Pas lufta

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Traktatin e Paqes që u nënshkrua më 1947, Italia hiqte dorë nga të gjitha të drejtat, koncesionet, pasuritë dhe interesat që kishte pasur në Shqipëri (Neni 29), dhe njihte gjithashtu se ishulli i Sazanit ishte pjesë e Shqipërisë (Neni 28). Kurse Greqia kërkoi që "çështja e Epirit të Veriut" të vihej në bisedim në Konferencën e Paqes, në Paris, më 1946. Propozimin e Greqisë e kundërshtuan Molotov-i dhe nën kryeministri jugosllav Kardelj-i. Por sidomos ndërhyrja e Sekretarit të Shtetit Amerikan, Byrnes, që e hodhi poshtë propozimin grek, dhe e ashtuquajtura çështje e Epirit të Veriut nuk u muar fare në bisedim. Shqipëria u bë një shtet i pamvarur pamvarsisht se ishte i cunguare dhe me shume se gjysma e territoreve dhe popullsisë së saj ngelen jashtë.