Pema Evropiane e Vitit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pema Evropiane e Vitit është një garë ndërkombëtare vjetore që organizohet përmes konkursit dhe me qëllim të përzgjedhjes së pemës më të mirë në Evropë. [1] Ngjarja organizohet nga Shoqata e Partneritetit Mjedisor (EPA), një organizatë e mbështetur nga Shoqata Evropiane e Pronarëve të Tokës dhe Komisioni Evropian. [1] Konkursi Evropian i Pemës së Vitit ka filluar që prej vitit 2011 duke zgjedhur një pemë nga vendet pjesëmarrëse në konkurs me votim publik. Si ngjarje ajo është frymëzuar nga një konkurs i mëparshëm kombëtar çek. Disa nga vendet pjesmarrëse në konkurs paraprakisht zhvillojnë një garë të ngjashme në nivel vendor përmes të cilit bëhet përzgjedhja e pjesëmarrësit të tyre. Votimi për Pemën Evropiane të Vitit fillon më 1 shkurt të çdo viti dhe zgjat deri në fund të muajit.[2]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Eric Simpson (1 janar 2015). "Branching out: Major Oak aims to win 'Eurovision for trees'" (në anglisht). BBC News Online. Marrë më 1 janar 2015.
  2. ^ "European Tree of the Year". www.treeoftheyear.org (në anglisht).

Linqe të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]