Pjeset Integrale te kompjuterit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

'''TEKNOLOGJIA E PROCESORËVE INTEL CORE i3,5,7'''


Procesori i Intel-it Core i3

Corei3.jpg

Procesorët Core i3 janë paraparë të jenë linja e re e Intel-it, pas ndaljes së prodhimit të brendit Core 2. Procesorët e pare Core i3 janë lansuar së pari në Janar 7, 2010. Core i3 i parë i bazuar në platformën Nehalem, me një njësi të procesimit grafik (GPU) të integruar dhe dy bërthama. I njejti procesor është gjithashtu në dispozicion sikur Core i5 dhe Pentium, me disa dallime të vogla në konfiguracion. Një zgjidhje e menqur për shtëpi dhe zyrë, procesori i Intel-it Core i3 gjithashtu përmban teknologjinë e mbiprocesimit, që mundëson secilën bërthamë ë procesorit të punojë në dy detyra në të njejtën kohë, duke ofruar performancën që ju nevojitet për kryerjen e disa veprimeve në të njejtën kohë. Qmimi i një procesori Core i3 është rreth 140$, që është një qmim mjaft i mirë për një Intel procesor që mund të performojë disa veprime në të njejtën kohë.



Procesorët e ri të Intel-it Core i5 dhe Core i7

Corei57.jpg

Dy procesorët e ri të Intelit (860 dhe 870) janë homologë të linjës më të mirë të serisë së qipave Core i7 900, dhe testet fillestare (duke përdorur pllakën amë të Intelit DP55KG)* tregojnë se performaca është në nivel të duhur. Testet fillestare gjithashtu tregojnë se niveli-hyrës Core i5 750 është teknologjia për t’i kushtuar vëmendje të madhe sa i përket produktit më të mirë të mundshëm për paranë tuaj. Shënim: Ky artikull mbulon procesorët Intel Core i5 dhe i7 të cilët janë prezentuar në Shtatorë, 2009.


Spjegimi i tërësishëm i procesorëve të Intelit – duke përfshurë ndarjen e procesorit Core i7 – përshinë disa dallime potencialisht konfuze në mes qipeve. Pra, kjo është ajo që ju duhet të dini. Seritë ekzistuese Core i7, të ashtuquajtura Bloomfield, tani përmbajnë tri produkte të ndara: procesorët 3.33-GHz Core i7 975, 3.06-GHz Core i7 950 dhe 2.66-GHz Core i7-920 . Mes procesorëve Core i7-950 dhe Core i7-920 qëndrojnë procesorët e ri të ashtuquajtur “Lynnfield” 2.93GHz Core i7 870 dhe 2.8-GHZ Core i7 860. Procesori më i ri 2.66-GHz Core i5 750 është një qip Lynnfield gjithashtu, por për atë do të diskutojmë më poshtë.

Turbo Boost: Mbiprocesimi Automatik


Seritë e procesorëve Core i7 dhe Core i5 ende suportojnë të njejtin fuksionalitet automatik të mbiprocesimit, apo Turbo Boost, sikur seritë e procesorëve Core i7 900. Sidoqoftë, ky tipar i është instaluar qipeve më të reja. Seritë e procesorëve të Core i7 900 vetëm do të rrisin shumëzuesit deri në një maksimum prej dy hapave shtesë sipas kërkesave të sistemit (duke marur një processor 3.33-GHz deri në 3.6GHz varësisht se sa bërthama janë në përdorim). Procesorët e ri “Lynnfield” janë në gjendje të kërcejnë pesë hapa shumëzimi për serinë e qipave 800(duke marur një procesor 3.33-GHz deri në 3.6-GHz) dhe katër për Core i5 750 (2.66-GHz deri 3.2-GHz)

Performanca

Të dy seritë e procesorëve Core i7 800 suportojnë mbingarkesën njësoj sikur seritë Core i7 900. Sidoqoftë seria e procesorëve Core i5 750 me performancën e saj të përgjithshme paraqet një produkt të shkëlqyeshëm duke pasur parasysh qmimin prej 200$. Vetëm një dallim prej 5% në performancë vërehet në mes të Core i5 750 dhe Core i7 870 i cili ka një qmim prej 555% (bazuar në testimin e dy procesorëve sipas WorldBench6). Pra ku mbetet procesori Core i7 870? Duke qenë se qmimi është gati identik me atë të procesorit 3.06-GHz Core i7 950, është e vështirë të gjenden arsye valide për blerjen e këtij qipi. Tipari Turbo Boost i Core i7 870 përfundimisht e mund shpejtësinë e Core i7 950m për për blerësin entuziast, madhësia më e madhe e memories për njësinë e procesimit grafikor apo GPU (në gjuhën angleze) është një tipar jo shum lehtë për të injoruar. Procesori Core i7 860 ka një qmim më të arsyeshëm prej 285$, me kusht që ju të mund të keni një përdorim të majftueshëm të funksionalitetit mbingarkues të tij. Mbetet të shihet se sa larg seritë e procesorëve Core i7 800 do të mbiprocesojnë në krahasim me seritë Core i7 900, gjë që do bënte një diferencë të madhe në këtë fushë. Sa për Core i5 750, ky qip duket të jetë fitues solid për ata që duan të kenë platformën Nehalem pa pasur nevoj të shpenzojnë shuma të mëdha të parave.

Fundi.jpg



KARTELA GRAFIKE

Gpu-connections.png

Funksioni I nje kartele grafike është që të gjeneroj daljen e fotografisë në një ekran.Funksioni I shumicës së kartelave grafike është që të procesojnë skena 3D dhe grafikë 2D,kapje të video imazheve,dekodimin e MPEG-2 dhe MPEG-4.Kartelat tjera grafike me performance më të larta dhe më modern përdoren për qëllime më të mëdha siq janë lojrat kompjuterike. Pjesa hardverike e një kartele grafike mund të jetë e integruar në pllakën amë të kompjuterit.Por kjo teknologji është përdorur në makinat më të hershme sepse këto kartela kanë të metat e tyre.Ndër të metat kryesore është që këto kartela përdorin RAM memorien kryesore të sistemit duke e zvogluar RAM-in e përgjithshëm.Kjo është problem për ata që dëshirojnë të procesojnë aplikacione 3D.Në tjetrën anë kartelat grafike jo të integruara kanë procesorin dhe RAM-in e tyre personal gjë që e lehtëson punën sepse imazhet procesohën në kartelë dhe pastaj transferohen në sistemin bazë.Pllakat amë më modern kanë në veti vendet e quajtura AGP,PCI dhe PCI Express për vendosjen e kartelave grafike gjë që mundëson vendosjen e kartelave grafike më të forta. Kartelat grafike më moderne përmbajnë :

NJËSIA E PROCESIMIT GRAFIKAL ( GPU )

Është një procesor I dedikuar për procesimin e imazheve grafike.Ky procesor është I dizajnuar që të kalkulojë proceset e grafiqeve 3D dhe vizatimet 2D.Atributet kryesore të një procesori grafikal janë frekuenca e bërthamës së procesorit që sillet prej 250MHz deri 4GHz dhe një numër të tubacioneve të cilat bëjnë përkthimin e 3D imazheve. BIOS VIDEO-ja Bios-i I një videoje përmbanë programin kryesorë I cili zakonisht është diskret por përmbanë informacionin kryesorë që I nevojitet sistemit bazë për të komunikuar me kartelën grafike të vendosur në pllakën amë.

VIDEO MEMORJA

Type Memory clock rate (MHz) Bandwidth (GB/s)
DDR 166 - 950 1.2 - 30.4
DDR2 533 - 1000 8.5 - 16
GDDR3 700 - 2400 5.6 - 156.6
GDDR4 2000 - 3600 128 - 200
GDDR5 900 - 5600 130 - 230

Kapaciteti I memorjeve të kartelave grafike më modern sillet prej128Mb deri 4Gb.Përderisa video memorja nevojitet të ketë qasje nga GPU-ja ,ajo shpesh përdorë memorje me shpejtësi shumë të lartë ose memorje me shumë hyrje siq janë VRAM,WRAM,SGRAM etj.Por që nga viti 2003 në përdorim ka hyrë një teknologji e re që njihet me emrin teknologjia DDR.Gjatë viteve në vazhdim është avnacuar kjo teknologji duke kaluar në DDR2,DDR3,DDR4 dhe DDR5.

KONVERTERI I MEMORJES SË ZAKONSHME NGA DIGJITAL NË ATË ANALOG ( RAMDAC )

Kjo pjesë bënë konvertimin e sinjaleve digjitale në ato analoge për përdorim nga kompjuterët që kanë ekranë me hyrje analoge siq është CRT ekrani.RAMDAC është një lloj cipi I cili rregullon funksionin e këtij konvertimi.Siq u tha më lartë kjo përdoret për ekran I cili është I vjetër por me digjitalizimin e ekraneve dhe integrimin e RAMDAC-it në GPU ,gati sa nuk është zhdukur përdorja e këtyre konvertimeve sepse të gjitha pamjet tashmë janë digjitalizuar dhe të gjitha ekranet ëe përodren për pamje kanë hyrje digjitale.

DALJET

Gpu-connector.jpg

Si dalje më të njohura njihen: -Video hyrje dhe video dalje per S-Video e cila është dalje analoge e cila përdoret për të lejuar konektimin e televizionave,DVD players,video rekorderëve dhe konzolave të video-lojrave. -Interfejsi visual I digjitalizuar për kualitet të lartë e cila është dalje digjitale e cila përdoret për te lejuar konektimin e televizionave me qualitet të lartë,LCD-të ,plasma ekranet etj. - DB-15 për grupe të video grafiqeve e quajtur edhe VGA konektor e cila përdoret për të lejuar konektimin e ekraneve CRT të cilët janë të vjetër tashmë.


PAJISJET FTOHËSE

80mm fan.jpg

Kartelat grafike përdorin shumë energji elektrike kështu që nga kjo energji ato nxehen.Nëse kjo nehtësi nuk evitohet ato mund të tej nxehen dhe mund të dëmtohen.Për këtë qëllim përdoren tri mënyra të eliminimit të kësaj nxehtësie: -Heat Sink:Është ftofje pasive e cila përdorë tubacione të metalit ( alumin ose bakër ) në të cilat lëvizë ajri I ftohur ose në disa raste edhe uji.Në rastet kur përdoret ajri në të gjendet edhe një flladitës I jashtëm përdoret për të ndihmuar ftofjen. -Computer Fan:Është ftofje aktive e cila përdoret më së shpeshti me ftofjen Heat Sink.Është pajisje e cila lëvizë për të mundësuar ndërrimin e saj.Shpejtësia e tij mund të ndërrohet për të evituar zhurmën ose për të pasur ftofje më të madhe. -Ëater Block:Është ftofje e llojit Heat Sink e cila përdorë ujin në vend të ajrit.Uji levizë në bllok duke e shëndrruar nxehtësin në ujë të nxehtë edhe pasta jai ftohet në radiator.Kjo është ndër zgjidhjet më mira që ekzistojnë.



FURNIZIMI ME ENERGJI

ATX-Netzteil.jpg

Pasi energjia e procesimit në kartela grafike është rritur,ashtu është rritur edhe nevoja për energji elektrike.Këto kartela pretendojnë që të konsumojnë një energji mjaft të madhe.Përderisa CPU dhe furnizuesi me rrymë kohëve të fundit kanë lëvizur drejt efiqiencës sa më të lartë,nevojat e GPU për rrymë vazhdojnë të rriten vazhdimisht duke e bërë kartelen grafike përdoruesin më të madhë të energjis elektrike në kompjuterë.Edhepse furnizuesit me rrymë shkojnë në drejtim të furnizimit sa më të madhë me energji,porti PCI Express lejon furnizimin me 75 watt.Kartelat grafike më moderne me përdorim të madhë të energjisë elektrike zakonisht përdorin kombinim të 6-pin (75 watt ) ose 8-pin ( 150 watt ) hyrjes që lidhet direkt në furnizues me rrymë.




Teknologjia më e re e USB-ve\


USB 3.0 (Universal Serial Bus )


Kemi ndëgjuar kohëve të fundit të flasin shumë për USB 3.0 dhe ndoshta mund të i’u interesoj se cili është dallimi në mes të USB 2.0 dhe asaj 3.0. USB 3.0 ose ndryshe SUPERSPEED USB është e arritura e rradhës nga teknologjia e USB-ve.Shumë herë ka ndodhur që të jemi para PC presim që dërgojmë të dhëna nga PC në USB dhe anjsjelltas, dhe kjo ka marrur shumë kohë ndonjëher ka humbur durimin e njerëzve. Për këtë arsye është menduar dhe realizuar USB 3.0. USB 3.0 është llogaritu të jetë 10 herë më e shpejt se 2.0, përderisa shpejtësia maksimale e USB 2.0 është 480 MBps ,shpejtësia e USB 3.0 arrinë 4.8GBps. Cdo gjë që kërkon shpejtësi më të madhe do të përfitoj nga kjo e arritur.Ndryshe nga USB 1.0 dhe USB 2.0, USB 3.0 sjell disa ndryshime në pamjen e lidhësve. priza A e USB që lidhet me PC duket e njejtë, por brenda është një set shtesë i lidhësve në fillim të prizës me ngjyrë të kaltër që e bënë të vërehet që është USB 3.0.Në anën tjetër të kabllos, priza B që lidhet me USB duket ndryshe, ka një Micro Type B që i ka të gjitha lidhjet e tij te paraqitura horizontalisht. Si rezultat i kësaj nuk mund të përshtatim një kabëll të USB 3.0 në një paisje USB 2.0.Sidoqoftë paisjen USB 3.0 mund t`a lidhim me një kabllo tjetër në PC që do të thotë nuk duhet ndrruar PC për të përdorur USB 3.0. Nëse vendoset në portat e USB 2.0 atëher do të mund të punoj mirëpo jo me rritje te shpëjtësisë. Mendohet që te prodhohen rreth 140 milion njësi përgjatë vitit 2011 dhe deri në 340 milion në vitin 2012.

Disku i fiksuar (Hard disku)

Disku i fiksuar apo Hard disku, është njësi për memorim të qëndrueshëm i cili, si te disketat shfrytëzon mediumin magnetik për ruajtje të të dhënave dhe punon në parim të njejtë. Disku përbëhet prej disa pllakave magnetike (të lyera me feromagnet) të montuara në bosht të përbashkët reth të cilit rrotullohen me shpejtësi të madhe. Pllakat zakonisht janë nga alumuni (tek disa modele janë nga qelqi). Kokat magnetike janë të montuara në një bartës i cili quhet krëhër dhe qëndrojnë në distancë shum të vogël nga pllakat që rrotullohen. Për çdo pllakë magnetike ekzistojnë nga dy koka magnetike.


Të dhënat në disk organizohen në mënyrë të ngjajshme si tek disketat: çdo pllakë ka dy anë, në çdo anë ka numër të caktuar shtigjesh, çdo shteg ka numër të caktuar sektorësh, ndërsa çdo sektor përmban numër të caktuar të bajtave. Term i ri i cili paraqitet tek disqet është cilindri. Cilindri është bashkësia e të gjithë shtigjeve që ndodhen në distancë të njejtë nga qendra e rotullimit (shtigje me numër të njejtë rendor).


Hard disqet janë të shpejtë dhe më efikas dhe pa dyshim më të besueshme. Mundësia e lëvizjes të kokave nga periferia në drejtim të qendrës dhe anasjelltas si dhe rrotullimi i pllakave, bën të mundur qasjen (shkruarjen ose leximin e të dhënave) deri tek të gjithë sektorët e diskut. Të gjitha kokat magnetike në disk në një moment ju qasen shtigjeve me numër të njejtë rendor (cilindër)


Realizimi fizik i disqeve në parim është i njejtë tek të gjitha disqet. Ndryshimet mes disqeve në lidhje me performansat e tyre shprehen nëpërmjet disa vetive: kapaciteti i disqeve, koha mesatare e qasjes, shpejtësia e transmetimit të dhënave dhe keshimi i diskut:

Kapaciteti i disqeve.

Kapaciteti i diskut shprehet me sasinë e të dhënave që mund të shkruhet në disk. Ky numër sillet nga disa megabajt (MB) në fillim deri në disa qindra gigabajt (GB) tek disqet bashkëkohore. Ndryshimi i madh i madhësisë prej disa rendeve tregon rëndësinë e kapacitetit të disqeve dhe intensitetin e zhvillimit të këtyre njësive memorike.

Koha mesatare e qasjes.

Koha mesatare e qasjes (shpejtësia mesatare e qasjes) është koha që i duhet diskut të pozicinojë kokën manjetike mbi sektorin e zgjedhur rastësisht. Koha mesatare matet nga momenti i dërgimit të sinjalit me adresën e sektorit deri te pozicionimi i kokës. Shpejtësia e qasjes sillet nga 5 ms tek më të shpejtët deri 15 ms tek disqet më të ngadalshëm.

Shpejtësia e transmetimit të të dhënave.

Shpejtësia e transmetimit të dhënave është numër që tregon sasinë e të dhënave që mund të lexohen në një sekondë, me kusht që ato fizikisht të jenë shkruar në mënyrë sekuenciale (njëra pranë tjetrës). Kjo veti më shumë varet nga sasia e të dhënave të shkruara në një shteg dhe nga shpejtësia e rrotullimit të pllakave. Teoritikisht kjo shpejtësi është prodhim i numrit të sektorëve në shteg, numrit të bajtave në sektor dhe shpejtësisë të rrotullimit të pllakave në sekondë.

Qanta Solare

Nje qante solare nga studio daneze e dizajnit,mund ta bente ate me stil dhe praktike per nje person qe ndjek moden dhe I nderron paisjet e tije elektronike.Qanta solare ka rreth 100 celula solare te selikonit ne perberje,ne perques,qe marrin driten e diellit dhe gjenerojne (funksionojne) me 2 wat te energjise se perdorshme e cila ruhet ne nje bateri litium –jon (koka bateri qe e mban llaptopin ose thjesht bateri qe mban ma gjat se te tjerat) Fuqia nga bateria eshte perdore nga qanta solare e dores,ju mund ta veshni ate me veshjen atmosferike Diffuse ,nje veshje e cila ka sensore dhe me shume se nje mije drita te fabrikuara.Sensoret nxjerrin ose hapin CO2 ne ajer the transmetojne informacionet ne nje mikroprosesore te vogel.Bazuar ne perqendrimin e gazit,dridhjen ose impulsin e drites ne modele te ndryshme.


REFERENCAT :

- http://www.pcworld.com/article/171556/intels_new_core_i7_and_core_i5_processors_explained.html

- http://www.intel.com/products/processor/corei3/index.htm

- http://en.wikipedia.org/wiki/Video_card

- http://www.maximumpc.com/article/features/everything_you_need_know_about_usb_30_plus_first_spliced_cable_photos?page=0,0

- http://www.pcworld.com/article/186566/usb_30_finally_arrives.html

- http://www.pcworld.com/article/186209/first_certified_usb_30_products_announced.html?tk=rel_news

- http://www.computerworld.com/s/article/9162399/USB_3.0_The_new_speed_limit

- http://news.discovery.com/tech/solar-purse-powers-electronics-110527.html