Partia Fashiste Shqiptare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Logoja e Partisë Fashiste

Partia Fashiste e Shqipërisë (PFSh) ishte një parti fashiste aktive gjatë Luftës së Dytë Botërore që kishte pushtet nominal në Shqipëri nga 1939, kur u pushtua nga Italia, gjer më 1943 kur kjo e fundit kapitulloi tek Aleatët.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Themelimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 25 mars 1939, italianët i parashtruan ca kërkesa Mbretit Zog I pas një lëvizje përmbysjeje të regjimit nga Giovanni Giro. Zogu refuzoi në mënyrë kategorike për të bërë lëshime në dëm të integritetit të pavarësisë shqiptare dhe më 7 prill Italia ndërmori agresionin e saj ushtarak. Mbreti organizoi mbrojtjen sa ç'ishte e mundur, u largua nga vendi[1] dhe më pas, italianët vendosën Mbretërinë Shqiptare si shtet shqiptar nën protektoratin italian.[2]

Më 11 prill, ministri i Jashtëm italian Galeazzo Ciano organizoi një takim me shqiptarë të mirënjohur për të "kërkuar" formimin e Partisë Fashiste të Shqipërisë. Nga fundi i prillit, qeveria italiane e miratoi krijimin e saj. Më 23 prill, sekretari i Partisë Fashiste të Italisë Achille Starace, i shoqëruar nga dy luftëanije italiane, mbërriti në Shqipëri që të njoftonte zyrtarisht themelimin e PFSh-së,[3] që u themelua me 2 qershor.[4] Megjithatë, nuk pati statutin e saj gjer më 6 qershor dhe nuk pati një kryesi dhe këshill qendror të organizuar deri në mars të 1940.[5]

Mbretëria Shqiptare 1939-43[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Flamuri i Shqipërisë nga 1939 deri më 1942

Në fillim të vitit 1943 Maliq Bushati, një nacionalist antimonarkist riorganizoi Partinë Fashiste Shqiptare si Garda e Shqipërisë së Madhe, favorizoi distancimin e Shqipërisë nga Italia, eliminoi simbolet fashiste nga Flamuri i Shqipërisë, dhe afirmoi autonominë shqiptare në shumë fusha.[6]

Pas pushtimit gjerman, kreu i Sicherheitsdienst Ernst Kaltenbrunner riorganizoi Gardën e Shqipërisë së Madhe në Parti Naziste të Shqipërisë, mbajtëse formale e kontrollit zyrtar të gjithë Shqipërisë. Kontrolli gjerman i Shqipërinë ka qenë më pak i ashpër se në vendet e tjera. Qeveria shqiptare nuk zbatonte ndonjë persekutim sistematik të hebrenjve për ti deportuar, ose për ti vrarë. Vullnetarët shqiptarë formuan një divizion të Waffen SS, Divisioni SS i 21-të Skanderbeg SS, për nder të heroit kombëtar të Shqipërisë Gjergj Kastrioti Skenderbeu.[7]

Organizimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Partia Fashiste Shqiptare kryesohej nga Sekretari i caktuar (dhe që mund të shkarkohej) nga Gjenerali Shtatmadhorisë së Perandorit në Shqipëri, me propozim të Kryeministrit të Shqipërisë, pas këshillimit me Sekretarin e Partisë Fashiste Italiane.

Sekretari i Partisë Fashiste Shqiptare kishte titullin dhe funksionet e Ministrit Sekretar i Shtetit, ishte pjesë e qeverisë shqiptare, dhe merrte direktivat dhe urdhrat Duçes nga Sekretari i Partisë Fashiste Italiane.

Sekretari i Partisë Fashiste Italiane në Shqipëri përfaqësohej nga një Inspektor i partisë, i ndihmuar nga një Sekretar Federal dhe një inspektor federal.

Në çdo qendër qarku u krijua Federata e Fashios e Partisë Fashiste Shqiptare dhe në çdo komunë, Fashiot e luftës të Partisë Fashiste Shqiptare.

Partisë Fashiste Shqiptare kurrë nuk ka qenë një lëvizje masive : arriti numrin më të madh të anëtarëve (13.500) në maj 1940. Megjithatë, gjatë qëndrimit të saj në pushtet, Partisë Fashiste Shqiptare u përpoq të zbatojë idenë e një Shqipërie të madhe, duke zgjeruar kufijtë e shtetit shqiptar në Çamëri dhe në Kosovë.

Partia Fashiste Shqiptare ishte përfshirë gjithashtu në disa akte të antisemitizmit. Hebrenjtë shqiptarë ishin të ndaluar ti bashkoheshin partisë fashiste, si dhe të përjashtuar nga disa profesione, të tilla si mësues.

Sekretarët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ministrat sekretarë të Partisë fashiste shqiptare
Ministrave sekretarë të Gardës së Shqipërisë Madhe

Librat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Bideleux, Robert; Jeffries, Ian (2007). The Balkans: A Post-Communist History. London: Routledge. ISBN 978-0-203-96911-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Elsie, Robert (2012). A Biographical Dictionary of Albanian History. London: I.B.Tauris. ISBN 978-1-78076-431-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Fischer, Bernd Jürgen (1999). Albania at War, 1939–1945. West Lafayette, Indiana: Purdue Research Foundation. ISBN 1-55753-141-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Frank, Chaim (2010). Petersen, Hans-Christian; Salzborn, Samuel (red.). Antisemitism in Eastern Europe: History and Present in Comparison. Bern, Switzerland: Peter Lang. ISBN 978-3-631-59828-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Lemkin, Raphael (2008). Axis Rule in Occupied Europe. Clark, New Jersey: The Lawbook Exchange. ISBN 978-1-58477-901-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Gurakuqi, Romeo (2018). Shqipëria dhe tokat e lirueme (1939-1946). Durrës: Jozef. fq. 47-57nb. ISBN 9928-241-84-8.
  2. ^ (Fischer 1999, pp. 21–57)
  3. ^ Fischer 1999, f. 45.
  4. ^ Elsie 2012, f. 426.
  5. ^ (Fischer 1999, p. 45)
  6. ^ Maurice Bardeche Fashizmi i panjohur, botim i Ciarrapico.
  7. ^ Jean Mabire, Waffen SSArktos, 2006