Shko te përmbajtja

Plazhi i Darëzezës

40°42′45″N 19°21′31″E / 40.71250°N 19.35861°E / 40.71250; 19.35861

Plazhi i Darëzezës i njohur ndryshe dhe si Darëzezë e Re, është një vijë bregdetare në jug të qytetit të Fierit, në Shqipëri. Ai ndodhet pranë fshatit Darëzezë e Re dhe është një ndër plazhet më të gjatë dhe të qetë në jugperëndim të vendit. Distanca nga qendra e Fierit është rreth 20 kilometra.

Plazhi shtrihet për rreth 13.5 kilometra përgjatë bregdetit dhe ka një gjerësi që kalon 100 metra. Territori përbëhet nga rërë e imët dhe ujë i cekët, duke e bërë të përshtatshëm për familje me fëmijë. Ambienti është i qetë dhe i mbrojtur nga zhurmat e qytetit. [1] [2]

  1. "Plazhi Darëzezë e Re". BeachRex (në anglisht). BeachRex. Arkivuar nga origjinali më 10 korrik 2025. Marrë më 2025-07-17.
  2. "Reportazh - Një ditë në Darëzezë, pushuesit: Plazhi po merr vëmendje, ka pastërti dhe rërë kurative". Shqiptarja.com. Marrë më 2025-07-17.