Pete Buttigieg
Peter Paul Montgomery Buttigieg ( shqipt. Butexhexh) i njohur shkurtimisht si Pete Buttigieg, është një politikan amerikan i cili ka shërbyer si sekretar i transportit në vitet 2021 - 2025.
I lindur më 19 janar 1982, në South Bend, Indiana, Buttigieg është anëtar i Partisë Demokratike, ish-oficer detar dhe ka shërbyer si kryetari i 32-të i bashkisë së South Bend, Indiana, nga viti 2012 deri në vitin 2020, gjë që i dha atij dhe nofkën e "Kryebashkiaku Pete".
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I diplomuar në Kolegjin e Harvardit dhe në Universitetin e Oksfordit, ai ka puniar si konsulent dhe më pas si oficer inteligjence në Rezervën e Marinës së Shteteve të Bashkuara, duke arritur gradën e togerit. Ai u mobilizua dhe u dërgua në luftën në Afganistan për shtatë muaj në vitin 2014.
Buttigieg kandidoi në primaret presidenciale të Partisë Demokratike të vitit 2020, duke nisur fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 më 14 prill 2019. Ai u bë burri i parë që e deklaroi hapur homoseksualitetin e tij që nisi një fushatë presidenciale në kampim e demokratëve. Pavarësisht pritshmërive fillimisht të ulëta, ai fitoi vrull të konsiderueshëm në mesin e vitit 2019 kur mori pjesë në disa takime me qytetarët dhe debate televizive . Buttigieg fitoi ngushtë zgjedhjet paraprake në Iowa dhe u rendit i dyti në zgjedhjet paraprake në New Hampshire, duke u kthyer në të parin kandidat presidencial që ka arritur të fitojë në zgjedhje paraprake. Buttigieg hoqi dorë nga gara më 1 mars 2020 dhe mbështeti Joe Biden të nesërmen.
Presidenti i zgjedhur Biden emëroi Buttigieg si kandidatin e tij për Sekretar të Transportit në dhjetor 2020. Emërimi i tij u konfirmua më 2 shkurt 2021, duke e bërë atë sekretarin e parë gej në historinë e SHBA-së si edhe personi më i ri që ka shërbyer ndonjëherë si Sekretar i Transportit.[1]
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërsa shërbente si kryetar bashkie i South Bend, Buttigieg doli hapur si homoseksual në vitin 2015.
Në vitin 2018 u martua me Chasten Glezman, një mësues shkolle dhe shkrimtar. Në maj të vitit 2021 ata u bënë prindër me binjakë.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Myzyraj, Isa (2021-02-05). "Pete Buttigieg bëhet Sekretari i parë Gay në SHBA". Historia ime. Marrë më 2026-06-11.
- ↑ "Sekretari amerikan i transportit dhe burri i tij bëhen prindër me binjakë". NEWSBOMB. 2021-09-05. Marrë më 2026-06-11.