Pirana (Prizren)
Piranë | |
---|---|
Shteti | ![]() |
Rajoni | Prizren |
Komuna | Prizren |
Lartësia | 302 m (m.n.d.) |
Zona Kohore | UTC+1 |
Verore | UTC+2 |
Koordinatat | 42° 17′ 33″ Veri 20° 40′ 21″ Lindje |
Piranë është një vendbanim në komunën e Prizrenit, Kosovë. Fshati shtrihet në hapsirën gjeografike të rrafshit të Dukagjinit në fushën e Podrimës.
Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pozita e mirë gjeografike që ka fshati, toka bujqësore si dhe rrjedha e dy lumenjëve (Drini i Bardhë dhe Topllu) bëjnë që fshati të ketë të zhvilluar bujqësinë ku më shumë se 50 % e popullsisë merren me bujqësi. Pirana është qendër e rëndësishme nëpër të cilën kalon rruga magjistrale e cila lidh qytetin e Prizrenit me Gjakovën dhe Rahovecin, rruga e cila lidh fshatrat e thella si Reti e ulët, rruga e vjetër për Rahovec poashtu rruga e cila lidh Therandën me Prizrenin.
Pirana në lindje kufizohet me fshatin Zojz, në jug-lindje me fshatin Arbanas dhe në jug me fshatin Landovicë. Në perëndim e ndan Drini i Bardhë me fshatrat e Hasit të Prizrenit : Krajk e Çollak, në veri me fshatrat Krushë e vogël, Qëndres si dhe Reti e ulët.
Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pirana ka një popullsi prej 3.800 banorë prej të cilëve 98% janë Shqiptarë.
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Atmagja | Billusha | Caparca | Dedaj | Dobrushta | Dojnica | Drajçiqi | Dushanova | Gërnçari | Gornjasella | Gorozhupi | Grazhdaniku | Gjonaj | Hoça e Qytetit | Jabllanica | Jeshkova | Kabashi | Kabashi i Hasit | Karashëngjergji | Kobaja | Kojusha | Korisha | Krajku | Krusha e Vogël | Kushnini | Kushtendili | Landovica | Leskoveci | Lezi | Lubinja e Epërme | Lubinja e Poshtme | Lubiçeva | Lubizhda | Lubizhda e Hasit | Lukinaj | Lutogllava | Llokvica | Malësia e Re | Manastirica | Mazreku | Medveci | Milaj | Murademi | Mushnikova | Nasheci | Nebregoshti | Novaku | Novosella | Petrova | Pirana | Pllaneja | Pllanjani | Poslishti | Pouska | Randobrava | Reçani | Romaja | Sërbica e Epërme | Sërbica e Poshtme | Skorobishti | Smaqi | Srecka | Struzha | Shkoza | Shpenadia | Trepetnica | Tupeci | Velezha | Vërbiçani | Vërmica | Vlashnja | Zojzi | Zymi | Zhivinjani | Zhuri
![]() |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |