Shko te përmbajtja

Petar Sučić

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Petar Sučić
Sučić me Dinamo Zagrebin në 2024
Informacioni personal
Data e lindjes 25 tetor 2003 (22 vjeç)
Vendi i lindjes Livno, Bosnje dhe Hercegovinë
Gjatësia 1.83 m (6 ft 0 in)
Pozicioni(et) Mesfushor-mbrojtës
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Internazionale
Numri 8
Karriera me të rinjtë
2013–2018 NK Sportprevent Bugojno
2018–2020 Iskra Bugojno
2020–2022 Zrinjski Mostar
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2022–2025 Dinamo Zagreb 51 (6)
2022–2023Zrinjski Mostar (huazim) 27 (0)
2025– Internazionale 1 (0)
Karriera ndërkombëtare
2021–2022 Bosnja dhe Hercegovina U21 16 (0)
2022–2023 Bosnja dhe Hercegovina U21 8 (0)
2024– Kroacia 9 (1)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 23:05, 25 gusht 2025 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 23:12, 9 qershor 2025 (UTC)

Petar Sučić (i lindur më 25 tetor 2003) është një futbollist profesionist kroat i cili luan si mesfushor-mbrojtës me klubin italian Internazionale dhe kombëtaren kroate.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sučić i hodhi hapat e parë në futboll duke luajtur me një klub lokal të qytetit të tij të lindjes para se në vitin 2018 të bëhej pjesë e Iskra Bugojno. Dy vite më pas, ai kaloi te akademia e Zrinjski Mostar. Në janar 2022, Sučić firmosi një marrëveshje pesë-vjeçare me Dinamo Zagrebin.[1]

Në qershor 2022, Sučić u dërgua në formë huazimi te ish klubi i tij Zrinjski Mostar.[2] Ai bëri debutimin e tij si profesionist në një ndeshje të raundeve kualifikuese të UEFA Ligës së Kampionëve kundër Sheriff Tiraspol më 6 korrik në moshën 18 vjeç.[3]

Më 15 korrik 2023, Sučić luajti ndeshjen e tij të parë me Dinamo Zagrebin në Superkupën e Kroacisë kundër rivalëve të Hajduk Split, duke fituar trofeun e parë në karrierë.[4] Një javë më vonë, ai bëri debutimin e tij në kampionat kundër të njëjtit kundërshtar.[5]

Në dhjetor 2023, Sučić firmosi një kontratë të re me klubin deri në qershor 2028.[6] Në maj 2025, në ndeshjen e javës së fundit të kampionatit, Sučić shënoi golin e vetëm të takimit kundër Varaždin, e cila rezultoi të ishte ndeshja e tij e fundit me klubin.[7]

Më 4 qershor 2025, Sučić u transferua në Itali te Interi në një marrëveshje pesë-vjeçare.[8] Ai debutoi me klubin më 17 qershor në barazimin 1–1 kundër Monterrey në fazën e grupeve të FIFA Kupës së Botës për Klube 2025, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 68të.[9]

Më 25 gusht 2025, Sučić luajti ndeshjen e tij të parë në Serie A në fitoren 5–0 kundër Torinos në javën e parë të sezonit 2025–26.[10] Ai asistoi golin e dytë të ndeshjes të shënuar nga Marcus Thuram dhe u lavdërua për performancën e tij.[11]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sučić ka lindur në Bosnje dhe Hercegovinë nga prindër kroat. Ai luajti me disa ekipe moshash të Bosnjes, përfshirë ekipin nën-19 ku ai ishte kapiten nën drejtimin e trajnerit Ivica Barbarić.

Në maj 2024, Sučić njoftoi se do të përfaqsonte kombëtaren kroate.[12] Ai u thirr për herë të parë në ekipin e parë në shtator për ndeshjet e UEFA Ligës së Kombeve kundër Portugalisë dhe Polonisë.[13] Ai bëri debutimin e tij me ekipin kombëtar më 5 shtator në humbjen 2–1 kundër Portugalisë në Estádio da Luz, duke zëvëndësuar Luka Modrić në minutën e 77të.[14]

Kushuriri i tij, Luka Sučić, është gjithashtu futbollist profesionist i cili luan në Spanjë me Real Sociedadin dhe kombëtaren kroate.[15]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Përditësuar më 25 gusht 2025[16]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Zrinjski Mostar (huazim) 2022–23 Premier Liga Boshnjake 270505[a]0370
Dinamo Zagreb 2023–24 HNL 2516111[b]01[c]0432
2024–25 HNL 265105[d]2327
Gjithsej 5167116210759
Internazionale 2024–25 Serie A 4[e]040
2025–26 Serie A 1000000010
Gjithsej 1000004050
Gjithsej karriera 796121212501179
  1. Një ndeshje në UEFA Ligën e Kampionëve, katër ndeshje në UEFA Ligën e Konferencave
  2. Tre ndeshje në UEFA Ligën e Kampionëve, një ndeshje në UEFA Ligën e Evropës, shtatë ndeshje në UEFA Ligën e Konferencave
  3. Ndeshje në Superkupën e Kroacisë
  4. Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampionëve
  5. Të gjitha ndeshjet në FIFA Kupën e Botës për Klube
Përditësuar më 9 qershor 2025[17]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Kroacia 202451
202540
Gjithsej91

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Rezultatet e Kroacisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Sučić.[17]
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Petar Sučić
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
115 tetor 2024Stadiumi Kombëtar, Varshavë, Poloni4 Polonia2–13–3UEFA Liga e Kombeve A 2024–25
Zrinjski Mostar[16]
Dinamo Zagreb[16]
  1. "Hrvatski mediji hvale bh. talenta koji je stigao u Dinamo". reprezentacija.ba (në boshnjakisht). 3 korrik 2023. Marrë më 5 korrik 2023.
  2. "Omladinski reprezentativac BiH Petar Sučić iz Dinamo Zagreba stigao na posudbu u Zrinjski". scsport.ba (në boshnjakisht). 17 qershor 2022. Marrë më 20 qershor 2022.
  3. "Protiv Zrinjskog favorita nema: Prvak BiH ima realne šanse za drugo pretkolo". sportsport.ba (në boshnjakisht). 6 korrik 2022. Marrë më 8 korrik 2022.
  4. "Mladi bh. talenat u debiju za Dinamo oduševio i osvojio trofej: Nije moglo biti ljepše". sportsport.ba (në boshnjakisht). 16 korrik 2023. Marrë më 19 korrik 2023.
  5. "Hajduk preokretom i golom u nadoknadi porazio Dinamo usred Maksimira". scsport.ba (në boshnjakisht). 21 korrik 2023. Marrë më 21 korrik 2023.
  6. "Veliki bh. talenat potpisao novi ugovor sa Dinamom". reprezentacija.ba (në boshnjakisht). 1 dhjetor 2023. Marrë më 1 dhjetor 2023.
  7. "Dinamo 1–0 Varaz" (në anglisht). Transfermarkt. 25 maj 2025. Arkivuar nga origjinali më 8 mars 2025. Marrë më 14 gusht 2025.
  8. "Petar Sučić joins Inter". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 4 qershor 2025. Marrë më 4 qershor 2025.
  9. Ante Buškulić (18 qershor 2025). "Kakav debi! Petar Sučić zaigrao za Inter na Svjetskom prvenstvu pred više od 80 000 gledatelja". Sportske novosti (në kroatisht). Marrë më 18 qershor 2025.
  10. "VIDEO/ Interi e nis me marshin e pestë, goleadë mbresëlënëse ndaj skuadrës së re të Ismajlit e Asllanit". Panorama Sport. 25 gusht 2025. Marrë më 26 gusht 2025.
  11. "E nisi sezonin me asist, Suçiç flet pas fitores së Interit: Nëse duam trofe, duhet të luftojmë". Panorama Sport. 26 gusht 2025. Marrë më 26 gusht 2025.
  12. "Petar Sučić nakon odlaska iz dresa BiH: "Hrvatska je moja domovina"" (në kroatisht). SportSport.ba.
  13. "Dalić objavio popis igrača za početak Lige nacija" (në kroatisht). Federata Kroate e Futbollit. 19 gusht 2024. Marrë më 4 shtator 2024.
  14. "Portugal v Croatia game report" (në anglisht). ESPN FC. 5 shtator 2024.
  15. "Sportske novosti - Mladi talent postaje sve važnija karika Dinama: 'Prvijenac protiv Hajduka bio bi mi najdraži gol karijere'". sportske.jutarnji.hr (në kroatisht). 10 dhjetor 2023.
  16. 1 2 3 "Petar Sučić" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 8 mars 2024.
  17. 1 2 "Petar Sučić". EU-Football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 15 nëntor 2024.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]