Shko te përmbajtja

Patronazhi në Romën e Lashtë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bazë statuje e patronus civitatis, A. Pompeius, rr. 50 p.e.s., Terni

Patronazhi (clientela) ishte një marrëdhënie e veçantë në Shoqërinë Romake midis patronus dhe cliens të tij. Përveç marrëdhënies padron-klient midis individëve, kishte edhe mbretëri dhe fise kliente, sunduesit e të cilëve ishin në një marrëdhënie vasaliteti me Shtetit Romak.

Marrëdhënja ishte hierarkike, por detyrimet ishin të ndërsjellta. Patronus ishte mbrojtësi, sponsorizuesi dhe bamirësi i klientit; termi teknik për të këtë mbrojtje ishte patrocinium.[1] Megjithëse në mënyrë tipike klienti ishte i një klase shoqërore inferiore,[2] një padron dhe klient mundnin madje të mbanin edhe të njëjtin rang shoqëror, por i pari duhet të zotëronte pasuri, pushtet ose prestigj më të madh, që ti mundësonte atij ta ndihmonte ose ti bënte ndere klientit.

Nga perandori në krye, deri te të zakonshmit në fund, lidhjet midis këtyre grupeve gjenin shprehje formale në përcaktimin ligjor të përgjegjësive të patronus ndaj cliens.[3] Marrëdhëniet e patronazhit nuk ishin përjashtimisht midis dy popujve, por ekzistonin edhe midis një gjenerali dhe ushtarëve të tij, një themeluesi dhe kolonëve, si dhe një pushtuesi dhe një bashkësie etë huaj në varësi.[4]

Natyra e clientela

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Mecenati duke paraqitur Artet Liberale, 1743, nga Giovanni Battista Tiepolo, që pikturon Augustin në një vendndodhje të përfytyruar si një patronus, të cilit i kërkohet mbështetje

Përfitimet e dhëna një klienti mund të përfhsinin përfaqësimin ligjor në gjykata, hua parash, ndikimin e marrëveshjeve sipërmarrëse ose martesat dhe mbështetjen e kaditaturës së një klienti për një detyrë politike ose si prift. Duke organizuar martesat për bijat e tyre, klientët ishin shpesh të aftë të siguronin padronë të rinjë dhe të zgjeronin ndikimin e tyre në fushën politike.[5]

Në shkëmbim për këto shërbime, klientët pritej ti ofronin shërbimet e tyre padronit sipas nevojave. Shërbimi i një klienti ndaj padronit përfshinte shoqërimin e padronit në Romë ose kur ai shkonte në luftë, garantimin e lirimitë të tij nëse mbahej rob, dhe mbështetjen e tij gjatë fushatave politike.[6][7][8]

Kërkesat zakonisht bëheshin nga clientela në pritjet e përditshme të mëngjesit (salutatio matutina) në shtëpinë e padronit. Padroni do ta priste klientin e tij në mëngjes në atrium dhe tablinum, pas të cilit klientët do ta shoqëronin padronin në forum.[9] Numri i klientëve që shoqëronin padronin e tyre shihej si simbol i prestigjit të padronit.[6] Klienti konsiderohej si një anëtarë minor i gens të padronit të tyre, me të drejtën për të asistuar në sacra gentilicia dhe detyrohej të kontribuonte në koston e tyre. Klienti ishte subjekt i juridiksionit dhe disiplinës së gens, dhe ishte gëzonte të drejtën e varrimit në varrazet e përgjithshme të tij.[10]

Një stelë për një Kasius, skllavi i liruar i Kuintit, mbishkrimi mbishkrimi shkruan: Cassio/ Q(uinti) l(iberto)/ Chresimo/ patronus / f(aciendum) c(uravit), Novae e lashtë, Svishtov, Bullgari

Një nga sferat kryesore të veprimtarisë brenda marrëdhënies patronus-cliens ishte gjykatat romake, por clientela në vetëvete nuk ishte një kontratë ligjore, megjithëse mbështetej nga ligji që nga Periudha e Hershme Romake.[11] Trysnia e dikujt për të përballuar detyrimet ishte së pari morale, e mbështetur te zakonet e lashta, dhe në cilësitë e mirëbesimit nga ana e padronit dhe besnikërisë nga ana e klientit.[12]

Marrëdhënia e patronazhit nuk ishte e rezrevuar në privatësi, por një rrjet shoqëror, pasi një patronus mund të ishte vetë i detyruar ndaj dikujt të një statusi më të lartë ose pasurie më të madhe. Një cliens mund të kishte më shumë se një patronus, interesat e të cilëve mund të viheshin në përplasje. Ndërsa familia romake ('familje', pr më gjerësisht "shtëpia" bashkë me shërbyesit dhe klientët) ishte bllok ndërtimi i shoqërisë, duke ndërlidhur rrjete patronazhi të krijuara nëpërmjet lidhjeve të ndërlikuara shoqërore.[13]

Stelë mortore e një ish skllave të quajtur Fledimella, ku shkruhet Salviae - Fledimellae - Sex(tus) Salvius - patronus pie, nga Fectio, Rijksmuseum van Oudheden

Etika e reciprocitetit luante një rol të rëndësishëm në sistemin patronus-cliens. Favoret ebëra nga padroni për klientin dhe nga klienti për padronin nuk e fshinin njëri-tjetrin; por duke bërë ndere dhe kundër-ndere ishte simbolika e marrëdhënies ndërpersonale midis padronit dhe klientit. Si rrjedhojë, akti i kthimit të një nderi bëhej më shumë nga një ndjenjë shpërblimi dhe më pak për shkak se duhej kthyher nderi.[14]

Rregullimi i marrëdhënieve të patronazhit besohej nga historianët grekë Dionisi dhe Plutarku se ishin një nga shqetësimet e hershme të Romulit. Në këtë mënyrë, ajo datohet që me Themelimin e Romës.[10] Në periudhat më të hershme, patricët duhet të kenë shërbyer si patronus. Të gjithë termat Definimi i patricius tek WikiFjalori, patric dhe patronus janë të lidhur me fjalën latine pater, atë, baba, në këtë kuptim simbolikisht, duke përfshirë natyrën e shoqërisë patriarkale romake. Megjithëse shoqëritë e tjera kishin gjithashtu sisteme të ngjashme, marrëdhënia patronus–cliens ishte "posaçërisht origjinale" e politikës romake dhe kuptimi i familia në Republikën Romake.[15] Një person i rëndësishëm e tregonte prestigjin e tij ose Definimi i dignitas tek WikiFjalori nëpërmjet numrit të cliens që ai kishte.[16]

Patronus dhe libertus

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kur një skllav lirohej, pronari i mëparshëm bëhej patronus i tij. Liberti ( Definimi i libertus tek WikiFjalori, skllavi i liruar) kishte detyrime shoqërore ndaj patronusit të tij, të cilat mund të përfshinin bërjen fushatë në emër të padronit të tij për tu zgjedhur, duke kryer punët e kërkuara ose duke kryer porosi ose dërguar lajmërime, ose duke vijuar një marrëdhënie seksuale që kishte filluar gjatë skllavërisë. Në shkëmbim, patronus pritej të siguronte njëfarë shkalle sigurie materiale për klientin e tij. Duke e lejuar klientin e dikujt të bëhej nevojtar ekstrem ose të ngatërrohej në proçedime të padrejta ligjore do të pasqyrohej te padroni, duke i zvogëluar prestigjin.

Ndryshimi i natyrës së patronazhit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Mbishkrim latin nga vitet 158–159, ku një funksionar përshkruhet si patronus coloniae, Timgad (Thamugadi i lashtë), Algjeri

Marrëdhëniet e ndërlikuara të patronazhit ndryshuan me trysnitë shoqërore përgjatë Republikës së Vonë, kur terma si patronus, cliens dhe Definimi i patrocinium tek WikiFjalori përdoreshin në një kuptim më të kufizuar se amicitia, 'miqësia', duke përfshirë ato politike dhe aleancat, ose hospitium, lidhja reciproke "mik–mikpritës" midis familjeve.[17] Mund të jetë e vështirë për të dalluar midis Definimi i patrocinium tek WikiFjalori ose Definimi i clientela tek WikiFjalori, amicitia dhe hospitium, pasi përfitimet dhe detyrimet e tyre mbivendosen.[18]

Clientela tradicionale filloi ta humbiste rëndësinë si një institucion shoqëror gjatë shekullit të II p.e.s.;[19][20] Fergus Millar dyshon se ajo ishte forca mbizotëruese në zgjedhjet romake, që janë parë shpesh si të tilla.[21]

Përgjatë evoluimit nga Republika në Perandorinë Romake u pa një larmi e madhe padronësh. Patronus nga të gjitha pozicionet e pushtetit kërkonin të ndërtonin pushtetin e tyre nëpërmjet kontrollit të klientelave dhe burimeve. Gjithmonë e më shumë patronazhi u shtri mbi tërë bashkësitë e tjera, që mbështetur në dekretet politike, mernin dashamirësinë e një individi që bëhej patronus i bashkësisë, ose nëpërmjet adoptimit formal nga bashkësia të një patronus.[22]

Të dyja krahët kishin pritshmëri nga njëri-tjetri. Bashkësia priste mbrojtje nga forcat e jashtme, ndërsa patronusi priste një ndjekje besnike për gjëra si fushatat politike dhe fuqinë punëtore nëse nevoja e kërkonte. Zgjerimi i marrëdhënieve të klientit të një personi shpesh merrej në konsideratë, kur shikohej për shprehjen e fuqis së tyre potenciale politike.[22]

Patronazhi në gjatë Perandorisë së Vonë ndryshonte nga patronazhi gjatë Republikës. Patronus i mbronte clientes individualë nga taksa-mbledhësit dhe detyrimet e tjera publike. Në shkëmbim, clientes i jepnin atij para ose shërbime. Disa clientes madje i dorëzonin pronësinë mbi tokat e tyre patronusit të tyre. Perandorët ishin të paaftë për të penguar këtë lloj patronazhi në mënyrë efektive.[23] Domethënia e clientela ndryshoi bashkë me rendin shoqëror gjatë antikitetit të vonë. Gjatë shekullit të X, clientela donte të thoshte një kontigjent i armatosur të gatshëm për ta shtrënguar vullnetin e zotit të tyre. Një djalë i ri që shërbente në një funksion ushtarak, ndarazi nga shpura që përbënte familia e fisnikut ose shtëpia, në dokumente mund të quhej vavasor.

Patronazhi komunitar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një hartë që tregon kolonitë romake në mesin e shek. II

Mjaft romakë me ndikim, si Çezari dhe Augusti, krijuan marrëdhënie cliens–patronus në rajonet e pushtuara. Kjo mund të shihet te marrëdhënia e Çezarit me aedui të Galisë, ku ai qe i aftë të rikthente ndikimin e tyre mbi fiset e tjera gale, që dikur ishin klientët e tij. Në vijim atij iu kërkua në disa raste të kryente detyrat e një patronusi nga aedui dhe kështu konsiderohej nga shumë në Romë, si patroni i aedui.[22]

Augusti themeloi koloni në të gjitha pjesët e perandorisë gjatë pushtimeve të tij, që e shtrinë ndikimin e tij deri në territoret më të largëta. Ai bëri gjithashtu shumë akte dashamirësie ndaj të gjithë Romës si të tërë, duke përfshirë dhënie ushqimesh dhe parash, ashtu si dhe vendosjen e ushtarëve në kolonitë e reja, që ai sponsorizoi, që vunë në borxh shumë njerëz ndaj tij.[6] Përmes këtyre shembujve, Augusti ndryshoi formën e patronazhit për dikë që i përshtaste ambicjet e tij për pushtet, duke inkurajuar akte në përfitim të shoqërisë romake mbi interesat egoiste.[22] Megjithëse e rrallë, ishte e mund që edhe gratë të bëheshin patronae.[24]

Patronazhi dhe format e tij të shumta lejuan një formë minimale administrimi të lidhur nga marrëdhëniet personale midis palëve dhe kështu në Republikën e Vonë patronazhi shërbente si një model për sundimin.[22][25] Pushtuesit ose guvernatorët romakë jashtë vendosnin lidhje personale si patronae të bashkësive të tëra, lidhje që pastaj mund të vijoheshin si një detyrim familjar.[26] Një shembull i tillë ishte patronazhi i Marcelit ndaj siçilianëve, pasi Mark Klaudius Marceli kishte pushtuar Sirakuzën dhe Siçilinë.[27]

Duke i shtrirë Të Drejtat Latine ose shtetësinë te municipiae ose familjet provinciale ishte një mënyrë për të shtuar numrin e klientëve të dikujt për qëllime politike, siç bëri Gne Pompeius Straboni midis transpadanes.[28] Kjo formë patronazhi kontribuoi në rolin e ri të krijuar nga Augusti si sundues i vetëm pas rënies së Republikës, kur ai kultivoi një imazh si padron i perandorisë si të tërë.

Korporata të ndryshme profesionale dhe të tjera lloje, si collegia dhe sodalitates, jepnin tituj statutor si patronus ose pater patratus ndaj mirëbërësve.

  1. ↑ Quinn, Kenneth (1982). "Poet and Audience in the Augustan Age". përmbledhur nga Haase, Wolfgang (red.). Aufstieg und Niedergang der römischen Welt (në anglisht dhe gjermanisht). Vëll. 30.1. Walter de Gruyter. fq. 117. doi:10.1515/9783110844108-003. ISBN 978-3-11-008469-6.
  2. ↑ George Ripley & Charles A. Dana 1879
  3. ↑ Pollard 2015, fq. 253
  4. ↑ Dillon & Garland 2005, f. 87
  5. ↑ "Patronage in Politics | Roman Patronage in Society, Politics, and Military". sites.psu.edu (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 prill 2020. Marrë më 10 mars 2020.
  6. 1 2 3 Ralph W. Mathisen 2019, fq. 64–65, 252–255
  7. ↑ "Societal Patronage | Roman Patronage in Society, Politics, and Military". sites.psu.edu (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 prill 2020. Marrë më 10 mars 2020.
  8. ↑ George Edwin Rines (red.). "Clients". The Encyclpedia Americana (në anglisht).
  9. ↑ Steven L. Tuck (2010). Pompeii: Daily Life in an Ancient Roman City (në anglisht). Teaching Company. fq. 92. OCLC 733795148.
  10. 1 2 Muirhead & Clay 1911, fq. 935-936
  11. ↑ Dymbëdhjetë Tabelat 8.10; Matthew Dillon & Lynda Garland 2005, f. 87
  12. ↑ Karl-J. Hölkeskamp 2010, fq. 33–35; Emilio Gabba (1976). Republican Rome: The Army and the Allies (në anglisht). Përkthyer nga P. J. Cuff. University of California Press. fq. 26.
  13. ↑ Carlin A. Barton (1993). The Sorrows of the Ancient Romans: The Gladiator and the Monster (në anglisht). Princeton University Press. fq. 176–177.
  14. ↑ Covino 2006, fq. 236–237
  15. ↑ Kenneth Quinn 1982, f. 118
  16. ↑ Mattew Dillon; Lynda Garland (2005). Ancient Rome (në anglisht). Routledge. fq. 87. ISBN 978-041522458-1.
  17. ↑ Kenneth Quinn 1982, f. 116
  18. ↑ John A. Crook 1955, f. 22; Matthew Dillon & Lynda Garland 2005, f. 87; Koenraad Verboven 2011, fq. 413–414
  19. ↑ Fergus Millar (2002). "The Political Character of the Classical Roman Republic, 200–151 B.C.". Rome, the Greek World, and the East: The Roman Republic and the Augustan Revolution (në anglisht). University of North Carolina Press. fq. 136-138., që citon gjithashtu Norbert Rouland 1979, fq. 258–268
  20. ↑ Norbert Rouland 1977
  21. ↑ Fergus Millar (2002). "The Political Character of the Classical Roman Republic, 200–151 B.C.". Rome, the Greek World, and the East: The Roman Republic and the Augustan Revolution (në anglisht). University of North Carolina Press. fq. 137.
  22. 1 2 3 4 5 John Nicols 2014, fq. 21–124
  23. ↑ Arnaldo Momigliano & Tim Cornell 1999, fq. 1126-1127
  24. ↑ Hemelrijk 2004, fq. 209–245
  25. ↑ Mark Tulius Ciceroni 1928, fq. 128-131
  26. ↑ Erich S. Gruen 1986, fq. 162–163
  27. ↑ Daniel Coit Gilman, Harry Thurston Peck & Frank Moore Colby 1905
  28. ↑ A.T. Fear 1996, f. 142

Burime të lashta

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Matthew Dillon; Lynda Garland (2005). Ancient Rome: From Early Republic to the Assassination of Julius Caesar (në anglisht). Routledge. ISBN 978-041522458-1.

Burime historiografike moderne

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]