Kërceni tek përmbajtja

Peripli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fillimi i librit Periplous tou Euxeinou Pontou nga Arriani i Nikomedisë, Johann Froben dhe Nicolaus Episcopius, Bazel 1533

Peripli ose periplusi është një dokument dorëshkrimor që liston portet dhe vendreferimet bregdetare, në renditje dhe me largësi të përafërta të ndërmjetëve, që kapiteni i një anijeje mund të presë të gjejë përgjatë brigjeve.[1] Në këtë kuptim, peripli ishte një llojë rregjistri që kryente të njëjtin qëllim si itinerarium-i i mëvonshëm romak i ndalesave rrugore. Megjithatë, lundërtarët grekë i shtonin shënime të shumëllojta, që, nëse ishin gjeografë profesionistë, siç shumë ishin, bëheshin pjesë e shtesave në gjeografinë greke.

Eksplorimet e Hano Lundrimtarit në Afrikë

Forma e periplit është të paktën aq e vjetër sa historiani më i hershëm grek, joniani Hekateu i Miletit.[2] Veprat e Herodotit dhe Tukididit përmbajnë pasazhe që duket se janë mbështetur në periple.[3]

Një peripël ishte gjithashtu një udhëzues i lashtë naval për manovrimin gjatë sulmit të triremat do ti dilnin nga krahët ose rrethonin mbrojtësit për ti sulmuar ata nga mbrapa.[4]

Periplus është forma e latinizuar e fjalës greke περίπλους (periplous, nga kontraktimi i περίπλοοςperiploos), që do të thotë "të lundrosh përqark". Të dyja pjesët, peri- dhe -plous, ishin prodhimtare në mënyrë të pavarur: folësit e greqishtes e kuptonin termin fjalë për fjalë; megjithatë, ai zhvilloi pak kuptime të veçanta, një nga të cilët u bë termi standard në lundrimin e lashtë të fenikasve, grekëve dhe romakëve.

Peripël të njohur

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Studiuesit njohin mjaft shembuj periplësh:

Peripli i Himilkos sipas Ora Maritima të Avienusit
  • "'Lundrimi Fenikas Përqark Afrikës nën patronazhin e faraonit egjiptian Neko II, diku midis viteve 610 dhe 594 p.e.s.. Thuhet se ata e kryen lundrimin në tre vjet, duke lundruar nga Deti i Kuq përqark Afrikës duke u kthyer në grykëderdhjen e Nilit. Në këtë mënyrë ata mund të kenë qenë të parët që përshkuan Rrugën e Kepit. Këtë lundrim e raporton edhe Herodoti, ndërsa Straboni, Polibi dhe Ptolemeu e vënë në dyshim.[5] Kjo lidhet me veprimtarinë e ngjeshur të faraonit Neko II për të rritur fuqinë detare të Egjiptit, duke rekrutuar greko-jonianë të zhvendosur, për ti futur në marinën e tij që vepronte si në Mesdhe, ashtu dhe në Detin e Kuq.[6][7][8][9][10] Thuhet se Neko II kishte nisur punimet për ndërtimin e një kanali që të lidhte Nilin me Detin e Kuq, që do të përfundohej vetëm nën sundimin e mbretit pers Dari i Madh (522-486 p.e.s.), duke u bërë pararendësi i Kanalit modern të Suezit.[11][12] Sipas historianëve modernë, hollësitë e rrëfimit të Herodotit konfirmojnë të vërtetën e raportimit fenikas, madje sugjerojnë mundësinë se fenikasit e njihnin modelin rruzullor të Tokës. Megjithatë, asgjë e sigurtë rreth njohurive të tyre gjeografike dhe lundrimtare nuk ka mbijetuar, pavarësisht se dihet se atë bënë përparime të rëndësishme në këtë fushë.[13]
  • Peripli i Himilko Lundrimtarit, pjesë të cilat janë ruajtur te Plini Plaku dhe Avienusi.[14][15]
  • Peripli i Hano Lundrimtarit, kolonist dhe eksplorator kartagjenas që eksploroi brigjet e Afrikës nga Maroku i tanishëm drejtuar në jug deri në Senegalshekullin e VI ose të V p.e.s..[16][17][18][19]
Toponimet dhe rrugët e Periplit të Detit Eritreas, shek. I p.e.s.
Tre fazat e hartografisë së lashtë: 1. siç njihej në kohën e Homerit; 2. siç njihej në kohën e Hekateut (500 p.e.s.); 3. siç njihej në kohën e Ptolemeut (150 i e.s.)[24]
Hartë e botës e paraqitur te Topografia e Krishterë e Kozmas Indokopleustit. Toka paraqitet në formë drejtkëndore e rrethuar nga Oqeani Botëror, shek. VI
  • Peripli Detit Eritreas ose Detit të Kuq (Περίπλους τῆς Ἐρυθρᾶς Θαλάσσης, Períplous tē̂s Erythrâs Thalássēs) është shkruar nga një aleksandrin i helenizuar/romanizuar i shekullit të I të e.s.. Ai jep një itinerar bregdetar të Detit Eritreas (të Kuq), duke filluar nga porti i Berenice Trogloditikas. Përtej Detit të Kuq, dorëshkrimi përshkruan brigjet e Indisë deri në Lumin Gang si dhe brigjet e Afrikës (të quajtur Azania). Autori i panjohur i Periplit të Detit Eritreas pohon se Hipalosi, një marinar, njihte "erërat musonike" që e shkurtonin udhëtimin nga India në Detin e Kuq. Gjithashtu sipas dorëshkrimit, Briri i Afrikës quhej "Aromaton akron (Αρώματον ἄκρον, Kepi i Erëzave") apo Aromaton emporion (Ἀρωμάτων ἐμπόριον, Empori i Erëzave), ndërsa Jemeni modern ishte i njohur si "Vendi i Temjanit".[35][36]
  • Peripli i Detit Euksin (Περίπλους τοῦ Εὐξείνου Πόντου, Períplous toû Euxeínou Póntou, Periplus Ponti Euxini), një përshkrim i rrugëve detare përgjatë brigjeve të Detit të Zi, i shkruar nga Arriani (Αρριανός, Lucius Flavius Arrianus) në fillim të shekullit të II-të të e.s..[37]
  • Stadiasmus Maris Magni (Σταδιασμός ήτοι περίπλους της μεγάλης θαλάσσης) i shkruar nga një autor anonim rreth gjysmës së dytë të shekullit të III.[38]
  • Peripli i Detit të Jashtëm (Περιπλοισ τησ εΞω Θαλασσησ) i Marcianit të Heraklesë (Μαρκιανὸς Ἡρακλεώτης, Markianòs Hērakleṓtēs; Marcianus Heracleënsis) i cili përmend vende që nga Oqeani Atlantik deri në Kinë.[39]
  • Peripli i Detit të Brendshëm ((Περίπλους τῆς ἐντὸς θαλάττης, Periplūs tēs entos thalassēs) i Menipit të Pergamit (Μένιππος ὁ Περγαμηνός) që ka mbijetuar falë përfshirjes së një Epitomi të Periplit të Menipit nga Marciani i Heraklesë rreth vitit 400.[40][41]
  • Topografia e Krishterë (Χριστιανικὴ Τοπογραφία, Topographia Christiana) e Kozma Indikopleustit (Κοσμᾶς Ἰνδικοπλεύστης, që në shqip përkthehet Kozmai që lundroi në Indi) që në shekullin e VI, gjatë sundimit të Justinianit të I bëri disa udhëtime në Indi, të cilat i shkroi rreth vitit 550 në një manastir të Sinait.[42]

Rahnāmag-ët persë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lundërtarët persë kishin prej kohësh udhëzuesit e tyre lundrues, të quajtur rahnāmag رهنامهpersishten e mesme (nga lʾs (rāh, “rrugë”) + nʾmk' (nāmag, “libër”). Prej kësaj rrjedh termi رَاهْنَامَج (rāhnāmaj), رَهْنَامَج (rahnāmaj), një huazim nga persishtja pahlavi, dhe رهنامه rahnāmeh).[43] Ata listonin portet, vendreferimet bregdetare dhe largësitë përgjatë brigjeve.

Këta udhëzues lundrimi të shumë-cituar, tëë humbur datojnë të paktën nga shekulli XII. Disa prej tyre e përshkruanin Oqeanin Indian si "një det i vështir për tu përshkruar" dhe paralajmëronin se "rënia përqark e detit" e bënte të pamundur rikthimin.[44]

  1. ^ George Kish (1978). A Source Book in Geography (në anglisht). Harvard University Press. fq. 21. ISBN 0-674-82270-6.
  2. ^ Hekateu i Miletit (1896). Giacomo Tropea (red.). Ecateo da Mileto ed i frammenti della Periegesis (në italisht). Tipografia D'Amico.
  3. ^ Yuval Shahar (2004). Josephus Geographicus: The Classical Context of Geography in Josephus (në anglisht). Mohr Siebeck. fq. 40. ISBN 3-16-148256-5.
  4. ^ Pierre Briant; Amélie Kuhrt, red. (6 korrik 2015). "Persian Wars: the Persian Viewpoint". Oxford Research Encyclopedia of Classics (në anglisht). Oxford University Press. doi:10.1093/acrefore/9780199381135.013.4890. ISBN 978-0-19-938113-5.
  5. ^ Henry Smith Williams (1904). "VII. Phœnician Comerce – Sea Trade". The Historians' History of the World: Israel, India, Persia, Phoenicia, Minor Nations of Western Asia (në anglisht). Vëll. 2. The Trow Press. fq. 326–329.
  6. ^ Dmitri Panchenko (2008). "Parmenides, the Nile and the Circumnavigation of Africa by the Phoenicians". përmbledhur nga José María Candau Morón; Francisco José González Ponce; Antonio Luis Chávez Reino (red.). Libyae lustrare extrema: realidad y literatura en la visión grecorromana de África: homaje al Prof. Jehan Desanges (në anglisht dhe spanjisht). Universidad de Sevilla, Secretariado de Publicaciones. fq. 189–194. ISBN 978-844721156-2.
  7. ^ Jimmy Dunn. "Necho II's African Circumnavigation". Tour Egypt (në anglisht).[lidhje e vdekur]
  8. ^ Nelson Pierroti. "La exploración de África en los textos egipcios de Sahure a Neco II" (në spanjisht). Juan de la Torre Suárez.
  9. ^ Jorge Álvarez (3 tetor 2018). "La expedición egipcio-fenicia que circunnavegó África hace más de 2.500 años". La Brújula Verde (në spanjisht).
  10. ^ Ana Vázquez Hoys (19 qershor 2009). "Circunnavegación fenicia de África con Necao II (616 a.C.)" (në spanjisht). Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2019.
  11. ^ Angelo Solomon Rappoport (1903). "V. The Water Ways of Egypt". History of Egypt from 330 B.C. to the Present Time (në anglisht). Vëll. 3. The Grolier Society. fq. 235–290.
  12. ^ Rafael González Antón; Fernando López Pardo (2008). Rafael González Antón; Fernando López Pardo; Victoria Peña Romo (red.). Los fenicios y el Atlántico: IV Coloquio del CEFYP (në spanjisht). Centro de Estudios Fenicios y Púnicos. ISBN 978-84-612-8878-6.
  13. ^ Herman Ralph Friis, red. (1967). The Pacific Basin: A History of Its Geographical Exploration (në anglisht). American Geographical Society. fq. 19.
  14. ^ Nicholas Purcell (1999). "Himilco of Carthage, pioneering Atlantic navigator". përmbledhur nga Simon Hornblower; Antony Spawforth (red.). Oxford Classical Dictionary (në anglisht). Oxford University Press. fq. 707. ISBN 978-019522408-5.
  15. ^ Alfredo Mederos Martín (2006). "El periplo norteafricano de Ofelas" (PDF). Gerión. Revista de Historia Antigua (në spanjisht). Universidad de La Rioja. 24 (1): 65–84. ISSN 0213-0181. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 prill 2010. Marrë më 28 shkurt 2025.
  16. ^ Hano Lundrimtari (1864). Konstandinos Simonides (red.). The Periplus of Hannon, king of the Karchedonians, concerning the Lybian parts of the earth beyond the Pillars of Herakles (në anglisht). Trübner & Co.
  17. ^ Hano Lundërtari (1882). "Hannoni Carthaginiensium Regis Periuplus: Earum Quæ sunt ultra Herculis Columnas Libycarum Terræ Partium quem etiam dedicavit in Saturni delubro, exhibeutem hæcce". përmbledhur nga Karl Müller (red.). Geographi Graeci minores. E Codicibus Recognovit, Prolegomenis, Annotatione, Indicibus Instruxit, Tabulis Æri Incisis Illustravit (në latinisht). Vëll. 1. Firmin-Didot. fq. 1–14.
  18. ^ Alfredo Mederos Martín; Gabriel Escribano Cobo (2000). "El periplo norteafricano de Hannón y la rivalidad gaditano-cartaginesa de los siglos IV-III A.C." (PDF). Gerión. Revista de Historia Antigua (në spanjisht). Universidad de La Rioja (18): 77–107. ISSN 0213-0181. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 prill 2010. Marrë më 28 shkurt 2025.
  19. ^ Julián Garzón Díaz (1987). "Hannón de Cartago, Periplo (Cod. Palat. 398 fol. 55r-56r)". Memorias de historia antigua (në spanjisht). Universidad de Oviedo (8): 81–86. ISSN 0210-2943.
  20. ^ Skylaksi i Kariandës (1983). Michael L. Allain (red.). The Periplous of Skylax of Karyanda (në anglisht). Ann Arbor.
  21. ^ a b Eric H. Warmington; Jean-François Salles (1999). "Scylax of Caryanda". përmbledhur nga Simon Hornblower; Antony Spawforth (red.). Oxford Classical Dictionary (në anglisht). Oxford University Press. fq. 1374. ISBN 978-019522408-5.
  22. ^ Julián Garzón Díaz (1998–1999). "La geografía antigua y Escílax de Carianda" (PDF). Memorias de historia antigua (në spanjisht). Universidad de Oviedo (19–20): 9–24. ISSN 0210-2943.
  23. ^ a b Nicholas Purcell (1999). "Periploi, 'voyages around'". përmbledhur nga Simon Hornblower; Antony Spawforth (red.). Oxford Classical Dictionary (në anglisht). Oxford University Press. fq. 1141. ISBN 978-019522408-5.
  24. ^ William A. Herdman (1923). "I. Introductory: The Earliest Founders of Oceanography". Founders of Oceanography and Their Work: An Introduction to the Science of the Sea (në anglisht). Edward Arnold. fq. 4.
  25. ^ Eric Herbert Warmington; Antony Spawforth (1999). "Pytheas, Greek navigator, c. 310–306 BCE". përmbledhur nga Simon Hornblower; Antony Spawforth (red.). Oxford Classical Dictionary (në anglisht). Oxford University Press. fq. 1285. ISBN 978-019522408-5.
  26. ^ Joachim Lelewel (1836). Pythéas de Marseille et la géographie de son temps (në frëngjisht). Joseph Straszéwicz.
  27. ^ Enrique Gozalbes Cravioto (2003). Viajes y viajeros en el Mundo Antiguo (në spanjisht). Universidad de Castilla - La Mancha. fq. 18.
  28. ^ Francisco Javier Gómez Espelosín (2000). El descubrimiento del mundo: geografía y viajeros en la antigua Grecia (në spanjisht). Ediciones AKAL. ISBN 978-844600952-8.
  29. ^ Pseudo Skylaksi (2011). Graham Shipley (red.). Pseudo-Skylax's Periplous: The Circumnavigation of the Inhabited World: Text, Translation and Commentary (në anglisht). Bristol Phoenix Press. ISBN 978-190467582-2.
  30. ^ William Vincent, red. (1889). The Voyage of Nearchus and the Periplus of the Erythrean Sea (në anglisht). Oxford University Press.
  31. ^ Kenneth S. Sack (1999). "Agatharchides of Cnidus, Greek historian, geographer, and Peripatetic philosopher, c. 215–after 145 BCE". përmbledhur nga Simon Hornblower; Antony Spawforth (red.). Oxford Classical Dictionary (në anglisht). Oxford University Press. fq. 36. ISBN 978-019522408-5.
  32. ^ Agatharkidi i Knidit (1980). "Extracts from Agatharkhides 'On the Erythraean Sea' as epitomised by Photios". përmbledhur nga George Wynn Brereton Huntingford (red.). The Periplus of the Erythraean Sea, by an unknown author: With some Extracts from Agatharkhides 'On the Erythraean Sea' (në anglisht). The Hakluyt Society. fq. 177–196. ISBN 978-0-904180-05-3.
  33. ^ Nicholas Purcell (1999). "Scymnus of Chios, author". përmbledhur nga Simon Hornblower; Antony Spawforth (red.). Oxford Classical Dictionary (në anglisht). Oxford University Press. fq. 1374. ISBN 978-019522408-5.
  34. ^ Francisco Javier Gómez Espelosín (2006). "Viajes de verdad, viajes de mentira: literatura de viajes del período helenístico". Revista de filología románica (në spanjisht) (4 Extra). ISSN 0212-999X.
  35. ^ Xinru Liu (2010). The Silk Road in World History (në anglisht). Oxford University Press. fq. 20-41. ISBN 978-0-195-33810-2.
  36. ^ George Wynn Brereton Huntingford, red. (1980). The Periplus of the Erythraean Sea, by an unknown author: With some Extracts from Agatharkhides 'On the Erythraean Sea' (në anglisht). The Hakluyt Society. ISBN 978-0-904180-05-3.
  37. ^ Arrian Nikomedi (2003). Aidan Liddle (red.). Arrian: Periuplus Ponti Euxini (në anglisht dhe Ancient Greek). Përkthyer nga Aidan Liddle. Bloomsbury Academic. ISBN 978-185399661-0.
  38. ^ Karl Müller, red. (1882). "Anonymi Stadiasmus Sive Periuplus Maris Magni". Geographi Graeci minores. E Codicibus Recognovit, Prolegomenis, Annotatione, Indicibus Instruxit, Tabulis Æri Incisis Illustravit (në latinisht). Vëll. 1. Firmin-Didot. fq. 427–514.
  39. ^ Marciani i Heraklesë (1927). Wilfred Harvey Schoff (red.). Periplus of the Outer Sea, East and West, and of the Great Islands Therein (në anglisht). Commercial Museum. OCLC 5303996.
  40. ^ Aubrey Diller, red. (1952). "Menippi Periegeseos Periplus". The Tradition of the Minor Greek Geographers (në anglisht). American Philological Association. fq. 147–164.
  41. ^ William Smith, red. (1873). A Dictionary of Greek and Roman Biography and Mythology (në anglisht). John Murray.
  42. ^ Kozma Indikopleusti (2010). John Watson McCrindle (red.). The Christian Topography of Cosmas, an Egyptian Monk (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-1-108-01295-9.
  43. ^ Ali Akbar Dehkhoda; Mohamad Moʻin (1958–1966). "Rahnāma". Loghat-namehʻi Dehkhoda (në persisht). Tehran University Press. OCLC 1474012005.
  44. ^ Felipe Fernandez-Armesto (2001). Civilizations: Culture, Ambition, and the Transformation of Nature (në anglisht). Free Press. ISBN 0-7432-0248-1.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]