Shko te përmbajtja

Plastisfera

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Një koloni limpetësh në simbiozë me një maskë zhytjeje, të gjetura në një plazh.

Plastisfera është një lloj ekosistemi i krijuar nga njeriu, i cili përbëhet nga organizma të cilët janë të aftë të bashkëjetojnë në simbiozë me mbetje plastike. Mbetjet plastike detare, më së shumti mikroplastikat, të cilat grumbullohen në mjedise ujore, kthehen në habitat për lloje të ndryshme të mikroorganizmave, duke përfshirë gastropodët, bakteret dhe kërpudhat. [1] [2] Që nga viti 2022, rreth 51 trilion mikroplastikë notojnë në ujërat sipërfaqësore të oqeaneve të planetit. [3] Një copë e vetme plastike e një madhësie prej 5 mm mund të strehojë deri në 1,000 lloje të ndryshme mikrobike. [4] Disa baktere detare mund të zbërthejnë polimeret plastike dhe ta përdorin karbonin e marrë prej tyre si burim energjie.

Mikrobet që bashkëveprojnë me sipërfaqen e plastikës.

Ndotja plastike në oqeane shërben si një "anije" për transportimin e organizmave në distanca të gjata. [5] [6] Ky lloj transporti në distanca të gjata arrin të zhvendosë mikrobet në ekosisteme të ndryshme dhe potencialisht të sjellë me vete specie pushtuese [1] si dhe alga të dëmshme në brigjet rreth oqeaneve. [7] Mikroorganizmat që gjenden në mbeturinat plastike përbëjnë një ekosistem të tërë autotrofësh, heterotrofësh dhe simbiontësh . [8]

Shpërndarja globale e mikroplastikës sipas madhësisë në milimetra.

Speciet mikrobike që gjenden brenda plastisferës ndryshojnë nga materialet e tjera lundruese që gjenden natyrshëm (domethënë, pendët dhe algat) për shkak të natyrës unike kimike të plastikës dhe shpejtësisë së ngadaltë të biodegradimit. Përveç mikrobeve, insektet kanë filluar të lulëzojnë në zona të oqeanit që më parë ishin të pabanueshme për to. Patinatori i detit, për shembull, është vërtetuar se është në gjendje të riprodhohet në sipërfaqen e fortë të siguruar nga plastika lundruese. [9]

Plastisfera u zbuluar për herë të parë në vitin 2013 nga një ekip prej tre shkencëtarësh detarë, Linda Amaral-Zetteler nga Laboratori Biologjiko-Detar, Tracy Mincer nga Instituti Oqeanografik Woods Hole dhe Erik Zettler nga Shoqata e Arsimit Detar.

Ata mblodhën mostra plastike gjatë udhëtimeve të tyre kërkimore për të studiuar se si funksionojnë mikroorganizmat dhe ndikojnë ekosistemet në të cilar ato gjende. Tre shkencëtarët analizuan fragmente plastike të mbledhura në rrjeta nga vende të shumta brenda Oqeanit Atlantik.[10] Në analizën e tyre, studiuesit zbuluan gjithashtu mikroorganizma të gjinisë Vibrio, një gjini që përfshin ndër të tjera dhe bakteret që shkaktojnë kolerën dhe sëmundje të tjera gastrointestinale.[11] Disa lloje të Vibrios mund të shkëlqejnë dhe supozohet se kjo tërheq peshqit që hanë organizmat që kolonizojnë plastikën. Studimet e kryera në Detin Baltik dhe në Detin Mesdhe gjetën gjithashtu mikroorganizma Vibrio, përkatësisht në mvështjellje, fragmente plastikehe si edhe në fibra plastike.[12][13]

Kërkimi shkencor

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kërkimi shkencor i viteve të fundit ka zbuluar se komunitetet bakteriale dhe mikrobike të pranishme në plastisferë janë dukshëm të ndryshme nga ato që gjenden në mostrat e tokës përreth, duke krijuar një rend të ri ekologjik brenda këtij ekosistemi.[14]

Plastingrënësit

  1. 1 2 Zettler, Erik R.; Mincer, Tracy J.; Amaral-Zettler, Linda A. (2 korrik 2013). "Life in the 'Plastisphere': Microbial Communities on Plastic Marine Debris". Environmental Science & Technology. 47 (13): 7137–7146. Bibcode:2013EnST...47.7137Z. doi:10.1021/es401288x. PMID 23745679. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. Kirstein, I. V., Wichels, A., Gullans, E., Krohne, G., & Gerdts, G. (2019). The Plastisphere – Uncovering tightly attached plastic "specific" microorganisms. PLoS ONE, 14(4), 1–17. doi:10.1371/journal.pone.0215859
  3. "FAU Scientists Uncover 'Missing' Plastics Deep in the Ocean". www.fau.edu (në anglisht). Marrë më 2023-04-20.
  4. Zettler, Erik. "The "Plastisphere:" A new marine ecosystem | Smithsonian Ocean". ocean.si.edu (në anglisht). Marrë më 2023-04-20.
  5. Thomas, Russell (14 qershor 2021). "Plastic rafting: the invasive species hitching a ride on ocean litter". The Guardian. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. Sahagun, Louis (27 dhjetor 2013). "An ecosystem of our own making could pose a threat". Los Angeles Times. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. "Behold the 'Plastisphere'". Consortium for Ocean Leadership. Arkivuar nga origjinali më 2015-11-19. Marrë më 2015-11-18. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. "Scientists Discover Thriving Colonies of Microbes in Ocean 'Plastisphere'". Woods Hole Oceanographic Institution. Marrë më 2015-09-27. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. "Our Trash Has Become A New Ocean Ecosystem Called "The Plastisphere"". Gizmodo. janar 2014. Marrë më 2015-10-20. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. "Behold the 'Plastisphere' | Ocean Leadership". Consortium for Ocean Leadership (në anglishte amerikane). 2013-12-20. Marrë më 2025-08-15.
  11. "Why scientists say 'plastivores' could be the solution to plastic pollution". WHYY (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-08-15.
  12. Pedrotti, Maria Luiza; de Figueiredo Lacerda, Ana Luzia; Petit, Stephanie; Ghiglione, Jean François; Gorsky, Gabriel (2022). "Vibrio spp and other potential pathogenic bacteria associated to microfibers in the North-Western Mediterranean Sea". PloS One. 17 (11): e0275284. doi:10.1371/journal.pone.0275284. ISSN 1932-6203. PMC 9710791. PMID 36449472. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: DOI i lirë i pashënjuar (lidhja)
  13. Kirstein, Inga V.; Kirmizi, Sidika; Wichels, Antje; Garin-Fernandez, Ale; Erler, Rene; Löder, Martin; Gerdts, Gunnar (2016-09-01). "Dangerous hitchhikers? Evidence for potentially pathogenic Vibrio spp. on microplastic particles". Marine Environmental Research. 120: 1–8. doi:10.1016/j.marenvres.2016.07.004. ISSN 0141-1136. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. Luo, Gongwen; Jin, Tuo; Zhang, Huiru; Peng, Jianwei; Zuo, Ning; Huang, Ying; Han, Yongliang; Tian, Chang; Yang, Yong; Peng, Kewei; Fei, Jiangchi (2022-01-15). "Deciphering the diversity and functions of plastisphere bacterial communities in plastic-mulching croplands of subtropical China". Journal of Hazardous Materials. 422: 126865. doi:10.1016/j.jhazmat.2021.126865. ISSN 0304-3894. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)