Perceptimi estetik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Ndjenjat na ndihmojnë që fenomenet, pra dukuritë, ti njohim në mënyrë më të plotë. Kjo njohje përmes ndjenjave quhet perceptim estetik. Me anë të këtij perceptimi përcaktojmë bukurinë e një individi,të një dukurie natyrore apo ndonjë shtaze. Kështu fenomenet të cilat i shohim me anë të shqisave, i bartim në mendje, e pastaj i vendosim në botën e ndjenjave, pra në botën estetike.