Shko te përmbajtja

Pjetri, njeriu fatlum

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pjetri, njeriu fatlum
RegjiaBille August
Shkruar ngaBille August
Anders August
Bazuar nëLucky Per by Henrik Pontoppidan
Në role kryesoreEsben Smed
Katrine Greis-Rosenthal
Shpërndarë ngaNordisk Film
GjuhaDanish

Pjetri, njeriu fatlum (danisht: Lykke-Per) është një film dramatik danez i vitit 2018 i regjisorit Bille August. [1] Në gusht të vitit 2018, ishte një nga filmat e përzgjedhur për t'u nominuar për kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj” në Çmimet Oscar të 91-ta.[2] Filmi bazohet në romanin me tetë vëllime (i përkthyer fillimisht në anglisht si Lucky Per, por më vonë dhe më saktë si A Fortunate Man: fjala danishte lykke nuk përkthehet thjesht si “fat”)[3] , shkruar nga autori danez fitues i Çmimit Nobel, Henrik Pontopidan, i botuar mes viteve 1898 dhe 1904.[4] Titulli i filmit është përkthyer prej vitit 2018 nga Paul Larkini: A Fortunate Man, dhe është botuar nga "Museum Tusculanum Press". Filmi u publikua në platformën Netflix në SHBA më 19 prill 2019.[5]

Filmi zhvillohet në fund të shekullit të 19-të, kur personazhi kryesor Peter Sideniusi studion për inxhinieri në universitet. Ai largohet nga Jutlanda rurale drejt Kopenhagës dhe shkëput të gjitha lidhjet me të atin autoritar, të devotshëm nga krishtërimit më saktësisht asaj kalviniste. Ai e urren të atin dhe refuzon dhuratën e tij, një orë xhepi. Pjetri, me plot vetëbesim dhe i çliruar nga familja dhe feja e krishterë, është i varfër por studion fort. Ai miqësohet me një kameriere, e cila e mëson me jetën e qytetit dhe e prezanton me botën e seksit, por ai e largon nga jeta e tij, sapo ai ngjitet në statusin shoqëror.

Pjetri takohet me Ivan Salomonin, i cili rrjedh nga një familje e pasur bankierësh hebreje. Ivani e pëlqen inxhinierin ambicioz e të zgjuar dhe veçanërisht projekti madhor revolucionar i Pjetrit për të shfrytëzuar fuqinë e ujit dhe erës për të zhvilluar vendin me energji elektrike. Ivani e ndihmon Pjetrin të përshtatet me intelektualët lirë, mendimin e ri politik, biznesmenët e klasës së pasur, rregullat dhe mendimet kulturore, si edhe me familjen Salomon. Vajza e tyre, Jakobe, ishte e paracaktuar të martohej me Ejbertin, një burrë i madh në moshë, i pasur dhe hebre, por ajo bie në dashuri me Pjetrin. Pjetri dështon të fitojë miratimin e ministrisë së qeverisë për planet e tij. Filipi, patriarku i familjes Salomon, vendos ta dërgojë Pjetriin në Austri për të thelluar studimet e tij inxhinierike dhe për të marrë mësime nga të tjerë mbi planet e tij për kanale, mullinj ere dhe energji ujore. Pjetri dhe Jakobja ndahen për shkak të udhëtimeve të tij.

Pjetri mëson nga vëllai i tij, Eberhardti, se i ati është i sëmurë, megjithatë, pasi familja Sidenius nuk e pranon Jakoben, sepse është hebreje, Pjetri niset për në Vjenë dhe nuk merr pjesë në varrimin e të atit. Jakobja shkel normat e familjes së saj duke shkuar në Austri për ta vizituar Pjetrin. Ata kalojnë kohë së bashku dhe ajo mbetet shtatzënë. Ndërkohë që studiuesit austriakë miratojnë idetë e Pjetrit, Ivani dhe i ati vendosin ta mbështetin financiarisht. Jakobja fillon të bëjë planet e martesës dhe një udhëtim së bashku në Angli. Pa dijeninë e Pjetrit, nëna e tij e mbetur e ve dhe e varfër shpërngulet në Kopenhagë dhe i lutet Pjetrit të kthehet tek Krishti. Ajo përpiqet t’i japë orën e xhepit të të atit. Pjetri zemërohet nga një tregim që ndan e ëma dhe largohet pa e marrë orën.

Një takim për projektin caktohet dhe gjithçka është gati, përveç miratimit nga ministri i qeverisë. Pjetri refuzon të kërkojë falje për një shpërthim të mëparshëm dhe krenaria e tij bashkë me arrogancën e shkatërrojnë projektin. Nëna e Pjetrit vdes dhe i lë atij orën e xhepit bashkë me një letër këshillash. Pjetri e çon trupin e saj përsëri në Jutland për ta varrosur pranë të atit dhe qëndron aty për një farë kohe. Gjatë qëndrimit në fshat, sytë e Pjetrit ndalen tek Inger, vajza e famullitarit. Ai kalon net të shqetësuara dhe përballet me një krizë ekzistenciale, duke besuar se i ati e ka mallkuar dhe se Zoti po e gjykon atë dhe mënyrën e tij të jetës. Kur kthehet në Kopenhagë, Pjetri e prish fejesën me Jakoben. Jakobja tronditet thellë, duke mos i treguar Pjetrit se është shtatzënë. Tani Pjetri është i refuzuar nga shoqëria e Kopenhagës dhe kthehet në shtëpi i varfër. Jakobja aborton fshehurazi.

Pjetri kthehet në shtëpi dhe martohet me Ingerin. Edhe pse bëhen me tre fëmijë, ata nuk janë të lumtur. Së shpejti, Pjetri izolohet nga gruaja dhe fëmijët. Jakobja përdor pasurinë që do të kishte trashëguar dhe hap një shkollë bamirësie për fëmijët e braktisur dhe jetimët në Kopenhagë. Si përgjigje ndaj një letre nga Pjetri, Jakobja udhëton në Jutland për ta vizituar për herë të fundit. Ai i tregon se po vdes nga kanceri dhe ia lë pasurinë e tij modeste shkollës së saj. Në fund shihet Pjetri që ecën drejt bregdetit dhe qëndron në të njëjtin vend, ku dikur kishte festuar momentin që ishte pranuar në universitet.

Kasti i aktorëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Reagimi i kritikës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Festivalin e Filmit Hebraik të New York-ut në vitin 2019, Elisebeth Dyssegaard tha për filmin:

  1. "The first trailer for 'A Fortunate Man' has been released". Cinema Scandinavia. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2019. Marrë më 27 gusht 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. "A Fortunate Man and The Guilty shortlisted for the Oscars". Nordisk Film. Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2018. Marrë më 27 gusht 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. Wood, James (2019-10-14). "A Neglected Modern Masterpiece and Its Perverse Hero". The New Yorker (në anglishte amerikane). ISSN 0028-792X. Marrë më 2023-12-06.
  4. "Om kanon for litteratur" Arkivuar 11 dhjetor 2012 tek Wayback Machine, Kulturkanon. (në Danish) Retrieved 21 April 2019
  5. "A Fortunate Man". Netflix. 30 gusht 2018. Marrë më 21 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)