Petrit Malaj (politikan)
Petrit Malaj | |
|---|---|
| Ministër i Financave | |
Titullar | |
| Në detyrë Korrik 2024 | |
| Presidenti | Bajram Begaj |
| Kryeministri | Edi Rama |
| Paraprirë nga | Ervin Mete |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 13 tetor 1978 (47 vjeç) Tiranë, Shqipëri |
| Nënshtetësia | Shqiptar |
| Shkollimi | Universiteti i Tiranës, University of Wisconsin–La Crosse, Georgetown University |
| Punësimi | Ekonomist, konsulent financiar |
Petrit Malaj (lindur më 13 tetor 1978) është ekonomist dhe politikan shqiptar. Prej korrikut të vitit 2024, ai ushtron funksionin e Ministrit të Financave në qeverinë e kryeministrit Edi Rama.[1]
Jeta e hershme dhe arsimimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Malaj lindi më 13 tetor 1978 në Tiranë. Ai përfundoi studimet në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2001, në degën Financë-Bankë. Më pas ndoqi studimet master për Administrim Biznesi në University of Wisconsin–La Crosse në SHBA. Gjithashtu, është kualifikuar në fushën e bankës dhe financës pranë Georgetown University.[2]
Karriera profesionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga viti 2010, ka mbajtur pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv të BDO Albania, pjesë e rrjetit ndërkombëtar BDO që ofron shërbime në fushën e konsulencës financiare, auditimit dhe tatimeve.
Ka punuar më herët edhe pranë disa institucioneve bankare në Shqipëri, përfshirë Raiffeisen Bank dhe Bankën Italo-Shqiptare, pjesë e Intesa Sanpaolo Banking Group.[3]
Në janar 2024, u emërua Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.[4]
Në korrik të po atij viti, ai mori detyrën e Ministrit të Financave.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Petrit Malaj". Kryeministria.al (në anglisht). Marrë më 2025-06-26.
- ↑ "Kush është Petrit Malaj, ministri i ri i Financave". TV Klan. Marrë më 2025-06-26.
- ↑ "Petrit Malaj – Biografi e plotë (PDF)" (PDF). Banka e Shqipërisë (në anglisht). Marrë më 2025-06-26.
- ↑ "Zv. Kryeministrja Belinda Balluku prezanton Petrit Malaj si kreun e ri të AKBN". AKBN. Marrë më 2025-06-26.