Parku Natyror Korab-Koritnik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Parku natyror Korab-Koritnik – bjeshkët dhe malet Dibër & Kukës

Parku Natyror Korab-Koritnikështë zona e mbrojtur më e madhe në Shqipëri deri në vitin 2017 dhe quhet si "çatia" e Shqipërisë. Peizazhi alpin i këtij vargmali malor, Koritnik - Gjallicë - Korab - Deshat është një mozaik majash të larta, luginash dhe grykash të thella të skalitura në shkëmbinjtë gëlqerorë.

Mozaiku i larmishëm i peizazheve të Parkut Natyror Korab-Koritnik përfshin shumë habitate natyrorë në gjendje të mirë ekologjike, të cilët janë shtëpi për shumë lloje endemike dhe lloje të rralla, duke përfshirë rrëqebullin e Ballkanit, një lloj i rrezikuar. Parku strehon një pyll të mirëmbajtur pishash me kërlekë dhe arnën, si dhe pyjet me ah dhe me bredh të bardhë.

Kullotat alpine janë veçanërisht të pasura me lloje të rralla dhe endemike, si tërfili dhe zhabina e Vetshtajnit. Larmishmëria dhe cilësia e lartë e habitateve bën që të ketë një abondancë të kafshëve duke përfshirë ujkun, lundërzën, ariun e murrmë, derrin e egër dhe dhinë e egër.[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. Zbuloni Zonat e Mbrojtura në Shqipëri.