Kuvendi Evropian
| |
---|---|
Kuvendi i nëntë Evropian | |
Lloji | |
Lloji | |
Mandati | 5 vjet |
Historia | |
Krijuar | shtator 10, 1952 |
Paraprirë nga | Asambleja e Përbashkët e Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut |
Udhëheqës | |
Kryetari | Roberta Metsola EPP që nga 18 Janar 2022 |
Nënkryetari i Parë | Othmar Karas, EPP që nga 18 Janar 2022 |
Nënkryetarët | 14
|
Sekretar i përgjithshëm | Klaus Welle Që nga 15 Mars 2009 |
Drejtuesit e grupeve | 10
|
Ndërtimi | |
Vende | 705 |
Grupet politike | 8
|
Komitetet | 22
|
Pagesa | €8932.86/muaj |
Zgjedhjet | |
Sistemi i votimit | Zgjedhur nga shteti anëtar. Sistemet përfshijnë: |
Zgjedhjet e para | 7–10 Korrik 1979 |
Zgjedhjet e fundit | 23–26 Maj 2019 |
Zgjedhjet e ardhshme | 2024 |
Moto | |
In varietate concordia (Të bashkuar në diversitet) | |
Vendi i takimit | |
Louise Weiss Strasburg, Francë | |
Espace Léopold Bruksel, Belgjikë | |
Web faqja | |
www | |
Kushtetuta | |
Traktatet e Bashkimit Evropian |
Parlamenti Evropian është institucion që ka zevendesuar Asamblenë e BETHÇ-së, i cili qe themeluar në Strasburg në vitin 1952 dhe që ka pasur vetëm funksion këshillëdhënës. Ka pasur 78 anëtarë dhe të gjithë kanë qenë anëtarë të parlamenteve të shteteve anëtare, të cilët kanë qenë të caktuar të delegohen për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë.
Nga viti 1979, është vendosur që në shtetet anëtare të mbahen zgjedhjet e drejtpërdrejta dhe të zgjedhën anëtarët për Parlament Evropian me mandate 5-vjeçar. Gjatë viteve, filloi tërritej edhe numri i anëtarëve të UE-së dhe nga ky fakt u rrit edhe rëndësia e këtij institucioni.
Pas vitit 1980, sidomos pas viti 1990, Parlamenti mori kompetenca më të mëdha në fushën legjislative dhe në atë mbikëqyrësëse. Nga kjo kohë, historia e Parlamentit Evropian është histori e cila shënon luftën e vazhduar në mes të deputetëve të Parlamentit me organet e tjera burokratike të UE-së. Deputetët kanë shënuar sukses, duke vënë përpara nevojën e zhvillimit të demokracisë parlamentare.
Traktati i Lisbonës punoi së këtejmi procedurat e rregullta të ligjvënies, që gjejnë zbatim pothuaj në të gjitha fushat, ku në Këshill vendoset me shumicë të cilësuar. Por referuar edhe një kompetence klasike parlamentare, siç është buxheti, me hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës PE merr më shumë kompetenca, në të drejtën buxhetore të të cilit është përfshirë tanimë edhe sektori bujqësor, të cilit në vitin 2009 iu caktua jo më pak se 42% e shpenzimeve (rreth 43 mrd. euro €).
ORGANIZIMI DHE STRUKTURA
Traktati i Lisbonës vendosi rritjen e numrit të deputetëve nga 736 në 750 plus Kryetarin e Parlamentit. Gjatë një takimi të Këshillit Evropian në qershor 2010 ky numër u rrit edhe me tre deputetë të tjerë, pra 754; gjithsesi mbetet e paqartë, se kur duhet të nisin nga puna këta deputetë shtesë.
Një dallim i qartë me parlamentet kombëtare qëndron në faktin se PE përbëhet nga fraksione ndërshtetërore, si për shembull nga Partitë Evropiane Popullore apo Fraksioni i Partive Socialiste dhe Socialdemokrate.
KOMPETENCAT E PE
Jashtëzakonisht të rëndësishme për punën e PE dhe ndikimin e tij janë 24 Komisionet e tij. Në faqen e internetit të PE gjeni një tabelë përmbledhëse në të gjitha gjuhët zyrtare. Aty mund të shihni edhe se cili anëtar i Parlamentit është edhe anëtar i cilit komision. Parlamentarët, që angazhohen në komisione të veçanta gjatë mandatit të tyre pesëvjeçar, janë në gjendje të përvetësojnë njohuri substanciale të fushës konkrete. Në këtë mënyrë ata jo vetëm mund të ndjekin në mënyrë intensive aktivitetin e Drejtorive të Përgjithshme të Komisionit dhe të Këshillit të Ministrave sipas fushës përkatëse, por edhe t’i ndikojnë ato – më tepër se sa mund të merret me mend nisur nga kompetencat formale. I rëndësishëm në këtë kontekst është edhe bashkëpunimi i ngushtë me instancat përkatëse të Komisionit si dhe me shoqatat ndërkombëtare dhe kombëtare.
KARAKTERISTIKAT E PE
Si karakteristikat kryesore të PE mund të përmendim: është fjala për një parlament shumëkombëtar në ndryshim të përhershëm, i cili dëshmon si linja konflikti ideologjik - për të gjitha fraksionet ndërshtetërore - ashtu edhe linja konflikti kombëtar - përmes origjinës së deputetëve nga vende të veçanta. Një Përmbledhje rreth PE e bën shumë bukur të qartë në mënyrë tabelare këtë përkatësi të dyfishtë.
Sikurse në rastin e Këshillit dhe të Komisionit edhe në atë të Parlamentit ka një diferencim të theksuar funksional. Këtu duhen dalluar edhe lidhjet jashtëzakonisht të ngushta dhe bashkëpunimi shumë intensiv me Komisionin, shpesh kundër Këshillit të Ministrave.
VLERSIMI I PE
Vlerësimi i PE me bazë krahasimin me parlamentet kombëtare varet nga këndvështrimi. Nga një perspektivë statike mund të përcaktohet, që PE vazhdon të mbetet më pak i rëndësishëm se parlamentet e sistemeve kombëtare, por që gjithsesi është shumë më tepër se gjithë çka ndodh në Asambletë Parlamentare apo komitetet e Organizatave Ndërkombëtare. E nëse do të shihnim në mënyrë të veçantë zhvillimin e dy dekadave të fundit, nuk mund të mos vësh re, që rëndësia e tij krahasuar me organet e tjera është rritur jashtëzakonisht shumë: një tregues tjetër ky i rëndësishëm i "mbikombëtarizimit" të Komunitetit Evropian.
Procedura e rregullt e ligjvënies
Procedura, e cila në versionet e mëparshme të traktateve ishte cilësuar si procedurë bashkëvendosjeje, zbatohet pothuaj në të gjitha rastet, kur Këshilli vendos me shumicë të cilësuar. Ajo karakterizohet nga fakti, që këtu Parlamenti Evropian (PE) zë një pozicion të barabartë me Këshillin, pasi pa miratimin e PE nuk mund të hyjë në fuqi asnjë akt ligjor.
Atëherë, le të vimë në rrjedhën e kësaj procedure vërtet komplekse, e cila rregullohet me nenin 294 të Marrëveshjes për Mënyrën e Funksionimit të BE. Sikurse shihet në figurën e pmëposhtme, kjo procedurë mund të përfshijë deri tre seanca dëgjimi.
Seanca e 1-rë e dëgjimit
Në fillim është propozimi i Komisionit. Lidhur me këtë propozim PE paraqet këndvështrimin e vet në një seancë të parë dëgjimi dhe ia përcjell atë Këshillit. Nëse ky i fundit e miraton pozicionimin e PE, atëherë akti ligjor në fjalë zyrtarizohet sipas këndvështrimit të PE. Dhe ky është varianti më i thjeshtë.
Nëse Këshilli nuk e jep miratimin e vet për gjykimin e PE, atëherë ai përcakton një pozicion të vetin lidhur me këtë në seancën e parë të dëgjimit dhe ia përcjell atë PE duke e njoftuar këtë të fundit hollësisht lidhur me arsyet. Po kështu, Komisioni informon në mënyrë të plotë PE rreth gjykimit të vet, dhe pas kësaj vijon një seancë e dytë dëgjimi.
Seanca e 2-të e dëgjimit
PE ne kete seancë ka në dispozicion tre opsione të hapura:
(1) Nëse PE e miraton vlerësimin e Këshillit brenda tre muajsh pas marrjes së tij ose nëse ai nuk shprehet rreth tij, atëherë akti ligjor në fjalë bëhet i vlefshëm në versionin e formulimit të Këshillit.
(2) Nëse PE e hedh poshtë vlerësimin e Këshillit me shumicën e anëtarëve të tij, atëherë akti ligjor në fjalë nuk quhet i vlefshëm.
(3) Nëse PE propozon me shumicën e anëtarëve të vet ndryshime në vlerësimin e Këshillit, atëherë versioni i ndryshuar kësisoj i përcillet Këshillit dhe Komisionit; komisioni jep gjykimin e tij lidhur me ndryshimet.
Nëse Këshilli miraton me shumicë të cilësuar të gjitha këto ndryshinme të PE jo më vonë se tre muaj pas marrjes së tyre, atëherë akti ligjor në fjalë bëhet i vlefshëm. Nëse nuk miratohen të gjitha ndryshimet, atëherë Kryetari i Këshillit, në koordinim me Kryetarin e PE, thërret brenda gjashtë javësh Komisionin Ndërmjetës.
Komisioni Ndërmjetës
Ky komision përbëhet nga 28 përfaqësues të vendeve anëtare si dhe nga 28 përfaqësues të PE, të cilët emërohen nga fraksionet përkatëse si dhe nga radhët e anëtarëve të Komisionit të Buxhetit apo komisionesh të tjera, të cilët preken nga objekti i aktit ligjor në fjalë. Delegacioni i PE drejtohet nga Kryetari, detyrë që ky i fundit mund t'ia kalojë edhe një zv.Kryetari me përvojë në çështje të buxhetit ose kryesisë së Komisionit të Buxhetit.
Komisioni merr pjesë në punimet e komisionit Ndërmjetës, sikurse sqarohet edhe në nenin 294, kreu 11 ausgeführt, si dhe „merr iniciativat e nevojshme për të ndikuar në përafrimin e këndvështrimeve të PE dhe Këshillit".
Nëse Komisioni Ndërmjetës nuk arrin të miratojë një tekst të përbashkët brenda gjashtë javësh pas thirrjes së tij, atëherë akti ligjor i propozuar nuk konsiderohet i vlefshëm.
Seanca e 3-të e dëgjimit
Nëse Komisioni Ndërmjetës arrin të miratojë brenda këtij afati një tekst të përbashkët, dhe nëse ky i fundit miratohet prej PE me shumicën e votave të dhëna brenda një afati gjashtëjavor dhe në Këshill me shumicë të cilësuar atëherë akti ligjor në fjalë konsiderohet i vlefshëm; nëse jo, atëherë nuk konsiderohet i vlefshëm.☁
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]European Parliament Arkivuar 28 korrik 2008 tek Wayback Machine Faqja zyrtare