Pedagogjia e muzeumeve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçe - Muzeu Kombëtar i Arsimit
Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Muzeu i Kosovës

Pedagogjia e muzeumeve (Muzeopedagogjia - Muzeumpedagogjia) është një disiplinë shkencore e cila merret me studimin dhe eksplorimin të gjitha aspekteve të përdorimit të muzeumeve dhe koleksioneve të ruajtura në to për aktivitete me përmbajtje arsimore dhe edukative, siç janë problemet didaktike dhe metodike, krijimi dhe organizimi i ekspozitave të specializuara (muzeume të fëmijëve, muzeumet e të rinjve), vizita të veçanta shkollore, mësime dhe punëtori të ndryshme në muze, etj. [1]

Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Trajtimet e para teorike të problemeve muzeopedagogjike janë bërë nga ana e themeluesit të muzeologjisë[2] Samuel Quiccheberg (1529 - 1567) i cili gjithashtu ishte edhe këshilltar artistik i Dukës Alberti V i Bavarisë. Një kontribut të konsiderueshëm për zhvillimin dhe avancimin e pedagogjisë së muzeumeve e kanë dhënë edhe Jan Amos Komenski (1592 - 1670), Emil Adolf Rossmüler (1806 – 1867), John Dewey (1859 – 1952), Adolf Reichwein (1898 – 1944), etj. ndërsa emërtimin "Muzeumpedagogji (Museumpadagogik)" konsiderohet se i pari e ka theksuar studiuesi gjerman Karl Hermann Jacob-Friesen (1886 - 1960) në veprën me titull, "Muzetë e historisë kulturore dhe shkolla" (Die Kulturgeschichtlichen Museen und die Schule).[3]

Në funksion të zhvillimit dhe përparimit të arsimit dhe pedagogjisë muzeore edhe tek ne janë krijuar një numër i konsiderueshëm i muzeumeve prej të cilëve ndër me të rëndësishmit janë, Muzeu i Kosovës themeluar në vitin 1949, Muzeu Kombëtar i Arsimit themeluar në vitin 1967, [4] Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1977), [5] Muzeu Historik Kombëtar (1981), [6] Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1981), Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz (2001), Muzeu i Hekurudhave të Kosovës (2006), Muzeu u Shkencave të Natyrës në Shkup, etj.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • "Historiku - MUZEU HISTORIK KOMBETAR". www.mhk.gov.al. Arkivuar nga origjinali më 1 mars 2019. Marrë më 2018-02-19.
  • LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I KORÇËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 mars 2019. Marrë më 26 janar 2016.
  • "Full text of "The Educational Work of the Museum. Retrospect and Prospect"". archive.org (në anglisht). Marrë më 2016-06-13.
  • Excellence in Practice: Museum Education Principles and Standards (PDF) (në anglisht). EdCom, American Association of Museums. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 mars 2019. Marrë më 29 mars 2019.
  • JME: The Journal of Museum Education Arkivuar 21 nëntor 2016 tek Wayback Machine. Museum Education Roundtable. ISSN 1059-8650.
  • Museum Education Roundtable website Arkivuar 5 janar 2017 tek Wayback Machine.
  • Museumspädagogisches Zentrum (Hrsg.): Museumspädagogik für Kindergärten. Grundlagen, Inhalte, Methoden. München 2006, ISBN 3-934554-17-2. (Gjermanisht)
  • Doris Jacobs: Interkulturelle Museumspädagogik. Internationale Bemühungen der Museumspädagogik in ihrer Relevanz für das ausländische Vorschulkind. Deutscher Studien Verlag, Weinheim 1989. (Gjermanisht)
  • Sabine Jung (Hrsg.): Neue Wege der Museumspädagogik. ASKI, Bonn 2003, ISBN 3-930370-06-9. (Gjermanisht)
  • Arnold Vogt: Literatur zur Museumspädagogik. Ein Überblick aus museologischer Sicht. In: Informationen des Sächsischen Museumsbundes e. V. Heft 17, Dezember 1998, S. 45–68. (Gjermanisht)
  • Klaus Weschenfelder, Wolfgang Zacharias: Handbuch Museumspädagogik. Orientierungen und Methoden für die Praxis. (= Schwann-Handbuch). 1. Auflage. Pädagogischer Verlag Schwann, Düsseldorf 1981. (Gjermanisht)

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Castle, Chris. "Museum Education Monitor" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2019. Marrë më 29 shkurt 2012.
  2. ^ Muzeologjia është shkenca e cila merret me studimin e rolit, rëndësisë, organizimit dhe funksionimit të muzeumeve.
  3. ^ Jacob-Friesen, K.H.: Die Kulturgeschichtlichen Museen und die Schule. In Museumskunde, Band VI, 1934, Seite 69
  4. ^ Fjalor Enciklopedik Shqiptar. Tirana, Albania: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. 2008. fq. 1790. Marrë më 20 shtator 2017.
  5. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2020. Marrë më 29 mars 2019.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  6. ^ Sawyer, Andrew (2014). "National Museums in Southeast Europe:(En) countering Balkanism?". International Journal of Politics, Culture, and Society (në anglisht). 27 (1): 115–127. doi:10.1007/s10767-013-9160-9. "In Tirana, Albania’s National History Museum, itself a product of Hoxha’s regime, reaches back to antiquity in a notable mural above the entrance, yet the central figure (a woman) is flanked by a worker and a partisan, making this ultimately a modern moment."