Peter Diamandis

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Peter H. Diamandis lindur më 20 maj 1961, është një inxhinier, mjek dhe sipërmarrës i shquar greko-amerikan i njohur keyesisht si themelues dhe President i X Prize Foundation (Fondacionit X Prize), bashkë-themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i universitetit Singularity University si edhe si bashkautor i librave bestseller të the New York Times “Begati: E ardhmja është më e bukur se sa e mendoni” (Abundance: The Future Is Better Than You Think ) dhe "GUXIM: Si të guxoni më shumë, të krijoni pasuri e të keni ndikim te fuqishem në botë". (BOLD: How to Go Big, Create Wealth, and Impact the World).. Ai është ish-CEO dhe bashkëpunëtor i Zero Gravity Corporation, themelues dhe nënkryetar i Space Adventures Ltd., themelues dhe President i Rocket Racing League, themelues i International Space University, themelues i Planetary Resources, themelues i Celularity, themelues i Students for the Exploration and Development of Space (Studentët për Kërkimin dhe Zhvillimin e Hapësirës), ​​nënkryetar dhe themelues i Human Longevity, Inc.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Femijëria dhe vitet e rinisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Diamandis lindi në Bronx, New York. Prindërit e tij, të dy emigrantë grekë, punponin në fushën e mjekësisë. Babai i tij ishte mjek. Që në moshë shumë të re, Diamandis shprehu një interes të veçantë për eksplorimin e hapësirës. Në moshën 8 vjeçare, ai filloi t’u jepte leksione mbi hapësirën ​​familjes dhe shokëve të tij. Në moshën 12 vjeç, Diamandis fitoi vendin e parë në Konkursin Estes Rocket Design Competition për ndërtimin e një sistemi lëshimi të tillë që të lëshonte njëkohësisht tre raketa.

Pasi mbaroi shkollën e mesme Great Neck North High School më 1979, Diamandis ndoqi Hamilton College për vitin e tij të parë të studimeve të larta e më pas u transferua në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets (Massachusetts Institute of Technology) ku vazhdoi studimet në  biologji e fizikë. Gjatë vitit të tij të dytë në MIT, më 1980, Diamandis u bë bashkëthemelues i  Students for the Exploration and Development of Space (Studentët për Eksplorimin dhe Zhvillimin e Hapësirës).

Diamandis u diplomua në MIT më 1983 me një diplomë B.Sc. në Gjenetikë Molekulare e vazhdoi më pas sstudimet Master në Departamentin e Mjekësisë të Universitetit të Harvardit (Harvard Medical School). Gjatë vitit të dytë të studimeve ai bashkë-themeloi Fondacionin Space Generation për të promovuar projekte dhe programe që do të ndihmonin " Aktivitetin për Hapësirën" – d.m.th. studimet e brezave të lindur pas Sputnik-ut  për shkëputjen prej tokës.

Gjatë vitit të tij të fundit të studimeve në mjekësi, më 1989, Diamandis ishte Menaxhuer i  Pergjithshëm i International Space University (Universiteti Ndërkombëtar Hapësinor) dhe CEO i International Micro Space, një kompani për lëshimin e mikrosatelitëve.

Në vitin 1986, Diamandis i ndërpreu përkohësisht studimet në mjekëis dhe u kthye në MIT për të ndjekur një Master në Aeronautikë dhe Astronautikë, duke kryer punë kërkimore në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA (NASA Johnson Space Center) në Laboratorin Man të Automjeteve të MIT dhe në Institutin Whitehead Biomedical Institute.  Pasi përfundoi M.Sc. në MIT, Diamandis u kthye në Harvard dhe përfundoi studimetz Master në Mjekësi.


Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Diamandis ka qenë pjesë e bordeve drejtuese të një numri kompanish gjatë karrierës së tij, duke përfshirë këtu Hyperloop dhe Cogswell Polytechnical College. Ai ka fituar, gjithashtu, disa çmime në fushën e tij, duke përfshirë çmimin ‘"No Boundaries" Innovator of the Year ‘ të The Economist, çmimin ‘Neil Armstrong Award for Aerospace Achievement and Leadership’ (Çmimi Neil Armstrong për Arritje dhe Udhëheqje në Aktivitetin për Hapësirën, Çmimin Botëror të Teknologjisë (the World Technology Award) të paraqitur nga Këshilli Botëror i Teknologjisë, Çmimin Arthur C. Clarke për Inovacion, etj.


International Space University[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1987, gjatë vitit të tretë të studimeve në mjekësi, Diamandis (së bashku me Todd Hawley, Walter Anderson dhe Robert Richards) u bë bashkë-themelues i International Space University (Universiteti Ndërkombëtar Hapësinor). Diamandis u emërua Drejtor Menaxhues i  dhe Drejtor i Pëtrgjihtshëm Operacional i universitetit deri në vitin 1989. Sot, ISU ofron një program të Studimeve Hapësinore diplomë të akredituara në dy dretime të Studimeve Hapësinore. Ai është tranformuar në një kampus universitar me vlerë30 milion dollarë e seli në Strassburg, Francë.

Fondacioni Xprize

Në 1994, Diamandis themeloi Fondacionin X PRIZE (pas dështimit të International MicroSpace Inc dhe pasi lexoi Spirit of St. Louis të  Charles Lindbergh.  Ai është President dhe CEO i fondacionit.

X PRIZE u krijua për të financuar dhe operuar një konkurs nxitës (me vlerë prej 10 milion dollarësh) me qëllim frymëzimin e një brezi të ri anijesh kozmike private pasagjerësh. Çmimi u bë publik më 18 maj 1996 në St. Louis në Missuri ndërkohë që Diamandis nuk kishte burime financiare e as një ekip të mirëfilltë. Përfundimisht çmimi u financua prej Familjes Anousheh dhe Hamid Ansari nëpërmjet një marrëveshjeje sigurimesh dhe kështu u riemërtua Ansari X PRIZE në shenjë mirënjohjeje për ta.

Konkursi prej 10 milion dollarësh tërhoqi 26 ekipe nga shtatë vende të botës dhe u fitua në 4 tetor 2004 prej  Mojave Aerospace Ventures, një ekip i drejtuar nga projektuesi të njohur të aviacionit Burt Rutan dhe i financuar prej bashkëpunëtorit të Microsoft Paul Allen. Aanija fituese, SpaceShipOne, u ngrit në hapësirë ​​dy herë brenda dy javësh (kushti për të fituar konkursin). Fluturimi i parë u bë në 29 shtator 2004 (me pilot Mike Melvill) dhe fluturimi i dytë, ai fitues, u bë në 4 tetor 2004 (me pilot Brian Binnie). SpaceShipOne ishte anija e parë hapësinore e pilotuar joqeveritare në botë dhe tani gjendet e ekspozuar në Muzeun Kombëtar të Hapësirës Ajrore pranë anijes Spirit of St. Louis.