Pearl Harbor i Ri
The New Pearl Harbor: Disturbing Questions About the Bush Administration and 9/11 (Shqip:"Pearl Harbori i ri: Pyetje shqetësuese rreth administratës Bush dhe 11 shtatorit") (2004) është një libër i shkruar nga autori dhe filozofi David Ray Griffin. Libri bën analogji midis sulmeve të 11 shtatorit dhe sulmit të viti 1941 në Pearl Harbor.
Titulli është marrë nga dokumenti i vitit 2000 "Rindërtimi i Mbrojtjes së Amerikës" i prodhuar nga Projekti për Shekullin e Ri Amerikan, i cili pohonte se vetëm një "Pearl Harbor i ri" do të bënte të mundur transformimet ushtarake dhe të politikës mbrojtëse, që grupi në fjalë dëshironte të ndodhnin me shpejtësi.[1]
Libri u përfshi në përzgjedhjen zyrtare prej 99 librash të vënë në dispozicion të të gjithë anëtarëve të Komisionit të 11 shtatorit[2] dhe u gjet në raftin e librave të Osama bin Ladenit gjatë bastisjes për kapjen e tij.[3]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Defense and National Security". Project for the New American Century (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2013.
- ↑ "9/11 Commission Materials". Archives.gov (në anglisht). 9 nëntor 2010.
- ↑ "Bin Ladin's Bookshelf". Dni.gov (në anglisht). Marrë më 2015-05-21.