CPU takti i punës: Takti i punës së kompjuterit përcakton se sa shpejt do të punojë CPU dhe jepet në MHz ose GHz.Kompjuterët e sotëm punojnë me shpejtësi në më shumë se 3000 MHz.Sa më e madhe të jetë shpejtësia në MHz,aq më i shpejtë do të jetë kompjuteri.
Madhësia e RAM-it: Sa më shumë RAM memorie të ketë,aq më shpejtë do të punojë kompjuteri.
Shpejtësia dhe kapaciteti i hard-diskut: Hard-disqet maten me shpejtësinë e rrotullimit të tyre në minutë(tani IDE hard-disku deri në 10000 RPM e SCSI hard-disqet deri në 15000 RPM) dhe kapacitetit të tyre.Tani hard-disqet,për nga kapaciteti,janë duke u rritur me shpejtësi të madhe dhe maten me Gb(Giga bajt) që 1 Gb=1024 Mb(Mega bajt).Kjo mundëson edhe hapësirë të lirë në hard-diskun,pasi që kjo i duhet sistemit operativ gjatë ekzekutimit të programeve tuaja.Mungesa e hapësirës së lirë nënkupton pamundësinë e ekzekutimit të programeve tuaja.
Defragmentimi i diskut: Pas punës me kompjuter,fajllat do të copëtohen në pjesë më të vogla dhe do të shpërndahen nëpër tërë hard-diskun dhe si rezultat kompjuteri juaj do të ngadalësohet dukshëm.Duke ekzekutuar disk defragmenter programin i cili gjendet në Start menynë ngritëse,pastaj Programs dhe Accessories/System tools do të bëhet mbledhja e pjesëve të ndara të fajllave duke i bashkuar prapë së bashku.
Ekzekutimi i shumë detyrave (Multitasking): Windows-i mundëson ekzekutimin e më shumë se një programi në të njëjtën kohë.Sa më shumë programe që ekzekutohen në të njejtën kohë,aq më ngadalë do të kryhen ato.
Bit:Të gjithë kompjuterët punojnë në sistemin numerik binar i cili përbëhet prej dy shifrave :0 dhe 1.Njësia më e vogël e memories quhet bit (0 ose 1).Nëse flitet për hardware 32 bitësh,kjo do të thotë se 32 bitë përnjeherë mund t'i procesojë ai hardware.
Bajt(byte):1 bajt ka 8 bitë
Kilobajt :1 kilobaj ka 1024 bajtë
Megabajt :1 megabajt ka 1024 kilobajt,ose 1048476 bajt
Gigabajt :1 gigabajt ka 1024 megabajt
Terabajt :1 terabajt ka 1024 gigabajt
Fajllat :Të dhënat tuaja dhe programet janë të ruajtura në diskun tuaj si fajlla.Këta fajlla janë të ndryshëm dhe mund të përmbajnë të dhëna,programe ose sistemin tuaj operativ.
Direktoriumet (folderët) :Grupimi i fajllave me temë të njejtë bëhet folderë.
Rekordi (record):Rekordi është koleksioni i të dhënave brenda fajllit.