Petraq Zoto

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Petraq Zoto (Ziçisht, 20 dhjetor 1937 - 6 shtator 2015) ka qenë arsimtar dhe shkrimtar shqiptar.

U lind në Ziçisht të Devollit më 1937. Kreu studimet e larta për gjuhë shqipe - histori dhe gjuhë shqipe - letërsi. Afro 10 vjet punoi mësues në Devoll e në Korçë. Në mars 1969 u emërua drejtor i pallatit të kulturës të Korçës, më pas drejtor i teatrit "Andon Zako Çajupi". Për 10 vjet kryesoi edhe degën e Korçës të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Në vitet 2001-2005 punoi në shtëpinë botuese "Mësonjëtorja", redaktor i botimeve letrare. U nda nga jeta më 6 shtator 2015.