Shko te përmbajtja

Patronus

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Patronus (në latinisht padron, mbrojtës, nga pater, atë, baba) në Romën e Lashtë ishte një qytetar që vihej në një marrëdhënie mbrojtjeje (patronatus ose patrocinium) përkundrejtë një personi apo një institucioni. Përkuesi femëror i patronus ishte patrona.[1]

Marrëdhënia e patronatit merte formë dhe emra të ndryshme.

Patronus dhe libertus

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Termi patronus ishte mbi të gjitha në kuadrin e raportit midis një qytetari dhe një skllavit të tij: nëse ai ishte liruar (nëpërmjet manumissio), quhej libertus dhe ish pronari bëhej patronus-i i tij. Liberti mund të thirrte në gjyq patronus-in e tij vetëm me lejen e pretorit. Patronus mund gëzonte të drejta mbi trashëgiminë e libertit të vdekur dhe mund të merrte anullimin e dispozicioneve nga ana e këtij të fundit që kishin si synim privimin nga këto të drejta. Bashkësia e të drejtave të gëzuara nga patronus-i mbi libertin merte emërtimin ius patronatus.[2][3] Me adsignatio liberti, patronus-i mund tia caktonte një libert të vetin njërit prej trashëgimtarëve të tij. Liberti, në fund, nuk mund të martohej as patrona të vetën, as bijën e saj.[1]

Patronus clientis

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Termi patronus mund ti referohej edhe raportit të mbrojtjes në fuqi midis një patrici dhe clientes të tij (dhe flitej, në atë rast, për patronus clientis). Raporti i klientelës vendoste detyrime reciproke midis të dyve: clientes punonin për patronus-in dhe ky, në shkëmbim, i ofronte mbrojtje, në veçanti në çështje gjyqësore.[4]

Dionisi i Halikarnasit ia atribuon krijimin marrëdhënieve midis cliens dhe patronus Romulit, që pasi e ndau popullin romak në patricë dhe plebejë, përcaktoi një raport hierarkik, duke u atribuar patricëve patronatin e plebejve.[5] Patronus-it duhet të udhëzonin clientes mbi ligjet e qytetit, duke i përfaqësuar në gjykim, qoftë kur thirreshin si të akuzuar, ashtu dhe si të dëmtuar.[6]

Patronus municipii

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Edhe municipia mund të vendoseshin nën mbrojtjen e një personazhi me ndikim, shpesh një ish magjistrat apo një senator, i zgjedhur (me formulën e adoptio patroni, më vonë të quajtur cooptatio patroni) nga këshilli municipal. Kjo formë mbrojtjeje quhej patronatus municipii apo patronatus civitatis. Emërimi përkujtohej nga një tabelë bronxi (tabula patronatus), e prodhuar në dy kopje, një për municipium, dhe tjetra për patronus-in. Ky lloj patronati ishte i trashëgueshëm. I ngjashëm me patronatus municipii ishte patronati i një colonia (patronatus coloniae).[7]

Patronus provinciae

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Edhe për provincat ishte e mundur të adoptohej një mbrojtës që të ndërhynte kundër abuzimeve të funksionarëve. Zakonisht, patronus provinciae i përkiste fisnikërisë dhe shpesh rridhte nga vetë pushtuesi i provincës.[7]

  1. 1 2 Adolf Berger (1953). "Encyclopedic Dictionary of Roman Law". Transactions of the American Philosophical Society (në anglisht). 43 (2): 622–623. doi:10.2307/1005773. JSTOR 1005773.[lidhje e vdekur]
  2. Adolf Berger (1953). "Encyclopedic Dictionary of Roman Law". Transactions of the American Philosophical Society (në anglisht). 43 (2): 622. JSTOR 1005773.[lidhje e vdekur]
  3. Adolf Berger (1953). "Encyclopedic Dictionary of Roman Law". Transactions of the American Philosophical Society (në anglisht). 43 (2): 531. JSTOR 1005773.[lidhje e vdekur]
  4. Adolf Berger (1953). "Encyclopedic Dictionary of Roman Law". Transactions of the American Philosophical Society (në anglisht). 43 (2): 391. JSTOR 1005773.[lidhje e vdekur]
  5. Dionisi i Halikarnasit, Antiquitatum Romanarum, II, 9, 3.
  6. Dionisi i Halikarnasit, Antiquitatum Romanarum, II, 10, 1.
  7. 1 2 Adolf Berger (1953). "Encyclopedic Dictionary of Roman Law". Transactions of the American Philosophical Society (në anglisht). 43 (2): 623. JSTOR 1005773.[lidhje e vdekur]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Definimi i patronus tek WikiFjalori

  • "Patronato". Dizionario di Storia (në italisht). Istituto dell’Enciclopedia Italiana. 2011.
  • "Patrono". Dizionario di Storia (në italisht). Istituto dell’Enciclopedia Italiana. 2011.