Planeti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Sistemi Diellor

Planeti (greq. πλανήτης, planitis) është një trup qiellor, që nuk ndriçon, ka një masë të mjaftueshme për vetë rëndesë për të mposhtur forcat e trupave të ngurtë, që të mbajë baraspeshën hidrostatike dhe lëviz në një orbitë keplerike përreth një yll.

Planetët e sistemit diellor[redakto | redakto tekstin burimor]

Planetët e sistemit tone diellor te radhitura sipas largësisë nga dielli.

Krijimi i planetëve[redakto | redakto tekstin burimor]

1.Pak çaste pas Big Bengut kozmosi kalon përmes një "inflacioni"(bymimi) tepër të shpejtë.Ai zgjerohet nga diçka që është pak më e vogël se një atom,në masën e një qitroje brenda fragmentit të një sekonde.(Koha:10-43 sekonda)

2.Pasinflacioni,Universi është diçka në bujisje (zierje) e sipër,një supë e nxehtë elektronesh,kuarkesh dhe thërmijash të tjera.(Koha:10-32 sekonda.Temperatura:10-27 gradë celcius)

3.Një kozmos ftohet nxithmi,bën të mundur që kuarket të shëndrrohen në protone dhe neutrone.(Koha:10-6 sekonda.Temperatura:10-13 gradë celcius)

4.Duke qenë ende nxehtë për t'u trajtësuar në atome,elektronet dhe protonet e ngarkuara shpërndajnë dritë:Universi është një mjegullanjë tejetë e nxehtë.(Koha:3 minuta.Temperatura:10-8 gradë celcius)

5.Elektronet kombinohen me protonet dhe neutronet për të formuar atomet,kryesisht hidrogjen dhe helium.Më në fund drita mund të udhëtoje dhe të përshkoje distanca të gjata mespërmes Universit.(Koha:300.000 vjet.Temperatura:10.000 gradë celcius)

6.Nga rëndesa gazet e hidrogjenit dhe heliumit bashkohen për të formuar retë,ku lindin yjet e para.Re gjigante dhe grupe yjesh të reja formojnë galaktikat e para.(Koha:1 miliard vjet.Temperatura:-200 grad ë celcius)

7.Teksa galaktikat tufëzohen nën peshën e rëndesës ,yjet e para vdesin dhe çlirojnë elemente të rënda në hapësire.Kjo gjë shpie në në formimin e yjeve dhe planeteve te rinj.

Planetet e vogla te ngurta:Merkuri,venera,toka dhe marsi

Planetet e medha gazore:Jupiteri, saturni ,urani dhe Neptuni

Planetë tejdiellorë[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje te jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Planetet me vizatime