Partia e punës (Serbi)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Logo of the Party of Labour

Partia e punës është organizata revolucionare komuniste, marksiste-leniniste, anti-imperialiste e krijuar në Serbi. Ajo lufton për thyerjen e nacionalizmit dhe vendosjen e paqes midis popujve sllavojugorë. Përpiqet për bashkimin e popujve ballkanikë në rezistencë kundër imperializmit.

Mbështetja dhe historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Partia është mbështetur në marsin e vitit 1992 nga një grup i të majtëve të cilit ishin mbledhur rreth anti-revizionistit Vlladimir Dapçeviqit i cili ishte i burgosur politik i shumvjeçar i RSFJ-së. Sipas ideve të cilët përfaqesonin, anëtarët e partisë konsideroheshin trashëgimtarët e PKJ-së e cila luftonte kundër fashizmit dhe kreu revolucionin socialist. Në atë kohë vendosën t'u ndalojnë anëtarëve të organizatës së tyre nga territori i Serbisë dhe i Mali të Zi t`i përgjigjen mobilizimit dhe të marrin pjesë në luftën në Kroaci dhe në BH. Në broshurat e tyre ata sulmojnë të ashtuquajturën e majta jugosllave duke e shënuar si farsën e fundit të komunizmit të rremë në ato hapësira. Ata paraqesin paragrafin që beteja e popullit shqiptar duhet të radikalizohet dhe që kjo do ta sjellë çlirimin kombëtar. Më 27 shtator 1997 në Beograd u mbajt Kongresi i parë i Partisë së Punës. Në Kongres ata miratuan programin dhe statutin dhe zgjodhën udhëheqjen e re. Bënë edhe thirrje për vendosjen e frontit të gjerë anti-nacionalist dhe demokratik për të gjithë qytetarët dhe popujt e Serbisë për luftën kundër diktaturës dhe forcave nacionaliste. Anëtarët e Partisë së Punës morën pjesë në mënyrë aktive në revolucionin e 5 tetorit ku Millosheviqi u rrëzua. Vllado Dapçeviqi , themeluesi i Partisë së Punës vdiq në vitin 2001. Me punen e tij ai vendosi themelet për krijimin e partisë së vërtet revolucionare në hapësirën e Ballkanit. Kongresi i dytë i PP-së u mbajt më 29 qershor 2002. Në programin e ri veçohej pika që e ardhmja e popujve ballkanikë është në bashkimin e tyre dhe në krijimin e rezistencës kundër pranisë së forcave të NATO-s dhe institucionëve të imperializmit. Në vitin 2005 delegacioni i PP-së mori pjesë në Konferencën e partieve komuniste dhe të punës së Ballkanit. Bashkë me grupet majtiste morën pjesë në demonstratën anti-NATO në Beograd, por mbledhja u thye nga ana e policisë.

Organizimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Partia e punës filloi të punonte në mënyrë të paligjshme. Veprimi ishte mbeshtetur me punën e grupeve dhe organizatave të partisë. Synimi përfundimtar ishte kryerje e revolucionit të punëtorëve, por ata nuk kishin kapacitet të mjaftueshëm për atë. Veprimet ishin përkufizuar në organizimin e protestave dhe në përhapjen e propagandës.

Programi dhe veprimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Partia e punës mbështetjen e programit të saj e ka ne teorinë e socializmit shkencor , marksizëm-leninizmit. Ajo paraqet organizatën politike të proletariatit dhe të të gjithë atyre të cilit janë shfrytëzuar dhe privuar nga e drejta. Në kushtet bashkëkohore luftojnë kundër vetëdijës nacionaliste dhe borgjeze në shtresën e mesme. Përgatitja për rrëzimin e sistemit kapitalist, si edhe lufta për krijimin e lëvizjes anti-imperialiste. Veprimi i organizatës nuk është i kushtëzuar me kufijtë shtetërorë apo me ndarjet të tjera teritoriale.

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Vllado Dapçeviqi

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]