Petraq Xhillari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Petraq Xhillari lindi në Përmet më 11 qershor të vitit 1943 është aktor i njohur shqiptar.

Në vitin 1995 Kasi kreu liceun aertistik për pikturë në 1965 –1969, futet në studion për aktorë pranë Teatrit Kombëtar dhe vazhdon studimet deri në vitin 1971. Këtë vit u emërua aktor pranë këtij teatri. Punoi si aktor në Teatrin Kombëtar deri në vitin 1993, ku realizoi rreth 50 role në skenë e mbi 10 në kinematografi, kryesisht role karakteri.

Ndër rolet më të suksesshëm në teatër përmendim rolet në dramën “Njërëz të thellësive”, Thani “Prometeu”, Arseni “Pas provimit të fundit”, Rojtari i varrezës “Kush e solli Doruntinën”, Malua “Zonja nga qyteti”, Spiceri “Romeo e Zhulieta”, etj. Në vitin 1995 hap teatrin e parë privat në Shqipëri, "Kafe Teatër 1", në një sallë me 90 vetë, në të cilin u vunë 4 vepra skenike, ku pjesët “Epopeja e supës” dhe “Në katin e dytë është parajsa” janë më të suksesshmet. U nda nga jeta më 27 dhjetor 2014.

Filmografia[redakto | përpunoni burim]

  1. Watch! (2008) .... Old father
  2. Gjurmë në dëborë (1984)
  3. Agimet e stinës së madhe (1981)....Mesuesi i muzikes
  4. Intendanti (1980).....Nane (Personazhi kuzhinjeri partizan)

Mysafiri (1979) Rrobaqepsi (Zoti "NATA")[redakto | përpunoni burim]

  1. Gjeneral gramafoni (1978).....Veizi (Personazhi qe ndez dritat me vajgur te qytetit)
  2. Nga mesi i errësirës - (1978) Dyqanxhiu
  3. I treti - (1978) Selmani
  4. Njeriu me top - (1977) Ndihmesi


3Stooges.jpg Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.