Pashallëqet shqiptare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search


Në kohen e Perandorisë Osmane, Shqiperia ka pasur vetëm dy pashallëqe: Pashallëku i Shkodrës dhe Pashallëku i Janinës.

Pashallëku i Shkodrës (1757–1831) ishte një pashallëk gjysëm i pavarur nën Perandorinë Osmane, i lindur nga familja shqiptare e Bushatllinjëve. Territori fillestar i pashallëkut u shtrinte rreth Shkodrës dhe rrethinës së saj, në territorin e sotëm të Shqipërisë veriore dhe të Zi juglindor. Nën sundimin e Mahmud Pashë Bushatlliut arriti kulmin dhe në këtë kohë pjesë e pashallëkut ishte një pjesë e madhe e Shqipërisë, e Kosovës, pjesa perëndimore e Maqedonisë dhe pjesa juglindore e Malit të Zi. Mehmet pashë Plaku themeluesi i Pashallëkut të Shkodrës. Si rezultat i zhvillimit ekonomik, familje të mëdha feudale filluan të fuqizoheshin edhe politikisht e të shkëputeshin nga shteti osman. Pushteti qendror ishte i detyruar,që përfaqësues të këtyre familjeve t`i njihte si nënpunës të lartë. Në vitin 1757, Porta e Lartë (Perandoria Osmane) e njohu Mehmet Bushatin si qeveritar të sanxhakut të Shkodrës dhe i dha gradën pashë. Ai vendosi qetësinë e rregullin në sanxhak, dhe zbatoi politikën e tolerancës fetare për katolikët, duke marrë nën mbrojteje klerin. Ai përkrahu tregtarët dhe nxiti zhvillimin e prodhimit zejtar. Mehmet pasha luftoi piraterinë ne det. Krahinave malore u njohu privilegjet e vetëqeverisjes dhe mori në shërbimin ushtarak shume malësorë. Për qeverisjen e sanxhakut vuri njerëz të ditur me përvojë dhe me emër të mirë. Pas sanxhakut të Shkodrës, Mehmet pasha hodhi vështrimin mbi Lezhën e Zadrimën dhe ia shkëputi sanxhakut të Dukagjinit. Ai bëri për vete krerët e Mirditës. Mehmet Plaku e zgjeroi ndikimin e vet në krahinat e Durrësit dhe Tiranës me lidhje martesore. Sipërmarrja e skelës së Durrësit re në duart e tij. Në vitin 1771 Porta e Lartë (Perandoria Osmane) i dha gradën e vezirit dhe qeverisjen e sanxhakëve të Shkodrës,Dukagjinit,Ohrit dhe Elbasanit. Kjo datë shënon krijimin e Pashallëkut të Shkodrës,si një grupim territorial politik i qënderueshëm që qeverisej në mënyrë autonome,brenda shtetit osman. Politika autonomiste e Karamahmut pashës Në vitin 1775, Mehmet pashë Plaku vdiq. Në vend te tij Porta e Larte (Perandoria Osmane) emëroi një pasha të huaj. Kjo nuk u prit mirë nga shkodranët. Përballë qëndresës,sulltani ia besoi qeverisjen Mahmut pashës,djalit të dytë të Mehmetit. Mahmut pasha ndoqi politikën e të atit. Me vendosjen e qetësisë, jeta ekonomike u gjallërua shumë shpejt.Ai i siguroi vëllait, Ahmet beut, qeverisjen e sanxhakut të Ohrit , kurse kunatit, Sulejman pashë Vërlacit, qeverisjen e sanxhakut të Elbasanit. Në këtë mënyrë gjatë viteve 1780-1785 u ripërtëri Pashallëku i Shkodrës, si një shtet. Duke shfrytëzuar kushtet e favorshme ndërkombëtare, Mahmut pasha shkëputi Bosnjën, Podgoricën e Shpuzën, nënshtroi Malin e Zi dhe krahinat Elbasan-Tiranë. Sulltani e shfuqizoi por ai nuk iu bind urdhave,as faljes së shoqëruar me gradën e vezirit. Në pranverën e vitit 1786, ai thirri në Podgoricë një kuvend me pjëmarrjen e krerëve shqiptarë nga Mali i Zi, nga Bosnja e Hercegovina. U krijua një lidhje e quajtur Konfederata Ilirike, e cila do të flakte zgjedhën osmane. Kryengritja u shtri në Kosovë e në Shqipërinë e Mesme. Mahmut pasha pretendonte se ishte pasardhës i Skënderbeut. Ai i premtoi popullit se do ta çlironte nga taksat për 20 vjet.Porta(Perandoria Osmane) nisi forca të Bosnjës e të Rumelisë. Mahmut pasha u mbyll në kala.Pas një bashkërendimi të forcave të qeveritarit shkodran me malësorët përreth,ushtria osmane pësoi disfatën.Ajo la 6000 të vrarë e shumë robër(25 nëntor 1787). Qytetarët shkodranë i kërkuan sulltanit faljen e Mahmutit dhe Porta e Lartë (Perandoria Osmane) e pranoi kërkesën. Për të krijuar një shtet të pavarur ai kërkoi ndihmën e Austrisë e të Rusisë, të cilat i premtuan se do ta ndihmonin. Në vitin 1791 u hodh në një kryengritje të dytë. Porta e dënoi me vdekje dhe nisi një ekspeditë(1793). Mahmuti i shkaktoi përsëri pushtetit qendror një disfatë që nuk e kishte provuar prej vitesh.Ai mori titullin kara (trim i zi) Në pashallëk hyri Prizreni e Dibra. Në vitin 1796 Karamahmuti u vra në një ekspeditë në Mal të Zi. Ai qeverisi 21 vjet, si sundimtari më i shquar, më energjik dhe më i vendosur në rrugën drejt autonomisë Pashallëku i Janinës lidhet ngushtë me emrin e Ali Pashë Tepelenës. Ky lindi ne vitin 1740 në një familje feudale ushtarake. Shumë shpejt u dallua për aftësinë, energjinë dhe zgjuarsinë e tij. Këto i vuri ne shërbim te planeve te tij ambicioze, duke përdorur të gjitha mjetet : dhunën,dinakërinë dhe lidhjet familjare me feudalët e tjerë vendas. Ne vitin 1784 Aliu mori gradën pashës dhe komandant ushtarak pranë valiut të Rumelisë. Po këtë vit siguroi qeverisjen e sanxhakut të Delvinës, kurse me vonë u bë komandant i grykave (Derven) e qeveritar i sanxhakut te Trikallës (Greqi). Me përkrahjen e borgjezisë zejtaro-tregtare të Janinës, vuri dore mbi sanxhakun me të njëjtin emër (1787) Porta e lartë (perandoria osmane) ishte e zënë në luftë me Austrinë prandaj e njohu Aliun si sundimtar të ligjshëm.

A Firman issued by Ali Pasha in 1810 and written in vernacular Greek. Ali used Greek for all his courtly dealings. Zgjerimi i Pashallëkut të Janinës[redakto | përpunoni burim] Ali pashë Tepelena synonte të zgjeronte pashallëkun e tij. Ai mori sipërmarrje skelën e Artës, si dhe taksat e qytetit e të fushë Korçës. Nën trysninë e kundërshtarëve, sulltani ia hoqi këto sipërmarrje dhe ia dha Ibrahim pashë Vlorës. Gjithashtu i hoqi qeverisjen e Trikallës dhe detyrën e ruajtjes se grykave, të cilat ia dha dhënderit te vet Beqir pashës. Por më vonë, Ali e detyroi atë të hiqte dore prej tyre. Ne shkurt te vitit 1791 hyri ne bisedime me rusët, Cari nuk i ktheu përgjigje, e migjithëate, gjatÏ kesaj periudhe, ai e shtriu pushtetin mbi qytetin e Artës dhe te Këlcyres. Aliu shfrytëzoi edhe vendosjen e trupave franceze në kufirin me pashallëkun. Bonaparti kishte urdhëruar komandantin e Korfuzit të ndihmonte Ali pashën për ta bërë për vete. Kështu, Aliu mori bregdetin detin deri në Porto Palermo (1797-1798). Përparimin e mëtejshëm drejt veriperëndimit e pengoi aleanca ruso-osmane kundëer Bonapartit. Aliu i ktheu sytë nga ish-qytetet veneciane. Me të shpejtë ai pushtoi Prevezën, Vonicën e Butrintin, kurse Parga ra ne duart e rusëve. Në vitin 1799 iu dha grada e vezirit për ta hedhur kundër Bonapartit. Pak më vonë Ali pasha u emërua vali (vilajeti) i Rumelisë. Brenda një kohe të shkurtër ai shpartalloi feudalët e pabindur në Rumeli. Sukseset i rritën famën dhe pasurinë, por i futën frikë sulltanit. Pa mbushur vitin ai vuri Ibrahim Bushatlliun në vend të Ali pashës. Diplomacia ruse dhe ajo franceze përpiqeshin të tërhiqnin pas vetes Aliun. Petërburgu filloi të sillej mirë me të. Bonaparti i premtontese do ta njihte atë si sundimtar të pavarur si dhe qeverisjen e Korfuzit. Aliu mori anën e francezëve dhe kërkoi Korfuzin, por Bonaparti nuk e mbajti fjalën. Atëherë, Aliu u bë pengesë vendimtare për marrjen e Butrintit.

Varri i Ali Pashë Tepelenës. I armiqësuar me rusët dhe francezët, Aliu u lidh me qeverinë angleze. Ajo i premtoi se do ta njihte atë si sundimtar të pavarur ne pjesën perëndimore te Gadishullit Ballkanik, me kusht që t’i paguante një tribut vjetor për qeverisjen e ishujve jonianë dhe t’i linte flotës Angleze portin e Palermos. Gjithashtu, Aliu ndërhyri në Stamboll për paqe ndërmjet Anglisë dhe shtetit osman. Me përkrahjen e anglezëve, Aliu zgjeroi pashallëkun e tij me Beratin, Gjirokastrën, Kardhiqin, Vlorën, Himarën. E zënë me luftëra dhe e vënë pra faktit të kryer Porta Lartë (Perandoria Osmane) pranoi propozimin e Aliut për të emëruar Muftar pashën qeveritar të sanxhakut të Vlorës. Kështu, e gjithë Shqipëria e Jugut u përfshi ne pashallëkun e Aliut. Ky ishte një hap përpara drejt bashkimit politik të vendit.