Perandoria e Parë Franceze
Perandoria e Parë Franceze ishte perandoria e formuar nga Napoleon Bonaparti ne vitin 1804. Me anen e nje referendumi Napoleoni behet perandor i perandorise se pare franceze. Napoleoni zhvilloi nje sere fushatash qe e zgjeruan perandorine e tij. Ne vitin 1805 pushtoi Vjenën dhe Perandorinë Austriake. Në vitin 1806 pushtoi Gjermaninë. Në vitin 1807 theu rusët dhe më pas pushtoi Spanjën. Në vitin 1806 për të mposhtur Anglinë shpalli bllokaden kontinentale sipas së cilës vendet aleate ose vasale të Francës ndërprisnin çdo marrëdhënie tregtare me Anglinë. Por kjo politike dëmtoi më shumë Francën për arsye se filloi mungesa e prodhimeve dhe pakënaqësia ndaj kësaj politike. Hapi tjetër fatal ishte sulmi ndaj Rusisë me një forcë prej 600,000 ushtarësh me pretekstin se nuk po zbatonte bllokadën kontinentale. Rezultati ishte fatal për francezët, sepse u kthyen vetëm 30,000 ushtarë. Ushtria ruse, por dhe i ftohti e kishin bërë punën e tyre. Në vitin 1813 ushtritë e bashkuara të Austrisë, Prusisë, Suedisë e Rusisë i shkaktuan disfatë Napoleonit në Lajpcig. Në vitin 1814, Parisi pushtohet nga ushtria evropiane dhe Napoleoni dorëzohet. Ai dërgohet në Elbë. Në vitin 1815 lë Elbën dhe hyn sërisht në Paris, ku pritet me brohoritje. Kështu merr pushtetin edhe për 100 ditë, deri sa mundet përfundimisht në Vaterlo dhe internohet në Shën Helenë, ku vdes në vitin 1821.