PlayStation 3

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Playstation 3

PlayStation 3 (shqiptimi - Plei Steishën tre - プレイステーション3 -- Pureisutēshon Surī, në të drejtë të PLAYSTATION®3), është pasardhës i konsolës Playstation 2 prej firmës Sony. Sony e ka liruar Playstation 3 në Amerikën Veriore më datën 17 nëntor 2006 dhe në Japoni më datën 12 nëntor 2006. Sony do ta lirojë Playstation 3 ne Evropë me 23 Mars 2007.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Zyrtarisht PlayStation 3 u bë publik më 16 maj 2005 gjatë një mbledhjeje të E3 (Electronic Entertainment Expo). Në këtë mbledhje, njësia PlayStation 3 nuk ishte e pranishme dhe madje ajo nuk u paraqit edhe në mbledhjen e zhvilluar në Tokjo (Tokyo Game Show) që u organizua në po të njëjtin vit. Në shtator të 2005-ës, shfaqja do të bëhej me anë të devkits (software development kit (SDK ose DEVKIT)), ku në vend të konzolës u dallua një hardwer i zakonshëm në trajtën e PC-së, që përmbante kapacitetin për të treguar veçoritë dhe cilësinë e re të vidjove që konzola do të ishte në gjendje të luante.

Konzola do të tregohej në formën e mirfilltë të saj, vetëm në vitin 2006, gjatë mbledhejs së E3. Sistemi i ri PlayStation 3 më në fund ishte një produkt konkret. Ndryshe nga deklaratat e 2005, ku Sony pretendonte se konzola do të kishte 3 HDMI (High-Definition Multimedia Interface) dhe tre portale për të formuar një rrjet LAN (Local Area Network), në 2006 pati ndryshime të tjera duke i reduktuar portalet në 1 për secilën. Në këtë mënyrë kosto do të ishte shumë më e ulët për firmën Sony si edhe për konsumatorin.

Sony PlayStation 3 është për momentin një nga konzolat më të fuqishme në treg edhe pse është edhe konzola më e re (duke konkuruar me Nintendo Wii dhe Xbox-in e ri të Microsoft-it). Konzola është në gjendje të luajë vidjo të me rezolutë të lartë deri në 1,080p (kjo do të thotë 1.080 linja sipas rezolucionit vertikal). Konzola shquhet për drajverin e saj që është i pajisur me një sy optik (lexues lazer) të fuqishëm të tipit Blu-ray (thksohet se CD-Blu ray kanë një kapacitet shumë më të lartë se DVD e zakonshme dhe DVD-Double Layer). Shpejtësija e driverit me një shpejtësi x2, ashtu siç pritej, u përshtaste mirë me teknologjinë e re Blu-ray (në shqip rreze bojëqelli). Bashkë me konzolën gjatë mbledhjes në shtator të 2006-ës, në Tokyo Game Show, firma Sony do të prezantonte edhe 27 tituj lojrash të reja.

Hardweri[redakto | redakto tekstin burimor]

PlayStation 3 e ka hardwerin shumë të fuqishëm. Sony ka përfshirë dhe shtuar Blu-Ray në PS3. Blu-Ray është gjenerata më e re që është në luftë me HD-DVD për të zëvendësuar DVD-n si mënyra e vetme për të shikuar filma. PS3 përmban Cell që Sony thotë që është procesori më i fuqishëm në treg. Cell është bërë në bashkëpunim me Sony, Toshiben dhe IBM.

Versionet e Konzolës[redakto | redakto tekstin burimor]

Konzola e lojës PlayStation 3 ka dy lloje të ndryshme modelesh. Të dyja modelet nuk kanë ndonjë ndryshim të madh përveç kapacitetit të HD (Hard Diskut - kapaciteti i memories), dhe çmimit të tyre. Një nga modelet ka një kapacitet prej 20 GB dhe modeli tjetër ka një kapacitet prej 60 GB. Versioni me kapacitet prej 60 GB është pak më i rafinuar se ai me kapacitet prej 20 GB. Për shëmbull modeli me HD më të madh, përfshinë një lexues skedash për memorien, si edhe ka një lidhje Wi-Fi për të lidhur konzolën PSP me konzolën PlayStation 3, edhe pse kjo gjë nuk është e mundur për PC-të. Për më tepër, ky model do të jetë më i mbrojtur nga pluhuri me anë të një shtrese mbrojtëse në brendësi të qarqeve të kompjuterit. Megjithatë si përfundim, të dyja versionet do të kenë një dalje për HDMI 1.3 (në anglisht High-Definition Multi-media Interface), që lejon dhe siguron një cilësi vidio më të mirë se versionet e mëparshme të HDMI.

PlayStation 3 në Evropë[redakto | redakto tekstin burimor]

Versioni i PS3 i lëshuar në amerikë korri sukses në tregjet amerikane. Megjithatë shumë konsumatorë të produktit u ankuan se konzola e marrë prej tyre nuk mund të luante disa nga lojrat e PS2 dhe kjo do i hapte probleme të vogla firmës Sony. Duke parë këto difekte të vogla, u mendua se për versionin që do të lëshohej në Evropë, këto probleme nuk do të lindnin dhe se të gjithë lojrat e PS2 do të mund të luheshin nga konzola e re. Por kur nga AMSTERDAM (Reuters) deklarata e re do të dilte, të gjithë do e kuptonin se e kishin gabim. Sipas këtij burimi të saktë, jo të gjitha lojërat e konzolës së vjetër PS2, do të mund të luhen nga konzola e re për versionin evropian.

Versioni i PS3 që do të lëshohet në Evropë më 23 mars nuk do të luajë shumicën e këtyre lojrave dhe me sa duket eskluziva e një konzole që do mund të emulojë edhe lojrat e PlayStation 2, do të jetë një eskluzivë e produkteve të lëshuara në ShBA dhe Japoni. Një nga kompetentët e firmës Sony, ka deklaruar se versioni i lëshuar në Evropë nuk do të arrijë nivelet e konzolës që shitet në tregjet e Amerikës dhe Japonisë. Karakteristikat e konzolës që do të lëshohen në Evropë do të jenë të ndryshme.

Dhe ndërkohë që versionet e shitura në hemisverën Amerikane dhe Aziatike, mund të luajë 98% të lojrave të vjetra, versioni që do të shitet në Evropë nuk do e ketë një mundësi të tillë. Alex Kwiatowski, një analist në Vertical Market Technologies, e përkrahu idenë e Sony-t duke deklaruar se kjo do të jetë diçka pozitive dhe se në këtë mënyrë fitimet do të jenë të larta. Megjithatë i gjithë ky optimizëm rrezikon shumë duke ditur se lojtarëve të vjetër, do të duhet t'i hedhin lojërat e konzolës së PS2 në koshin e plehrave në se marrin konzolën e re. Gjithmonë sipas analistit të tregut Alex Kwiatowski, kush ka një konzolë të vjetër (pra PS2), nuk duhet t'a hedhë atë në se nuk do të dëshironte të luante lojërat e fundit për PS2. Mund të thuhet shumë pak si përfundim. Gjithshka është në dorë të tregut. Strategjia e Sony-t do të nxjerrë frytet e saj vetëm pasi prodhimi të shikojë dritë.

Lojrat[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Lista e lojrave për Play Station 3.

PlayStation 3, në SHBA doli në treg me 15 lojëra ndër të cilat God Of War III u zgjodh si loja e vitit për PS3. Sony do ta liroje PS3 për tregun Evropian me 22 lojëra ndër të cilat do të jenë titujt si Virtual Fighter 5, Splinter Cell: Double Agent,Enchanted Arms dhe Resistance: Fall of Man.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]