Plumba politikës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

"Plumba politikës, historitë e përgjakjes së politikanëve shqiptarë" libër nga Kastriot Dervishi. Ai sjell në një përmbledhje të rrallë vrasjet politike në Shqipëri. Vrasje që nisin me ministrin e parë të ekzekutuar, Nexhati Libohovën, në vitin 1915, me Esat pashë Toptanin, me Avni Rsutemin, me Ceno Kryeziun, Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, Idhomeno Kosturin, Omer Nishanin e deri tek Mehmet Shehu e Azem Hajdari. Një listë e shoqëruar edhe me historitë përkatëse, histori aq tragjike siç ka qenë edhe historia e shtetit tonë. Por më shumë se kaq, Kastriot Dervishi ka rritur të sigurojë edhe fotografi që botohen për herë të parë, ku spikat një foto e rrallë e kufomës së Bajram Currit. Një politikan nga më në zë të kohës, senator dhe deputet ai është vrarë në Tropojë nga forcat zogiste dhe fati na gjen në një situatë që për të tashmë dimë shumë më shumë gjëra...