Jump to content

Pema e Jeniçerëve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pema e Jeniçerëve
AutorJason Goodwin
Titulli origjinalThe Janissary Tree
PërkthyesFari Laçka
GjuhaShqip (Origjinali në Anglisht)
Seria1
ZhanriHistori fiktive,thriller
Faqe332
ISBNISBN 978-9928-152-09-1
Përcjellet ngaGuri i gjarpërit 

Pema e jeniçerëve, një nga romanët më të bukur historik të shkruar vitet e fundit, nga historiani dhe shkrimtari i njohur anglez Jason Goodwin,është perkthyer në 40 gjuhë të ndryshme,duke perfshirë edhe atë shqipe. Protagonisti kryesorë është detektivi osman Jashim.

Gjithë historia e Pemës së jeniçerëve bazohet në një ngjarje të vërtetë. Në qershor të vitit 1826, sulltani Mahmud II shpërbën dhe vret mijëra prej trupave jeniçere që dikur kishin qenë elita e forcave ushtarake të Perandorisë Osmane, por që me kalimin e kohës ishin kthyer në elementë turbullues dhe kishin dalë jashtë kontrollit të sulltanit. Dhjetë vjet më vonë, trupat e reja të modernizuara sipas modelit perëndimor, të cilat zëvendësuan jeniçerët, duhet të paraqesin para njerëzve disa manovra dhe taktika ushtarake gjatë një parade. Dhjetë ditë para kësaj ngjarjeje, katër nga oficerët zhduken. Njeri prej tyre gjendet i vdekur. Kryekomandanti ia beson detyrën për të zgjidhur këtë mister Jashimit. Ndërkohë vritet konkubina e re e sulltanit dhe vidhen edhe xhevahiret e nënës së tij. Jashimi duhet të hetojë tri raste të ndryshme në të njëjtën kohë. Për shkak të këtij misioni, këmba e Jashimit shkel në vende të ndryshme si: ambasada, xhami dhe nëpër rrugët e rrugicat e Stambollit. Për të zgjedhur këto vrasje, Jashimi kërkon ndihmën e ambasadorit polak dhe gruas së ambasadorit rus. Ai zbulon se rastet kanë lidhje me njëri–tjetrin dhe përfshijnë jo vetëm intrigën për hakmarrje nga ana e jeniçerëve të mbetur gjallë dhe të fshehur diku, por edhe luftën për pushtet midis eunukëve të pallatit dhe orvatjet pa fund të ushtarakëve për demokratizimin e jetës, shoqërisë dhe vendit. Në libër permendet edhe figura te famshme shqiptare,Ali Pashë Tepelena dhe karakteri luftarak i popullit shqiptarë.[1]

Në vitin 2007, libri Pema e Jeniçerëve është nderuar me çmimin Edgar Allan Poe [2] për novelën më të mirë të vitit.

  1. ^ ""Pema e jeniçerëve": Ali Pasha një luan në oborrin e sulltanit". Arkivuar nga origjinali më 30 tetor 2013. Marrë më 28 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2012. Marrë më 28 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)