vjosa, nga burimi deri në derdhjen e saj në detin Adriatik – duke përfshirë degët e saj kryesore ( Drino, Kardhiq, Bënçë, Shushicë ) – mori një mbrojtje kombëtare si një lum i egër, me rrjedhje të lirë, në dobi të popullsisë vendase dhe habitatit natyror përreth tij. [5]

Lumi Vjosa që rrjedh rreth vargmalit të Nemërçkës me fshatin Kanikol në plan të parë.
Harta hidrografike e parkut kombëtar të lumit të egër Vjosë

Mbi një gjatësi prej 270 kilometres (170 mi),190 km prej të cilave ndodhen në Shqipëri, lumi rrjedh natyrshëm i patrazuar nëpër kanione të ngushta, pragje, ishuj dhe kthesa që krijojnë gjarpërime me peizazhe tërheqëse.

Parku në tërësi ka një sipërfaqe të kombinuar prej 12727 ha (127.27 km2) dhe i është dhënë një përcaktim IUCN Kategoria II që synon ta mbrojë atë nga digat, nxjerrja e zhavorrit dhe aktivitetet e tjera të dëmshme, duke siguruar integritetin e tij ekologjik duke lejuar proceset natyrore të ndodhin dhe mbështesin popullatën e specieve të saj vendase. [6]

Parku është shtëpia e mbi 1100 llojeve të kafshëve të egra. [7] Në park gjenden 257 lloje zogjsh, 31 lloje peshqish, 70 lloje gjitarësh dhe 150 lloje insektesh me krahë, nga të cilat 13 janë në Listën e Kuqe të Llojeve të Kërcënuara të Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës. [8]

Shihni gjithashtu

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë (2023-03-17). "Vjosa, krijohet Parku i Parë Kombëtar i një lumi të egër në Evropë". turizmi.gov.al. Arkivuar nga origjinali më 2025-01-31. Marrë më 2025-01-31.
  2. "Histori Suksesi: Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar". ecoalbania.org. Qendra për Mbrojtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri. Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2024. Marrë më 31 janar 2025.
  3. McVeigh, Karen. "'Historic moment' for nature as Europe's first wild river national park announced in Albania" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 15 mars 2023.
  4. "Lumi Vjosa shpallet "Park Kombëtar"". akzm.gov.al. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. Arkivuar nga origjinali më 13 tetor 2024. Marrë më 16 mars 2023.
  5. "Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave". kryeministria.al. Marrë më 13 mars 2023. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. Various authors (2018). "The Vjosa catchment – a natural heritage" (PDF). Zobodat. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. "Albania boasts Europe's first wild river national park". Lonely Planet (në anglisht). Marrë më 2023-05-06.
  8. "Biodiversity". www.vjosanationalpark.al. Marrë më 2023-05-06. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)