Paulin Zefi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Paulin Zefi . Historian medievalist dhe specialist shqiptar i monumenteve të kulturës në Qarkun e Lezhës. Ka lindur në fshatin Fishtë të Zadrimës, Lezhë, me 23 prill 1983. Është diplomuar në Degën Histori-Gjeografi pranë Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi" në vitet 2001-2005 dhe ka kryer studimet pas'universitare për Arkeologji në vitet 2005-2006. Fillimisht ka punuar si profesor i Historisë, Gjeografisë dhe Trashëgimisë Kulturore pranë Gjimnazit Jopublik "Rogacionistët", në qytetin e Lezhës, në vitet 2005-2014. Në vitet 2014-2015 ka ushtruar detyrën e Përgjegjësit të SKK-Lezhë (Sektori Kulturës Kombërare) pranë DRKK-Shkodër (Drejtoria e Kulturës Kombëtare) dhe në vitet 2015-2017 ka qenë Drejtor i "Kosova Heritage Sh.p.k." me qendër në Prishtinë. Aktualisht ushtron detyrën e Drejtuesit të Sektorit të Trashëgimisë Kulturore (Muzeu & Memoriali i Gjergj Kastriotit-Skënderbeu) pranë Bashkisë së Lezhës, duke nisur nga muaji janar i vitit 2017.