Jump to content

Plani i Ahtisaarit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Plani i Ahtisarit (Pakoja e Ahtisarit) është një dokument i cili shikuar në vija të përgjithshme i vë konturat e shtetit të Kosovës, pavarësisht paqartësive të shumta.Strukturalist dokumenti është i përbërë nga dymbëdhjetë anekse dhe shtojcat e aneksit III, të cilat përfshijnë shtyllat kryesore por edhe vetë kornizat e shtetit të Kosovës.

Në vazhdim do të paraqesim shkurtazi përmbajtjen e dokumentit në bazë të strukturës së tij, (anekset). Aneksi i parë ka të bëjë me dispozitat Kushtetuese, që në vete paraqet përbërjen e kushtetutës së Kosovës,e cila njëherësh do të themelojë shtetin e Kosovës. Së këndejmi këtu paraqiten edhe shtyllat e pushtetit shtetëror,përbërja e qeverisë, parlamentit, sistemit të drejtësisë,liritë dhe të drejtat e njeriut etj.Po ashtu edhe depozita të tjera të rëndësishme:mënyra e ndryshimit të Kushtetutës,dispozitat kalimtare etj.Ky aneks kërkon që Kushtetuta t'i përmbahet në tërësi pakos,në fillim të aneksit thuhet "Kushtetuta e Kosovës do të përfshijë,mirëpo nuk do të jetë e kufizuar në parimet dhe elementet në vijim".

Aneksi i dytë "Të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre",përbënë një segment mjaft të ndjeshëm mbi bazën e të cilit është e ndërtuar edhe vetë Pakoja e Ahtisaarit. Ky aneks paraqet pozitën e komuniteteve pakicë në Kosovë,me theks të veçantë atë të komunitetit serb dhe është ndër çështjet që i është kushtuar vëmendje e posaçme. Së bashku me të drejtat e komuniteteve,hapësirë të theksuar ka edhe decentralizimi, i cili është i përmbledhur në kuadër të aneksit të tretë,ku në detaje pasqyrohet modeli i qeverisjes lokale dhe karakteristikat e tjera të cilat i ngërthen në vete kz lloj i decentalizimit. Sistemi gjyqësorë në aneksin e katërt, kurse në atë të pestin trashëgimia fetare dhe kulturore (natyrisht me interes të veçantë për komunitetin serb)."Borxhi ndërkombëtar" dhe "Prona dhe arkivi" përbëjnë aneksin e gjashtë,gjegjësisht të shtatin.Sektori i sigurisë,si një ndër sektorët shumë të rëndësishëm për një shtet të ri i sistemuar në aneksin e tetë,përcakton në vija të trasha dukjen e mekanizmave kyç të kësaj fushe.Prezenca Ndërkombëtare,duke përfshirë këtu prezencën civile,në fushën e drejtësisë dhe atë ushtarake pasqyrohen në aneksin e nëntë,dhjetë dhe njëmbëdhjetë.Aneksi dymbëdhjetë përfshin agjendën legjislative,që në vete ngërthen ligjet që dalin nga pakoja.

Karakteristikat themelore të Pakos së Ahtisaarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pakoja e Ahtisaarit ishte rezultati i përpjekjeve të gjata të Kosovës për të ardhur deri te një zgjidhje për statusin përfundimtar.Meqë nga bisedimet,që realisht i kishin paraprirë këtij dokumenti,nuk kishte diçka konkrete,ishte ky dokument që në parim mund të quhet edhe më i pranueshmi.Nga gjendja që tashmë kishin krijuar palët në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtarë nuk mund të gjenin solucion tjetër për t'i kënaqur apetitet e të dyja anëve që rezultuan pa marrëveshje edhe pse biseduan.Fillimisht duhet sqaruar se në pjesën më të madhe të tekstit të pakos përmendet termi "marrëveshje",është fjala për propozim,që nuk mund të quhet marrëveshje për faktin se për të nuk ishte arritur konsensus i qartë.Në këtë kontekst natyrën juridike të dokumentit duhet shikuar ashtu siç është e jo ashtu siç n'a konvenon të jetë,sepse nga kjo më pas varet edhe mënyra e interpretimit.

Si tërësi,vështruar në këndin e shtetndërtimit,dokumenti ka anët e veta pozitive dhe negative.Nga kjo nënkuptohet se realisht është i përbërë nga dy anët e anët e medaljes.Shikuar nga njëra anë e medaljes,si karakteristika themelore të Pakos së Ahtisaarit mund të veçojmë:

  • Hapja e rrugës për statusin përfundimtar;
  • Bërjen e Kosovës me Kushtetutë si aktin më të lartë juridik;
  • Hapjen e rrugës për shfuqizimin e rezolutës 1244 dhe qartësimin e gjendjes e cila ishte krijuar nën administrimin shumëvjeçarë ndër kombëtarë;
  • Krijimi i mundësisë për krijimin e një force të re të sigurisë,e cila realisht është ushtria e ardhshme e Kosovës;
  • Sendërtimin i parimeve të grupit të kontaktit.

Nga kjo anë e medaljes shihen elementet pozitive të cilat realisht hapin rrugën drejt krijimit të shtetit të Kosovës.Se ky dokument i ofron Kosovës elemente të shtetësisë mund të flasin edhe këto argumente:

  • E drejta për të negociuar marrëveshjen ndërkombëtare;
  • E drejta për ratifik të konventave ndërkombëtare;
  • Marrja e obligimit për borxhin ndërkombëtar;
  • Pranimi që e gjithë prona publike në Kosovë kalon në pronësi të saj;
  • Kontrolli i hapsirës ajrore,argumente këto tepër të rëndësishme për një shtet të mirëfilltë.

Nga karakteristikat e tjera të cilat paraqesin anën tjetër do të veçonim:

  • Mosdefinimi i statusit të Kosovës, meqë në tërësi dokumenti është i paqartë kur është në pyetje definimi i statusit;
  • Pakoja e Ahtisaarit ofron një pozitë të privilegjuar të pakicave;
  • Decentralizimi paraqitet mjaft asimetrik dhe i krijuar më shumë në baza etnike sesa qytetare;
  • Krijimi i zonave të mbrojtura;
  • Prezenca e theksuar ndërkombëtare,që në njëfarë mënyre e kufizon dhe e cungon sovranitetin e shtetit të ri të Kosovës.[1]
  1. ^ Bajrami, Arsim. Sistemi Kushtetues i Republikës së Kosovës. Prishtinë: KGT. ISBN 978-9951-8532-7-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)