Shko te përmbajtja

Pedri

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pedri
Pedri duke luajtur me Spanjën në 2025
Informacioni personal
Emri i plotë Pedro González López[1]
Data e lindjes 25 nëntor 2002 (23 vjeç)[1]
Vendi i lindjes Bajamar, Spanjë
Gjatësia 1.74 m (5 ft 9 in)[1]
Pozicioni(et) Mesfushor
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Barcelona
Numri 8
Karriera me të rinjtë
2013–2015 Tegueste
2015–2018 Laguna
2018–2019 Las Palmas
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2019–2020 Las Palmas 36 (4)
2020– Barcelona 165 (22)
Karriera ndërkombëtare
2019 Spanja U17 5 (0)
2019 Spanja U18 2 (1)
2020 Spanja U19 1 (0)
2020 Spanja U21 4 (0)
2021 Spanja U23 7 (0)
2021– Spanja 40 (5)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 21:09, 17 maj 2026 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 23:45, 31 mars 2026 (UTC)

Pedro González López (lindur më 25 nëntor 2002) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si mesfushor për klubin spanjoll Barcelona dhe kombëtaren spanjolle. Pedri njihet për pasimet e tij, kontrollin e topit, organizimin e lojës dhe driblimet si dhe konsiderohet një nga mesfushorët më të mirë në botë.[2][3][4]

Pedri lindi në Bajamar, Tenerife të Ishujve Kanarie.[5] Në moshën tre vjeç, familja e tij u shpërngul në Tegueste. Ai e nisi karrierën si futbollist me klubin e qytetit, duke u aktivizuar si qëndër-mbrojtës. Në moshën 13 vjeç, ai u bë pjesë e Lagunës, me të cilën luajti deri në vitin 2018.[6] Po në atë vit, Pedri nuk kaloi një provë me Real Madridin, të cilët i thanë se ai nuk ishte në nivelin e klubit. Ai u stërvit vetëm disa ditë për shkak të reshjeve të shumta të dëborës, dhe në bazë të atyre seancave stërvitore, Reali e dërgoi në shtëpi.[7][8]

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pedri u bë pjesë e akademisë së Las Palmasit në vitin 2018.[9][10] Më 15 korrik 2019, në moshën 16 vjeç, Pedri firmosi një kontratë profesioniste katër-vjeçare me klubin si dhe u bë pjesë e ekipit të parë nën drejtimin e trajnerit Pepe Mel.[11]

Pedri bëri debutimin e tij si profesionist më 18 gusht 2019 duke u aktivizuar si titullar në humbjen 1–0 kundër Huescës në Segunda División.[12] Ai shënoi golin e parë në karrierë më 19 shtator në suksesin minimal kundër Sporting Gijón; ky gol e bëri atë shënuesin më të ri në historinë e klubit në moshën 16 vjeç, 9 muaj e 23 ditë.[13][14]

2019–2023: Sezoni debutues dhe trofetë e para

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 2 shtator 2019, Barcelona arriti një marrëveshje me Las Palmasin për transferimin e Pedrit, e cila do të hynte në fuqi më 1 korrik 2020.[15] Lojtari firmosi një kontratë dy-vjeçare me klubin, që pagoi 5 milion € për kartonin e tij plus bonuse të ndryshme. Pedri u vendos në ekipin e parë për sezonin e ri dhe mori fanellën me numrin 16.[16] Ai bëri debutimin e tij me Barcelonën më 27 shtator në fitoren 4–0 kundër VillarrealitLa Liga, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë në vënd të Philippe Coutinhos.[17]

Pedri luajti ndeshjen e parë si titullar më 17 tetor në humbjen surprizë 1–0 në transfertë kundër Getafes.[18] Tre ditë më vonë, ai shënoi golin e parë me klubin në fitoren 5–1 kundër ekipit hungarez Ferencváros në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Kampionëve; ky ishte gjithashtu edhe debutimi i tij në këtë kompeticion.[19] Goli i tij i parë në La Liga erdhi më 7 nëntor në fitoren 5–2 kundër Real Betis.[20]

Më 17 prill 2021, Pedri fitoi trofeun e parë të karrierës pasi Barcelona fitoi 4–0 kundër Athletic Bilbaos në finalen e Kupës së Mbretit.[21] Dy javë më pas, në barazimin pa gola kundër Atlético MadriditCamp Nou, Pedri u bë lojtari i dytë më i ri në historinë e klubit që luan 50 ndeshje, duke e arritur këtë në moshën 18 vjeç e 184 ditë. Përpara tij është vetëm sulmuesi Bojan Krkić, i cili e arriti këtë rekord në moshën 18 vjeç e 3 ditë.[22] Pedri e mbylli sezonin e parë me katalanasit me 52 ndeshje dhe 4 gola në të gjitha kompeticionet.

Sezoni 2021–22 i Pedrit u kushtëzua nga dëmtimet. Pasi luajti si titullar në dy ndeshjet e para në kampionat, ai pësoi një dëmtim në kofshë në gusht dhe qëndroi jashtë fushe për më shumë se pesë muaj. Në tetor, ai firmosi një kontratë të re disa vjeçare me klubin; pjesë e kontratës ishte edhe një klauzolë lirimi 1 miliard €.[23] Gjatë muajit nëntor, Pedri u shpall fitues i çmimit Golden Boy, i dhënë lojtarit më të mirë nën-21 nga Tuttosport, si dhe Trofeut Kopa, po ashtu dhënë lojtarit më të mirë nën-21 nga France Football.[24][25]

Pedri u rikthye në aksion më 23 janar 2022, duke luajtur 90 minuta të plota në fitoren 1–0 kundër Alavés. Më 13 shkurt, Pedri shënoi në golin e parë të sezonit në barazimin 2–2 në derbi kundër Espanyolit; goli, i cili u shënua në sekondën e 75të të ndeshjes, ishte më i shpejti në historinë e derbit.[26][27] Më 14 prill, Pedri pësoi një tjetër dëmtim në kofshë gjatë ndeshjes së dytë çerek-finale të UEFA Ligës së Evropës kundër Frankurtit, duke e mbyllur sezonin para kohe.[28] Ai regjistroi gjithsej vetëm 22 ndeshje dhe 5 gola në të gjitha kompeticionet.

Pedri luajti titullar në të gjitha ndeshjet e ekipit gjatë pjesës së parë të sezonit 2022–23. Më 28 janar 2023, ai luajti ndeshjen e 100të në të gjitha kompeticionet me Barcelonën në një ndeshje të La Ligës kundër Gironës. Ai u aktivizua si zëvëndësues për të dëmtuarin Ousmane Dembélé dhe shënoi golin e vetëm të takimit.[29] Më 16 shkurt, ai u dëmtua në ndeshjen e parë të raundit me eliminim direkt të Ligës së Evropës kundër Manchester United, duke u zëvendësuar në minutën e 41të.[30] Dëmtimi e mbajti atë tetë javë jashtë fushave. Në fund të sezonit, Pedri arriti të fitonte titullin e tij të parë të La Ligës, duke kontribuar me 26 ndeshje dhe 6 gola.[31]

2024–vazhdon: Tripleta e titujve në Spanjë dhe kontrata e re

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me ardhjen e trajnerit të ri Hansi Flick në klub para nisjes së sezonit 2024–25, Pedri përmirësoi ndjeshëm fizikun e tij dhe për herë të parë ai pati një sezon pa dëmtime.[32] Më 21 janar 2025, Pedri asistoi golin e Eric Garcías në takimin kundër Benficës për të barazuar rezultatin në 4–4 në ndeshjen e fundit të fazës së Ligës së Kampionëve; Barcelona në fund fitoi 5–4 dhe siguroi kualikimin e menjëhershëm në raundin e 16-tave të kompeticionit.[33] Nëntë ditë më vonë, ai rinovoi kontratën me klubin deri në qershor 2030.[34]

Pedri ishte gjithashtu protagonist në finalen e Kupës së Mbretit kundër Real Madridit më 26 prill, duke shënuar golin e parë të ndeshjes, me Barcelonën që fitoi 3–2.[35] Pedri u aktivizua në 37 ndeshje në kampionat, e cila u fitua sërisht nga Barcelona. Ai gjithashtu fitoi edhe Superkupën e Spanjës, sërisht kundër Realit, duke arritur Tripletën e titujve në Spanjë. Ai e mbylli sezonin me plot 59 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Pedri shënoi golin e parë të sezonit 2025–26 në fitoren 3–2 kundër Levantes në javën e dytë.[36]El Clásicon e parë të sezonit kundër Realit, Pedri u përjashtua me karton të kuq për herë të parë në karrierën e tij, me Barcelonën që humbi 2–1 në Santiago Bernabéu.[37] Tre ditë më vonë, Barcelona konfirmoi se ai kishte pësuar një dëmtim në kofshën e majtë, që e la jashtë fushave për disa javë.[38] Ai u rikthye në aksion më 29 nëntor duke u aktivizuar si zëvëndësues në fitoren 3–1 kundër Alavés.[39]

Më 13 dhjetor 2025, Pedri luajti ndeshjen e tij të 150të në La Liga në fitoren 2–0 kundër Osasunës, duke thyer rekordin e Lionel Messit si lojtari më i ri që arrin këtë shifër për klubin.[40]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2019–2021: Të rinjtë dhe debutimi me ekipin e parë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 21 gusht 2020, Pedri u thirr në kombëtaren nën-21; debutimi i tij erdhi më 3 shtator në fitoren 1–0 në transfertë kundër Maqedonisë së Veriut në kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian nën-21 2021.[41]

Në mars 2021, Pedri mori thirrjen e parë në ekipin e parë kombëtar nga trajneri Luis Enrique për kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022.[42] Ai debutoi në barazimin 1–1 kundër Greqisë më 25 mars, duke u aktivizuar si zëvëndësuesnë pjesën e dytë.[43] Tre ditë më vonë, ai luajti si titullar për herë të parë në triumfin 2–1 në Tbilisi kundër Gjeorgjisë.

Më 21 maj 2021, Pedri ishte një nga lojtarët e zgjedhur nga trajneri Enrique për të qënë pjesë e ekipit që do të luante në UEFA Euro 2020.[44] Ai luajti si titullar në barazimin pa gola kundër Suedisë në ndeshjen hapëse të grupit, duke u bërë, në moshën 18 vjeç, 6 muaj e 18 ditë, lojtari më i ri që përfaqson Spanjën në një Kampionat Evropian; ai theu rekordin e Miguel Tendillos të vendosur në Euro 1980.[45] Më 28 qershor, Pedri u bë lojtari më i ri spanjoll që luan në një ndeshje me eliminim direkt të një Kampionati Evropian, duke luajti si titullar kundër Kroacisë në raundin e 16-tave; gjatë ndeshjes, ai shënoi një autogol pasi portieri Unai Simón nuk kontrolloi një top të kthyer mbrapa nga mesfushori, por Spanja megjithatë fitoi 5–3 në kohën shtesë.[46][47] Spanja u eliminua në gjysëm-finale nga Italia në gjuajtjet e penalltive,[48] në një ndeshje të cilën Pedri u dallua për rolin e tij në mesfushë, duke kompletuar 65 nga 66 pasimet që tentoi. Ai humbi vetëm një minutë gjatë gjithë turneut dhe u emërua Lojtari i ri më i mirë[49] si dhe u përfshi në formacionin më të mirë, duke qënë i vetmi lojtar spanjoll.[49]

Pas përfundimit të Kampionatit Evropian, Pedri u përfshi në ekipin nën-23 të Spanjës që do të luante në Lojërat Olimpike Verore 2020.[50] Vendimi për thirrjen e tij shkaktoi pakënaqsi te Barcelona. Trajneri Roland Koeman e quajti "të tepruar" vendimin për të thirrur Pedrin në dy turne ndërkombtar në të njëjtën verë.[51] Më 22 korrik, Pedri luajti 90 minuta të plota në barazimin pa gola kundër Egjiptit në ndeshjen hapëse. Kjo ishte ndeshja e tij e 66të e sezonit.[52] Në finale, e cila ishte ndeshja e tij e 73të e sezonit, Spanja u mposht 2–1 nga Brazili në kohën shtesë.[53]

2022–vazhdon: Suksesi në Euro 2024

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në nëntor 2022, Pedri u emërua në ekipin që do të merrte pjesë në FIFA Kupën e Botës 2022 në Katar.[54] Ai luajti në të katërta ndeshjet e Spanjës në turne; ata u eliminuan në raundin e 16-tave nga Maroku.[55] Dy vite më pas, Pedri ishte një nga lojtarët e thirrur për të luajtur në Euro 2024. Ai nuk kishte luajtur me ekipin që nga Kupa e Botës 2022 për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme gjatë kësaj kohe. Më 8 qershor 2024, Pedri shënoi një dopietë në fitoren 5–1 në miqësoren me Irlandës së Veriut, duke regjistruar golat e tij të parë me ekipin kombëtar.[56] Ai luajti si titullar në ndeshjen e parë të ekipit, duke asistuar një nga tre golat e fitores kundër Kroacisë. Ai gjithashtu luajti në fitoren 1–0 kundër Italisë në ndeshjen e dytë por u la pushim për ndeshjen e tretë pasi Spanja e kishte siguruar kualifikimin. Në ndeshjen çerek-finale kundër Gjermanisë, Pedri u zëvendësua në minutën e 8të pas një dëmtimi të pësuar nga një ndërhyrje e gabuar e Toni Kroos; pas ndeshjes, u konfirmua se Pedri kishte zgjatje të ligamentit të gjurit. Ai u zëvendësua nga Dani Olmo për pjesën e mbetur të turneut, të cilën Spanja e fitoi, duke mposhtur 2–1 Anglinë në finale.[57]

Profili i lojtarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pedri është një lojtar i talentuar,[58][59][60] shtatshkurtër, i cili njihet për aftësitë teknike, driblimet,[61][62] kontrollin e topit, pasimet, vizionin, si dhe ruajtjen e topit në zona të ngushta dhe shfrytëzimin e hapsirave të lëna nga kundërshtarët.[63][24][64][65][66] Këto aftësi, të konbinuara me vertizalimet që ai bën me të dyja këmbët, e bëjnë Pedrin një organizator loje efikas. Përveç kësaj, ai shquhet për rezistencën e tij si dhe qetësinë në mbajtjen e topit dhe lojën me të dy këmbët.[60][67][68][69] Stili i tij i lojës dhe mënyra e të lëvizurit është krahasuar me atë të ish lojtarëve të Barcelonës si Xavi, Andrés IniestaMichael Laudrup, dhe Lionel Messi.[64][70][71][72][73]

Pedri është një lojtar i cili ka një rol të lirë në mesfushë, e cila e lejon të lëvizi lirisht.[74] Ai zakonisht qëndron në qëndër të fushës ku kontribon në organizimin e lojës, por kalon edhe në krahë ose përpara për të krijuar raste shënimi.[75] Kur ekipi i tij nuk është në zotërim të topit, Pedri tërhiqet në mbrojtje për të rikupetuar topin.[76] Pozicioni i tij natyral është mesfushor qëndror, por ai mund të luaj edhe si anësor në të dyja krahët ose mesfushor-sulmues. Në raste të rralla ai ka luajtur si sulmues ose mesfushor-mbrojtës.[77]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Përditësuar më 17 maj 2026[78]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Copa del Rey Evropa Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Las Palmas 2019–20 Segunda División 36410374
Barcelona 2020–21 La Liga 373607[a]12[b]0524
2021–22 La Liga 123118[c]11[b]0225
2022–23 La Liga 266106[d]02[b]1357
2023–24 La Liga 244206[a]02[b]0344
2024–25 La Liga 3746214[a]02[b]0596
2025–26 La Liga 292309[a]02[b]0432
Gjithsej 1652219350211124528
Gjithsej karriera 2012620350211128232
  1. 1 2 3 4 Të gjitha ndeshjet nëUEFA Ligën e Kampionëve
  2. 1 2 3 4 5 6 Të gjitha ndeshjet në Superkupën e Spanjës
  3. Dy ndeshje në UEFA Ligën e Kampionëve, gjashtë ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Evropës
  4. Pesë në UEFA Ligën e Kampionëve, një ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
Përditësuar më 8 qershor 2026[79]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Spanja 2021100
202280
2024122
202583
202631
Gjithsej416

Gola me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Përditësuar më 8 qershor 2026[79]
Rezultatet e Spanjës të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Pedri.
List of international goals scored by Pedri
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
18 qershor 2024Estadi Mallorca Son Moix, Palma, Spanjë20 Irlanda Veriore1–15–1Ndeshje miqësore
23–1
35 qershor 2025MHPArena, Shtutgard, Gjermani33 Franca4–05–4Finalet e UEFA Ligës së Kombeve 2025
47 shtator 2025Konya Metropolitan Municipality Stadium, Konya, Turqi36 Turqia1–06–0Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2026
56–0
68 qershor 2026Estadio Cuauhtémoc, Puebla, Meksikë41 Peruja2–03–1Ndeshje miqësore
Barcelona[80]
Spanja nën-23[80]
  • Medalja e Argjendë në Lojërat Olimpike Verore: 2020
Spanja[80]
Çmime personale
  1. 1 2 3 "Squad List: FIFA World Cup Qatar 2022: Spain (ESP)" (PDF) (në anglisht). FIFA. 18 dhjetor 2022. fq. 27. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 18 dhjetor 2022. Marrë më 9 gusht 2024.
  2. Tom Maston (29 prill 2025). "Ballon d'Or 2025 Power Rankings: Ousmane Dembele edges ahead of Barcelona trio despite Lamine Yamal's sensational Champions League showing" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 5 maj 2025.
  3. Nestor Watach (17 prill 2025). "2025 Ballon d'Or power rankings: Mbappe's hopes dealt fatal blow..." Planet Football (në anglisht). Marrë më 5 maj 2025.
  4. "2025 FC 100: Pedri among best central midfielders in men's soccer" (në anglisht). ESPN FC. 4 qershor 2025.
  5. "Pedri: "Fui muy feliz en las piscinas de Bajamar"" (në spanjisht). La Laguna TF. 15 gusht 2022. Arkivuar nga origjinali më 20 shtator 2022. Marrë më 16 shtator 2022.
  6. "Pedri, la joven realidad y figura de España en la Copa del Mundo 2022" (në spanjisht). ESPN FC. 25 korrik 2022. Marrë më 27 korrik 2022.
  7. "Pedri: I didn't like being rejected by Real Madrid, but now I'm where I want to be" (në anglisht). Marca. 24 mars 2022. Marrë më 3 dhjetor 2025.[lidhje e vdekur]
  8. Josh S (24 mars 2022). "Pedri opens up on Real Madrid rejection". Barca Blaugranes (në anglisht). Marrë më 3 dhjetor 2025.
  9. "El Tenerife desestimó a Pedri porque era pequeñito y flaco" (në spanjisht). Tinta Amarilla. 4 shtator 2019. Marrë më 10 shtator 2019.
  10. "'Pedri', el tinerfeño que Pepe Mel quiere para la a UD Las Palmas" (në spanjisht). El Diario. 6 korrik 2019. Marrë më 19 gusht 2019.
  11. "El juvenil Pedri firma contrato profesional con la UD Las Palmas" (në spanjisht). UD Las Palmas. 15 korrik 2019. Marrë më 19 gusht 2019.
  12. "El Huesca se lleva el triunfo gracias a un gol de Álex Gallar en la segunda parte" (në spanjisht). Marca. 18 gusht 2019. Marrë më 19 gusht 2019.
  13. "Pedri es una estrella: golazo y primera victoria de Las Palmas" (në spanjisht). Diario AS. 20 shtator 2019. Marrë më 13 tetor 2019.
  14. "10 things about Pedri" (në anglisht). FC Barcelona. Marrë më 17 gusht 2020.
  15. "Barça i Las Palmas arriben a un acord per al traspàs de Pedri" (në katalonisht). FC Barcelona. 2 shtator 2019. Marrë më 2 shtator 2019.
  16. "Pedri tendrá ficha del primer equipo y lucirá el dorsal '16'" (në spanjisht). Sport. 25 shtator 2020. Marrë më 18 tetor 2020.
  17. "Ansu Fati takes charge at Barcelona" (në anglisht). Marca. 27 shtator 2020. Marrë më 18 tetor 2020.
  18. "Barcelona slump to defeat at Getafe" (në anglisht). Marca. 17 tetor 2020. Marrë më 18 tetor 2020.
  19. Rob Train (20 tetor 2020). "Messi has Barcelona ticking against lively Ferencváros" (në anglisht). Diario AS. Arkivuar nga origjinali më 1 janar 2021. Marrë më 20 tetor 2020.
  20. Fernando Carnerero (7 nëntor 2020). "Todo es más fácil con Messi" (në spanjisht). Marca. Marrë më 7 nëntor 2020.
  21. "FC Barcelona win their 31st Copa del Rey title" (në anglisht). FC Barcelona. 17 prill 2021. Marrë më 23 maj 2021.
  22. "Pedri: Second youngest Barça player to make 50 appearances" (në anglisht). FC Barcelona. 8 maj 2021. Marrë më 23 maj 2021.
  23. "Pedri: New Barcelona contract, October 2021" (në anglisht). ESPN FC. 14 tetor 2021. Marrë më 14 maj 2021.
  24. 1 2 "Golden Boy 2021, è Pedri il nuovo "Ragazzo d'Oro" di Tuttosport" (në italisht). Tuttosport. 22 nëntor 2021. Marrë më 22 nëntor 2021.
  25. 1 2 "Follow live updates from the 2021 Ballon d'Or" (në anglisht). The Independent. 29 nëntor 2021. Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2022. Marrë më 30 nëntor 2021.
  26. "De Jong grabs late Barcelona equalizer" (në anglisht). BBC Sport. 13 shkurt 2022.
  27. "Caramelo de Alba, gol de Pedri y el Barça abrió la lata en el 2'" (në spanjisht). BeSoccer. 13 shkurt 2022. Arkivuar nga origjinali më 18 korrik 2022. Marrë më 29 maj 2026.
  28. "Hamstring injury means Pedri is set to miss the rest of the season" (në anglisht). Marca. 15 prill 2022. Marrë më 15 prill 2022.
  29. Thomas Hindle (28 janar 2023). "100 Barcelona appearances at 20 years old! Why Pedri is already 'one of the best midfielders in the world' according to Xavi" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 28 janar 2023.
  30. "Barcelona dealt Pedri injury blow ahead of Europa League return leg against Man United" (në anglisht). One Football. 17 shkurt 2023. Marrë më 25 maj 2026.
  31. "FC Barcelona, Liga champions 2022/23!" (në anglisht). FC Barcelona. 14 maj 2023.
  32. "Barcelona star claims Hansi Flick has transformed squad fitness" (në anglisht). Sporting News. 6 shtator 2024. Marrë më 22 janar 2024.
  33. "Raphinha strike earns Barca win at Benfica and top-8 spot" (në anglisht). ESPN FC. 22 janar 2025.
  34. "Pedri signs to stay with Barça until 2030" (në anglisht). FC Barcelona. 30 janar 2025.
  35. "Barcelona win thrilling Copa del Rey and drive Madrid to red card fury" (në anglisht). The Guardian. 27 prill 2025. Marrë më 1 maj 2025.
  36. "Levante 2–3 Barcelona" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 13 dhjetor 2025.
  37. "Pedri to be banned for Barcelona vs Elche after Clasico red card". Barca Blaugranes (në anglisht). Marrë më 13 dhjetor 2025.
  38. "Pedri injury news" (në anglisht). FC Barcelona. Marrë më 13 dhjetor 2025.
  39. "Pedri returns to field for Barcelona after one-month injury absence". Yahoo Sports (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2025. Marrë më 13 dhjetor 2025.
  40. "Barcelona star Pedri beats Lionel Messi record against Osasuna". Barca Blaugranes (në anglisht). 13 dhjetor 2025. Marrë më 14 dhjetor 2025.
  41. "34 debutantes en la sub-21 desde que empezó la fase de clasificación" (në spanjisht). Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit. 4 shtator 2020. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2021. Marrë më 8 gusht 2021.
  42. Feargal Brennan (14 mars 2021). "Barcelona star Pedri set for debut Spain senior call up". Football España (në anglisht). Marrë më 15 mars 2021.
  43. "Pedri, el sexto jugador más joven en debutar con la Roja". sport.es (në spanjisht). 25 mars 2021. Marrë më 15 korrik 2024.
  44. Jamie Braidwood (24 maj 2021). "Euro 2020 news Live: Sergio Ramos left out of Spain squad plus latest before England announcement". The Independent (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2022. Marrë më 24 maj 2021.
  45. "Pedri, Spain's youngest ever player at European Championship" (në anglisht). FC Barcelona. 14 qershor 2021. Marrë më 14 qershor 2021.
  46. José del Río (28 qershor 2021). "Unai Simon's horrific mistake for Croatia's opener" (në anglisht). Marca. Marrë më 7 korrik 2021.
  47. "Unai Simon and Pedri team up for shocking Spain own goal – but keeper gains "redemption"" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 7 korrik 2021.
  48. "Italy 1–1 Spain (pens: 4–2): Azzurri hold nerve to reach EURO final" (në anglisht). UEFA. 6 korrik 2021. Marrë më 7 korrik 2021.
  49. 1 2 3 "UEFA Euro 2020 Team of the Tournament revealed" (në anglisht). UEFA. 13 korrik 2021. Marrë më 13 korrik 2021.
  50. "Pedri, Garcia & Torres among Spain's Euro 2020 players named in Tokyo Olympics squad" (në anglisht). Goal.com. 29 qershor 2021. Marrë më 25 korrik 2021.
  51. "'The Olympics is not football' – Why Barcelona tried to block Pedri's latest Spain selection" (në anglisht). Goal.com. 15 korrik 2021. Marrë më 25 korrik 2021.
  52. "Pedri keeps rolling with game 66 of his season in Spain's Olympics opener" (në anglisht). The Guardian. 22 korrik 2021. Marrë më 25 korrik 2021.
  53. "Tokyo 2020: FC Barcelona Olympic Diary" (në anglisht). FC Barcelona. 7 gusht 2021. Marrë më 7 gusht 2021.
  54. "Spain at the 2022 World Cup: who is in Luis Enrique's 26-man squad?" (në anglisht). Reuters. 14 nëntor 2022. Marrë më 10 dhjetor 2022.
  55. "World Cup: Morocco beat Spain on penalties to reach quarter-finals" (në anglisht). BBC Sport. 6 dhjetor 2022. Marrë më 10 dhjetor 2022.
  56. "Spain show their class to beat Northern Ireland" (në anglisht). BBC Sport. 8 qershor 2024. Marrë më 8 qershor 2024.
  57. "England lose to Spain in Euros final" (në anglisht). BBC Sport. 15 korrik 2024. Marrë më 1 tetor 2024.
  58. "Messi finds playmaking partner in 18-year-old Pedri" (në anglisht). USA Today. 7 janar 2021. Marrë më 17 korrik 2021.
  59. "AP Interview: Pedri brings back brilliance to Barça midfield" (në anglisht). The Toronto Star. 1 shkurt 2021. Marrë më 17 korrik 2021.
  60. 1 2 "Messi remains Barcelona's talisman, but Pedri is the future" (në anglisht). ESPN FC. 1 dhjetor 2020. Marrë më 11 tetor 2021.
  61. "Pedri: From Real Madrid rejection to breaking through at Barcelona" (në anglisht). Marca. 19 tetor 2020. Marrë më 17 korrik 2021.
  62. "I 50 giovani da seguire nel 2021 secondo l'Uefa" (në italisht). Sky Sport. 5 janar 2021. Marrë më 17 korrik 2021.
  63. 1 2 "Pedri wins Golden Boy award for 2021 with Barcelona midfielder named best U21 in world". The Athletic (në anglisht). 22 nëntor 2021. Marrë më 22 nëntor 2021.
  64. 1 2 "Euro 2020 Pedri González Spain" (në anglisht). TSN. 1 korrik 2021. Marrë më 17 korrik 2021.
  65. "Who are the 39 best male players age 21 or under?" (në anglisht). ESPN FC. 29 prill 2021. Marrë më 17 korrik 2021.
  66. Sid Lowe (23 dhjetor 2020). "Has Lionel Messi's potential successor made him fall for football again?" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 17 korrik 2021.
  67. Sid Lowe (23 dhjetor 2020). "Has Lionel Messi's potential successor made him fall for football again?" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 11 tetor 2021.
  68. "Barcelona warned against rushing Pedri into next Messi role as Rivaldo calls for patience with teenager" (në anglisht). Goal.com. 9 janar 2021. Marrë më 11 tetor 2021.
  69. "Calcio. Il Barcellona blinda Pedri fino al 2026 con super clausola da 1 miliardo". Rainews (në italisht). 14 tetor 2021. Marrë më 16 tetor 2021.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  70. Arjun Singh Devgan (19 korrik 2021). "Golden Boy Award 2021: 5 Most Valuable Nominees" (në anglisht). 90min.com. Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2022. Marrë më 11 tetor 2021.
  71. Sam Dean (31 mars 2021). "Project 2000: Pedri is Barcelona's 'new Iniesta' – and may yet convince Lionel Messi to stay" (në anglisht). The Telegraph. Marrë më 11 tetor 2021.
  72. Ignasi Oliva Gispert (21 nëntor 2019). "Pedri: The 'new Iniesta' that Barcelona moved quickly to sign" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 11 tetor 2021.
  73. "Ronald Koeman: "Pedri must be the new Laudrup or the new Iniesta"" (në anglisht). Football España. 13 shkurt 2021. Marrë më 11 tetor 2021.
  74. "I 50 migliori teenager al mondo" (në italisht). Sky Sport. 5 shkurt 2021. Marrë më 17 korrik 2021.
  75. "Pedri – Player Profile and The Reason Why Barcelona Signed Him". FootTheBall (në anglisht). 8 shkurt 2021. Marrë më 9 shkurt 2021.
  76. "Could Pedri be 'skint' Barcelona's saviour?" (në anglisht). BBC Sport. 24 nëntor 2020. Marrë më 17 korrik 2021.
  77. "30 talenti da tenere d'occhio nel 2021" (në italisht). Sky Sport. 1 janar 2021. Marrë më 17 korrik 2021.
  78. Pedri González në Soccerway
  79. 1 2 "Pedri". EU-Football.info (në anglisht). Marrë më 14 qershor 2021.
  80. 1 2 3 "Pedri" (në anglisht). Transfermarkt. Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2025. Marrë më 14 qershor 2026.
  81. "Champions League breakthrough team of 2020" (në anglisht). UEFA. 30 dhjetor 2020. Marrë më 1 janar 2021.
  82. "Pedri named EURO 2020 Young Player of the Tournament" (në anglisht). UEFA. 11 korrik 2021. Marrë më 15 qershor 2025.
  83. "IFFHS Men's Youth (U20) World Best Player 2021" (në anglisht). IFFHS. 2 dhjetor 2021. Arkivuar nga origjinali më 2 dhjetor 2021. Marrë më 2 dhjetor 2021.
  84. "IFFHS MEN'S YOUTH (U20) WORLD TEAM OF THE YEAR 2021" (në anglisht). 9 dhjetor 2021. Arkivuar nga origjinali më 18 mars 2024. Marrë më 13 qershor 2026.
  85. "IFFHS MEN'S WORLD YOUTH (U20) TEAM 2022" (në anglisht). 12 janar 2023. Arkivuar nga origjinali më 15 shkurt 2023. Marrë më 13 qershor 2026.
  86. "Pedri and Aitana, Barça Players Award 2021–22" (në anglisht). FC Barcelona. 1 qershor 2021. Marrë më 1 qershor 2022.
  87. "Pedri i Clàudia Pina, guanyadors del Premi Barça Jugadors 2025" (në anglisht). FC Barcelona. 14 korrik 2025. Marrë më 14 korrik 2025.
  88. "Pedri González, Best Under-23 Player in LALIGA EA SPORTS for October" (në anglisht). La Liga. 29 tetor 2024. Marrë më 29 tetor 2024.
  89. "Pedri, LALIGA EA SPORTS Player of the Month for April" (në anglisht). La Liga. 24 prill 2025. Marrë më 24 prill 2025.
  90. "Pedri, LALIGA EA SPORTS Best Goal in August" (në anglisht). La Liga. 10 shtator 2025. Marrë më 10 shtator 2025.
  91. "Who is in the 2025 FIFPRO Men's World 11?" (në anglisht). FIFPRO. 3 nëntor 2025. Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2025. Marrë më 3 nëntor 2025.
  92. "PSG history-makers named in The Best Men's 11" (në anglisht). FIFA. 16 dhjetor 2025. Marrë më 16 dhjetor 2025.
  93. "The Athletic's end-of-season awards, 2024–25: Men's football" (në anglisht). The Athletic. 28 maj 2025.
  94. "The Athletic's end-of-season awards, 2024–25: Men's football" (në anglisht). The Athletic. 28 maj 2025.
  95. "The Athletic's end-of-season awards, 2024–25: Men's football" (në anglisht). The Athletic. 28 maj 2025.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Pedri te uebfaqja e FC Barcelonës
  • Pedri te uebfaqja e La Ligës