Pau Cubarsí
|
Cubarsí me Spanjën në 2026 | |||
| Të dhënat vetjake | |||
|---|---|---|---|
| Emri i plotë | Pau Cubarsí Paredes | ||
| Data e lindjes | 22 janar 2007 (19 vjeç) | ||
| Vëndi i lindjes | Beskano, Spanjë | ||
| Gjatësia | 1.83 m (6 ft 0 in)[1] | ||
| Pozicioni | Qëndër-mbrojtës | ||
| Të dhënat e ekipit | |||
Ekipi aktual | Barcelona | ||
| Numri | 5 | ||
| Karriera me të rinjtë | |||
| 2014–2018 | Girona | ||
| 2018–2024 | Barcelona | ||
| Karriera me klube* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 2023–2024 | Barcelona B | 9 | (0) |
| 2024– | Barcelona | 85 | (1) |
| Karriera ndërkombëtare‡ | |||
| 2021–2022 | Spanja U15 | 6 | (1) |
| 2022 | Spanja U16 | 4 | (1) |
| 2022–2023 | Spanja U17 | 18 | (0) |
| 2024– | Spanja U21 | 2 | (0) |
| 2024– | Spanja U23 | 5 | (0) |
| 2024– | Spanja | 20 | (0) |
|
* Club domestic league appearances and goals as of 21:07, 13 maj 2026 (UTC) ‡ Kombëtarja caps and goals as of 22:05, 19 korrik 2026 (UTC) | |||
Pau Cubarsí Paredes (lindur më 22 janar 2007) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si qëndër-mbrojtës për klubin spanjoll Barcelona dhe kombëtaren spanjolle. Ai konsiderohet si një nga mbrojtësit dhe lojtarët më të talentuar në botë.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pau Cubarsí Paredes lindi më 22 janar 2007 në qytezën Beskano të Gironës nga prindërit Gloria Paredes dhe Robert Cubarsí.[2] Ai ka një motër më të madhe, Irene, e cila punon si fizioterapiste.[3]
Cubarsí u bë pjesë e akademisë La Masia në vitin 2018, e cila ishte një orë e gjysëm larg nga shtëpia e tij.[4] Gjuha e tij e parë është ajo katalane. Gjatë kohës që po luante me Spanjën në Lojërat Olimpike Verore 2024, Cubarsí deklaroi se ai nuk merrte pjesë në intervista pasi nuk e fliste rrjedhshëm gjuhën spanjolle, kjo pasi ai kishte shpenzuar gjithë jetën e tij në rajonin e Katalunjës.[5]
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Cubarsí e nisi karrierën e tij si futbollist me Gironën në vitin 2014 kurse katër vite më pas u bë pjesë e akademisë së Barcelonës, La Masia.[6] Në nëntor 2022, ai u bë lojtari i tretë më i ri i klubit që debutonte në UEFA Ligën e të Rinjëve, mbrapa Lamine Yamal dhe Ilaix Moribës, duke luajtur si titullar në barazimin 1–1 kundër Viktoria Plzeň.[6]
Në prill 2023, Cubarsí u stërvit me ekipin e parë të Barcelonës të drejtuar nga Xavi.[7] Disa muaj më pas, më 8 korrik, ai firmosi kontratën e parë si profesionist.[8] Pas kësaj, ai u përfshi në ekipin e parë për fazën përgatitore para nisjes së sezonit të ri.[9]
Më 18 janar 2024, Cubarsí bëri debutimin e tij me ekipin e parë të Barcelonës kundër Unionistas de Salamanca në Kupën e Mbretit, duke hyrë si zëvendësues në minutën e 46të.[10] Ndeshja e tij e parë si titullar erdhi kundër Real Betis në La Liga, një ditë para ditëlindjes së tij të 17të.[11] Dy muaj më pas, më 12 mars, Cubarsí u shpall lojtari i ndeshjes në debutimin e tij në UEFA Ligën e Kampionëve kundër Napolit në ndeshjen e dytë të raundit të 16-tave, të cilën Barcelona e fitoi 3–1. Ai u bë lojtari më i ri që debuton në fazën me eliminim direkt të kompeticionit në moshën 17 vjeç e 50 ditë, duke thyer rekordin e austriakut David Alaba.[12][13] Ai gjithashtu luajti si titullar edhe në çerek-finalen e parë më 10 prill, duke u bërë, në moshën 17 vjeç e 79 ditë, lojtari më i ri që luan si titullar, duke thyer rekordin e Georgi Shchennikov.[14] Më 9 maj, klubi njoftoi rinovimin e kontratës me lojtarin deri në qershor 2029 me një klauzolë lirimi prej 500 milion €.[15][16]
Më 25 shkurt 2025, Cubarsí shënoi golin e parë me klubin në barazimin 4–4 kundër Atlético Madrid në gjysëm-finalen e Kupës së Mbretit.[17] Ai e mbylli sezonin 2024–25 me 56 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke fituar La Ligën dhe Kupën e Mbretit për herë të parë.[18][19] Më 16 dhjetor, Cubarsí luajti ndeshjen e tij të 100të me klubin, duke u bërë lojtari i dytë më i ri në historinë e klubit që e arrin këtë gjë, mbrapa Lamine Yamal.[20] Në ndeshjen e parë çerek-finale të Ligës së Kampionëve 2025–26, Cubarsí mori kartonin e kuq të parë në karrierë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj sulmuesit kundërshtar Julián Álvarez; gjyqtari fillimisht kishte akorduar karton të verdhë, por pas rishikimit nga sistemi VAR vendimi u kthye në karton të kuq; Barcelona u mposht me rezultatin 2–0.[21]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Cubarsí ka luajtur me të gjitha ekipet e moshave të Spanjës, duke nisur me ekipin nën-15 në vitin 2021. Në mars 2024, ai u thirr në ekipin e parë nga trajneri Luis de la Fuente, duke debutuar në humbjen 1–0 në miqësoren kundër Kolumbisë.[22] Ai hyri si zëvëndësues në minutën e 83të në vënd të Aymeric Laportes, duke u bërë, në moshën 17 vjeç, 1 muaj e 28 ditë, mbrojtësi më i ri që debuton me Spanjën; ai theu rekordin e Sergio Ramos të vendosur në vitin 2005.[23] Më 27 maj, ai u përfshi në listen paraprake me 29 lojtarë të Spanjës për UEFA Euro 2024, por disa ditë më pas nuk u përfshi në listën përfundimtare.[24][25]
Në korrik 2024, Cubarsí u thirr në ekipin nën-23 për Lojërat Olimpike Verore në Paris.[26] Ai ishte titullar i rregullt në formacion dhe ndihmoi ekipin të fitonte medaljen e arit.[27] Dy vite më vonë, Cubarsí u përfshi në listën me 26 lojtarë që do të merrnin pjesë në FIFA Kupën e Botës 2026.[28] Ai u aktivizua si titullar në të teta ndeshjet e ekipit, duke luajtur në çdo minutë, me Spanjën që fitoi finalen e madhe kundër Argjentinës me rezultatin 1–0 në kohën shtesë. Ai u bë lojtari i katërt më i ri që luan në një finale të Kupës së Botës, pas Pelés, Giuseppe Bergomit dhe shokut të ekipit Lamine Yamal.[29] Ai gjithashtu u shpall lojtari më i mirë i ri i turneut.[30]
Profili i lojtarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Cubarsí është një qëndër-mbrojtës i shpejtë, këmbë-majtë, fizikisht i fuqishëm dhe i saktë në duelet ajërore.[31][32] Ai konsiderohet si një nga produktet më të suksesshme të La Masias, duke u krahasuar me ish mbrojtësin Gerard Piqué.[33] Në korrik 2025, Sports Illustrated dhe ESPN e renditën Cubarsín respektivisht si qëndër-mbrojtësin e 9të dhe të 6të më të mirë në botë.[34][35]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Përditësuar më 13 maj 2026
| Klubi | Sezoni | Liga | Kupa e Mbretit | Evropa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
| Barcelona Atlètic | 2023–24 | Primera Federación | 9 | 0 | — | — | — | 9 | 0 | |||
| Barcelona | 2023–24 | La Liga | 19 | 0 | 2 | 0 | 3[a] | 0 | 0 | 0 | 24 | 0 |
| 2024–25 | La Liga | 35 | 0 | 6 | 1 | 13[a] | 0 | 2[b] | 0 | 56 | 1 | |
| 2025–26 | La Liga | 31 | 1 | 5 | 0 | 10[a] | 0 | 2[b] | 0 | 48 | 1 | |
| Gjithsej | 85 | 1 | 13 | 1 | 26 | 0 | 4 | 0 | 128 | 2 | ||
| Gjithsej karriera | 94 | 1 | 13 | 1 | 26 | 0 | 4 | 0 | 137 | 2 | ||
- 1 2 3 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampionëve
- 1 2 Të gjitha ndeshjet në Superkupën e Spanjës
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Përditësuar më 19 korrik 2026[36]
| Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
|---|---|---|---|
| Spanja | 2024 | 5 | 0 |
| 2025 | 5 | 0 | |
| 2026 | 10 | 0 | |
| Gjithsej | 20 | 0 | |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Barcelona[37]
- Spanja nën-23[37]
- Medalja e Artë e Lojërave Olimpike Verore: 2024
- Spanja[37]
- FIFA Kupa e Botës: 2026
- UEFA Liga e Kombeve: finalist 2024–25
- Çmime personale
- Lojtari nën-23 i Muajit në La Liga: mars 2024,[38] prill 2026[39]
- Ekipi më i mirë nën-20 në Evropë nga IFFHS: 2024[40]
- Ekipi më i mirë nën-20 në botë nga IFFHS: 2024[41]
- Ekipi i Sezonit në La Liga: 2024–25,[42] 2025–26[43]
- Lojtari më i mirë i ri në FIFA Kupën e Botës: 2026[30]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Pau Cubarsí" (në anglisht). FC Barcelona. Marrë më 12 tetor 2024.
- ↑ UEFA (28 maj 2023). "European Under-17 Championship 2023 Booking List before Semi-finals" (PDF) (në anglisht). fq. 2.
- ↑ Saransh Chauhan (26 tetor 2024). "Introducing Pau Cubarsi's Family- All About Barcelona Star's Parents, Girlfriend, Sister & More". EssentiallySports (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 prill 2025. Marrë më 4 korrik 2025.
- ↑ Laia Cervelló Herrero (9 maj 2024). "Pau Cubarsi's Barcelona story and the tiny Catalan village that shaped him" (në anglisht). The New York Times. ISSN 0362-4331. Marrë më 4 korrik 2025.
- ↑ "Pau Cubarsí reconoce tener problemas para hablar en castellano: "He hablado toda la vida en catalán"". La Vanguardia (në spanjisht). 26 korrik 2024. Marrë më 27 korrik 2024.
- 1 2 Javier Gascón (1 nëntor 2022). "Pau Cubarsí, 15 años, tercer debutante más joven del Barça en la UEFA Youth League" (në spanjisht). Mundo Deportivo. Marrë më 25 gusht 2023.
- ↑ "¿Quién es Pau Cubarsí?". sport.es (në spanjisht). 20 prill 2023. Marrë më 25 gusht 2023.
- ↑ "Pau Cubarsí firma su continuidad en el Juvenil del FC Barcelona". sport.es (në spanjisht). 8 korrik 2023. Marrë më 25 gusht 2023.
- ↑ Anaïs Martí (10 korrik 2023). "Así transcurrió el primer entrenamiento del Barça de Xavi 23-24" (në spanjisht). La Vanguardia. Marrë më 25 gusht 2023.
- ↑ "Unionistas de Salamanca 1–3 FC Barcelona: One step closer" (në anglisht). FC Barcelona. 18 janar 2024.
- ↑ "Record breaking XI against Betis" (në anglisht). FC Barcelona. 21 janar 2024.
- ↑ "Barcelona teenage sensation Pau Cubarsi breaks club Champions League record in place for 20 years with man-of-the-match display in European debut against Napoli" (në anglisht). Goal.com. 13 mars 2024.
- ↑ "FC Barcelona made a New Monster out of Pau Cubarsi". Soccersat (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2025. Marrë më 26 mars 2024.
- ↑ "Pau Cubarsí, a record breaking centre half" (në anglisht). FC Barcelona. 10 prill 2024.
- ↑ "Agreement to extend Pau Cubarsí contract to 2027" (në anglisht). FC Barcelona. 9 maj 2024.
- ↑ Millar Colin; Pol Ballús. "Barcelona's Cubarsi signs contract extension through to 2027" (në anglisht). The Athletic. Marrë më 9 maj 2024.
- ↑ "Pau Cubarsí scores first blaugrana goal" (në anglisht). FC Barcelona. 25 shkurt 2025.
- ↑ "Hansi Flick's Barça: League champions" (në anglisht). FC Barcelona. Marrë më 15 maj 2025.
- ↑ "FC Barcelona crowned Cup Kings in classic encounter" (në anglisht). Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit. 26 prill 2025. Marrë më 26 prill 2025.
- ↑ "100 FC Barcelona appearances for Pau Cubarsí" (në anglisht). FC Barcelona. 16 dhjetor 2025.
- ↑ Khaled Mahmoud (8 prill 2026). "A brutal two minutes for Barcelona! Pau Cubarsi sent off as VAR intervenes to overturn yellow card before Julian Alvarez strikes for Atletico Madrid" (në anglisht). Goal.com.
- ↑ "Pau Cubarsí vive en una nube: 17 años, puede hacer historia en la selección, titular con el Barça, MVP en Champions..." Marca (në spanjisht). 15 mars 2024.
- ↑ "Barcelona starlet Pau Cubarsi reacts to becoming Spain's youngest-ever defender in defeat to Colombia" (në anglisht). Goal.com. 23 mars 2024.
- ↑ "Euro 2024 provisional squad" (në anglisht). Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit. 27 maj 2024. Marrë më 30 maj 2024.
- ↑ "Official | Final Spain squad for the Euro 2024 finals" (në anglisht). Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit. 7 qershor 2024. Marrë më 7 qershor 2024.
- ↑ "Spain name men's football squad for Paris Olympics: Barcelona's Pau Cubarsi, Fermin Lopez included". The Athletic (në anglisht). The New York Times. 26 qershor 2024.
- ↑ "Fermín, Eric and Cubarsí win gold" (në anglisht). FC Barcelona. 9 gusht 2024.
- ↑ "Los 26 que buscarán volver a reinar en el Mundial" (në spanjisht). Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit. 25 maj 2026. Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2026. Marrë më 25 maj 2026.
- ↑ Harry Carr (19 korrik 2026). "Spain 1-0 Argentina Stats (aet): Torres Decides World Cup Final as Fernández Sees Red and Messi Falls Short" (në anglisht). Opta Analyst.
- 1 2 "Cubarsi wins Young Player" (në anglisht). BBC Sport. 19 korrik 2026. Marrë më 19 korrik 2026.
- ↑ "Dalla falegnameria al Barcellona: Cubarsí, il nuovo talento lanciato da Xavi". gianlucadimarzio.com (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2024. Marrë më 12 mars 2024.
- ↑ "Pau Cubarsí nel segno di Piqué e Puyol" (në italisht). Corriere dello Sport. 22 mars 2024. Marrë më 26 mars 2024.
- ↑ "Pau Cubarsi, il prossimo grande centrale del Barcellona pronto a raccogliere l'eredità di Piqué" (në italisht). Goal.com. 8 mars 2024. Marrë më 4 maj 2024.
- ↑ "The 25 Best Centre Backs in World Soccer—Ranked" (në anglisht). Sports Illustrated. 9 korrik 2025. Marrë më 10 gusht 2025.
- ↑ "2025 FC 100: Van Dijk among best center backs in men's soccer" (në anglisht). ESPN FC. 4 qershor 2025. Marrë më 10 gusht 2025.
- ↑ Benjamin Strack-Zimmermann. "Pau Cubarsí" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 29 tetor 2022.
- 1 2 3 "Pau Cubarsí" (në anglisht). Transfermarkt. Arkivuar nga origjinali më 20 korrik 2026. Marrë më 20 korrik 2026.
- ↑ "Pau Cubarsi named LALIGA EA SPORTS Under-23 Player of the Month for March" (në anglisht). La Liga. 27 mars 2024. Marrë më 3 prill 2024.
- ↑ "Rashford and Cubarsí win La Liga awards for April" (në anglisht). FC Barcelona. 24 prill 2026. Marrë më 24 prill 2026.
- ↑ "IFFHS MEN'S YOUTH (U20) CONTINENTAL TEAMS 2024 - UEFA" (në anglisht). IFFHS. 1 shkurt 2025. Arkivuar nga origjinali më 12 prill 2025. Marrë më 20 korrik 2026.
- ↑ "IFFHS MEN'S YOUTH (U20) WORLD TEAM 2024" (në anglisht). IFFHS. 28 dhjetor 2024. Arkivuar nga origjinali më 12 prill 2025. Marrë më 20 korrik 2026.
- ↑ "EA Sports FC 25 La Liga Team of the season 2024-25" (në anglisht). La Liga. 24 maj 2025. Marrë më 24 maj 2025.
- ↑ "La Liga Team of the Season" (në anglisht). EA Sports. Marrë më 8 qershor 2026.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Profili te uebfaqja zyrtare e FC Barcelonës
- Profili te uebfaqja e Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit
- Pau Cubarsí – Rekordi në kompeticionet e UEFA-s
- Faqe që përdorin kutinë informuese të biografisë së futbollit me pozicion të parregullt
- Lindje 2007
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë spanjollë
- Futbollistë në kombëtaren spanjolle
- Futbollistë në FC Barcelona B
- Futbollistë në FC Barcelona
- Futbollistë në La Liga
- Futbollistë në FIFA Kupën e Botës 2026
- Lojtarë fitues të FIFA Kupës së Botës