Kërceni tek përmbajtja

Picallë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Picallë
Map
Popullsia
 • Total
425 banorë

Picalla është një fshatkomunën Petrelërrethin e TiranësShqipërisë.

Sipas thënieve e legjendave, ka versione të ndryshme lidhur me prejardhjen e emrit të fshatit. Emri Picallë rrjedh nga emri Pici, i një drejtuesi ushtarak administrativ, apo shpirtëror i hershëm në atë territor, dhe vendi u quajt vendi i Picit apo Picallë. Ky opsion tregohet edhe si emri i banorit të parë të vendosur aty. Ai quhej Picalli sepse tregohet thënia e dëgjuar “po shkojmë tek Picalli”, e pas vdekjes së tij vendi mori emrin e tij Picallë. Më vonë fisi u zgjerua me familje të tjera duke zgjeruar fshatin.

Fshati gjendet rreth 8 kilometra në jug të Tiranës, pas kodrave të Liqenit të Tiranës. Ka një sipërfaqe prej 10km2 dhe ndodhet 110 metra mbi nivelin e detit. Ai shtrihet në brigjet e lumit Erzen në anën veriore të lumit. Kufizohet me fshatin Stermas në lindje, me fshatin Dumje në jug, me fshatin Arbanë në perëndim ndërsa pas kodrave të fshatit në veri ndodhet qyteti i Tiranës.

Për të shkuar në fshatin Picallë, ka tri pika nisjeje. Pika e parë e nisjes është nga ana lindore e liqenit të Thatë (liqeni i Garrujsve), fillimisht me një territor malor i cili është i gjatë dhe kërkon deri në qafë rreth 60 minuta rrugëtim. Ky intinerar rruge i asfaltuar është tepër panoramik, pothuajse pa trafik deri në qafë midis lapidarit dhe obeliskut. Pikënisja e dytë(që kërkon 30 minuta rrugëtim) fillon në stacionin e fundit të autobuzit në Saukun e Vjetër. Pikënisja e tretë është hyrja para urës së Farkës, në rrugën për në Baldushk drejt perëndimit. Unaza rrugore e asfaltuar që mbyll branda vetes kodrat e bukura Sauk-Bathore-Stërmas-Picallë, afër 15km, si perimetër dhe hapësirë tokësore është pjesë e Parkut të Madh të Tiranës për punë e jetesë në kushte shumë të mira mjedisore, një prej lagjeve periferike nga më të bukurat në breg të Erzenit. Mbasi ke lënë mbrapa qafën e lapidarit, një hapsirë e gjerë kodrinore të hapet përpara, aty fillon zbritjen në fshatin Picallë në një hyrje të ngushtë e cila vjen duke u zgjeruar si pamje. Sa më shumë zbret drejt qendrës së fshatit mbi rrugën e asfaltuar që dredhon në hapsirat midis kodrave jo të vogla apo bregoreve të larta, bindesh për të vecantën e tij. Vendi eshtë shumë i hapur, majë tri kodrave të para shihen brumbuj banesash të tre fiseve më të vjetra dhe të mëdha të fshatit. Ata kanë qenë tre fiset më te hershme, me mbiemër Dervishi, Qershori, Stafa, që kanë emërtuar dhe lagjet e tyre si banim, e sigurisht pranë secilës lagje ata kanë edhe varrezat e vjetra e te reja te vendosura maje bregoreve të dukshme. Secili prej fiseve është prezent aty prej disa brezash me 15-20 familje secila të ndarë degë, ku goxha prej tyre janë larguar këto 20-30 vitet e fundit.

Fshati ka klimë nëntropikale-mesdhetare me dimër të ftohtë dhe verë të nxehtë. Shtrirja përgjatë lumit Erzen ndikon që vera të mos jetë e nxehtë, me temperaturë mesatare të korrikut 24 °C, ndërsa dimri i ftohtë, por jo me temperatura shumë të ulta, për arsye se kodrat përrreth e mbrojnë nga erërat e ftohta te veriut. Temperatura mesatare e janarit shkon ne +7° Celsius. Në vit bie rreth 1 189 mm shi.