Shko te përmbajtja

Pippo Baudo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pippo Baudo
Pippo Baudo në vitin 2016
Lindi
Giuseppe Vittorio Raimondo Baudo

(1936-06-07)7 qershor 1936
Militello in Val di Catania, Siçili, Itali
Vdiq16 gusht 2025 (89 vjeç)
Romë, Lacio, Itali
Profesioni
  • Prezantues televiziv
  • Producent televiziv
  • Skenarist
Vite aktiviteti1959–2022
Bashkëshorti/ja
Angela Lippi
(m. 1970; div. 1975)

Katia Ricciarelli
(m. 1986; div. 2004)

Giuseppe Vittorio Raimondo "Pippo" Baudo (7 qershor 1936 – 16 gusht 2025) ishte një prezantues televiziv italian. Një nga figurat më të njohura të televizionit në vendin e tij, ai pati një karrierë që zgjati gjashtë dekada.

Ai shpesh quhej me nofkën "Superpippo" (duke iu referuar emrit italian të personazhit Super Goof). Baudo ishte gjithashtu drejtor artistik dhe president i Teatrit Stabile në Katania nga viti 2000 deri më 2007.

Jeta e hershme dhe karriera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Baudo në vitin 1975

Baudo lindi në Militello in Val di Catania. Ndërsa studionte degën e juridikut në Universitetin e Katanias, ai u përfshi në botën e showbizzit si aktor dhe prezantues. Ai gjithashtu mësoi të luante në piano. Megjithëse ishte i interesuar për spektaklin, përfundoi studimet dhe u diplomua në juridik. Në fund të viteve 1950, u bë këngëtar dhe pianist i orkestrës Moonlight. Në vitin 1959, Pippo u shfaq për herë të parë në televizionin italian gjatë një episodi të emisionit të Enzo Tortora-s La conchiglia d'oro.[1]

Ai u bë i njohur duke moderuar disa programe të RAI-t, si dhe duke shërbyer si drejtor artistik. Pippo nënshkroi edhe me Mediaset, por nuk arriti të rikthente suksesin e dikurshëm. Popullariteti i tij pati ringritje kur prezantoi programin "Novecento" në RAI, që e çoi më pas sërish në drejtimin e programit të njohur të së dielës "Domenica In" dhe të "Festivalit të Këngës Italiane".

Në vitet 1970, ndihmoi në krijimin e kanalit privat me bazë në Katania, "Antenna Sicilia". Në vitin 1987, prezantoi "Festival" në Mediaset pas një konflikti me presidentin e RAI-t, Enrico Manca. Më vonë u rikthye në RAI 1 me programin "Gran Premio", ndërsa "Serata d'Onore" transmetohej në Rai Due.

Në natën hapëse të Festivalit të Sanremos 1995, pak pasi filloi spektakli, një burrë, Pino Pagano, u ul buzë ballkonit të sallës me qëllim për të kryer vetëvrasje duke u hedhur poshtë, ai u ndalua në kohë nga vetë Baudo, duke marrë duartrokitje nga publiku.[2]

Në vitin 1997, ai nënshkroi sërish me Mediaset, por programet e tij "La canzone del secolo" dhe "Tiramisù" të cilat patën shumë pak sukses. Në vitin 1999, Baudo u ftua nga Rai Tre për të prezantuar programin e ri të mbrëmjes "Giorno dopo Giorno", që më vonë u quajt "Novecento".

Në vitin 2002, ai prezantoi sërish Festivalin e Sanremos, pas dështimit të edicionit të vitit 2001. Ai zgjodhi si bashkëprezantuese Manuela Arcurin dhe Vittoria Belvederen. Në vitin 2004 u largua nga RAI, por u rikthye në vitin 2005 me programin "Sabato Italiano" në Rai Uno. Më 2 tetor 2005 prezantoi për herë të tetë programin e së dielës Domenica in (1979–1985, 1991–1992, 2005–2010).

Në vitin 2008, ai prezantoi për të trembëdhjetën herë Festivalin e Sanremos, duke kaluar rekordin e Mike Bongiornos, i cili e kishte prezantuar njëmbëdhjetë herë.

Jeta personale dhe vdekja

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2004, Baudo dhe bashkëshortja e tij, sopranoja italiane Katia Ricciarelli, u divorcuan, pas një martese që kishte nisur në vitin 1986. Nga martesa e parë kishte dy fëmijë: Alessandro (i lindur në vitin 1962), që jeton në Australi, dhe Tiziana (e lindur në vitin 1970).

Baudo ndërroi jetë më 16 gusht 2025, në moshën 89-vjeçare, si pasojë e një infarkti.[3]

  1. "Pippo Baudo è morto, addio al conduttore che ha fatto la storia della tv". la Repubblica (në italisht). 16 gusht 2025. Marrë më 16 gusht 2025.
  2. Eddy Anselmi (2009). Festival di Sanremo: almanacco illustrato della canzone italiana (në italisht). Panini Comics. ISBN 978-8863462296.
  3. "È morto Pippo Baudo". Ansa (në italisht). 16 gusht 2025.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]