Shko te përmbajtja

Plumbata

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Katër koka plumbatae nga shek. e IV. ose të V, gjetur në Enns, Austri. shkopinjtë e drurit dhe fundet janë degraduar.[1]

Plumbatae ose martiobarbuli ishin shtiza darda të rënduara me plumb hedhëse të mbajtura nga këmbësorëtlashtësi dhe mesjetë. Ato përdoreshin për ti shkaktuar dëme armiqëve në një distancë para se të zhvillonin luftim trup më trup. Ushtarët romakë në disa legjione i mbanin plumbatae brenda mburojave të tyre, që i lejonte ata të kishin kishin armë të ngjashme me shtizat, sipas Vegetit në traktatin e tij ushtarak të shekullit të IV, De re militari.

Plumbata përbëhej nga një kokë rënduese prej plumbi bashkangjitur një shkopi prej druri me fund baraspeshues, që i lejonte ushtarët të hidhin ato efektivisht në largësi të mëdha. Vepra romake De rebus bellicis dhe manuali bizantin i luftës Stratexhikon, konfirmon përdorimin e tyre dhe përshkruan variantet, si plumbatae me grepa (plumbata tribolata). Gjetjet arkeologjike në Wroxeter dhe gjetiu konfirmojnë përshkrimin dhe përdorimin e tyre.

Vizatim i një plumbatae të plotë

Shembujt e parë duket se mbaheshin nga grekët e lashtë nga viti 500 p.e.s. e tëhu, por përdoruesit më të mirënjohur ishin ushtritë e vona romake dhe bizantine. Burimi më i hershëm dhe më i mirë për armët e përiudhës rreth vitit 300 të e.s., megjithatë dokumenti u hartua rreth viteve 390450 të e.s..[2]

Një shembull i një koke plumbata. Arma e plotë do ta kishte kokën të ngjitur me një shkop druri me fund drejtëpeshues

«Ushtrimi i shtizave të rënduara, të quajtura martiobarbuli, duhet të mos hiqet. Ne më parë kishim dy legjioneIlirikum, që përbëheshin nga gjashtë mijë veta secili, të cilët nga shkathtësia dhe zotësia e tyre e jashtëzakonshme në përdorimin e këtyre armëve ishin dalluar nga i njëjti emërtim. Ata mbështetën për një kohë të gjatë peshën e të gjitha luftërave dhe e dalluan veten në mënyrë aq të shquar sa perandorët Dioklecian dhe Maksimian gjatë ngjitjes së tyre i nderuan ata me titujt Jovian dhe Herkulian dhe i parapëlqenin ata para të gjitha legjioneve të tjera. Çdo ushtar bartëte pesë nga këto shtiza në zgavrën e mburojës së tij. Dhe kështu ushtarët legjionarë duket se e furnizonin vendin e harkëtarëve, pasi ata plagosnin si njerëzit ashtu dhe kuajt e armikut para se ata të vinin brenda rrezes së armëve të zakonshme.» — Publju Flavju Vegetju RenatiDe re militari' 1.17

Një burim i dytë, gjithashtu nga fundi i shekullit të IV, është traktati anonim i titulluar De rebus bellicis, i cili diskuton shkurtimisht (deri tani të padëshmuara arkeologjikisht) plumbatae me grep (plumbata tribolata), por i cili është edhe burimi i vetëm që tregon një imazh se si dukej një plumbata. Imazhi tregon si dukej një shigjetë e shkurtër me një rëndesë të bashkangjitur në shkop. Megjithëse vetëm kopje të mëvonshme të dorëshkrimit origjinal ekzistojnë, kjo është konfirmuar nga mbetjet të cilat janë zbuluar deri tani nga gjetjet arkeologjike.

Një burim i tretë është Stratexhikoni i fundit të shekullit të VI, i shkruar nga perandori bizantin Mauric, i cili shkruan rreth martzobarboulon-it, një korruptim i emrit të tij latin martiobarbulum.

Etimologjikisht plumbatae përmban plumbum, ose plumb, dhe mund të përkthehet "[shtiza] të rënduara me plumb". Martiobarbuli në këtë përkthim është mattiobarbulilatinisht, është me shumë gjasa është një asimilim i Martio-barbuli, "thumbat e vegjël të Marsit". Thumbat nënkuptojnë një kokë me thumba dhe Marsi ishte zoti i luftës (mes gjërave të tjera).

Arkeologjia jep një pamje më të qartë të martiobarbuli. Referenc e listuar ka një ilustrim të një gjetjeje nga Wroxeter-i të identifikuar si koka e një plumbata dhe një rindërtim i armës së plotë: një dardë me bisht drejtëpeshues me një kokë hekuri të rënduar me plumb. Rindërtimi duket tërësisht në përputhje me përshkrimin e Vegetit.

Shtizat darda të luftës u përdorën në Evropë edhe më vonë në mesjetë.

  1. "Plumbata". Roman Artifacts (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2016.
  2. ""De Re Militari", Book I: The Selection and Training of New Levies" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 6 maj 2021.
  • Anonim, De Rebus Bellicis: Mbi çështjet e luftës.
  • Maurici, Strategikon: Mbi strategjinë.
  • Vegeti, Epitome Rei Militari: Përmbledhje e shkencës ushtarake.
  • Barker, P., The plumbatae from Wroxeter, in: Hassall and Ireland 1979, De Rebus Bellicis, BAR Int. Ser., vol. 63 (Oxford), part 1, fq. 97–9.
  • Connolly, Peter, Greece and Rome at War, Greenhill Books, 1998, ISBN 1-85367-303-X
  • Degen, R., Plumbatae: Wurfgeschosse der Spätantike, in: Helvetia Archaeologica 1992, vol. 23, fq. 139–147.
  • Ireland, Robert, De Rebus Bellicis (anon.), in: BAR International Series 63 (Oxford), part 2.
  • Dennis, George T., Maurice's Strategikon. Handbook of Byzantine military strategy, University of Philadelphia Press 1984, ISBN 978-0-8122-1772-8.
  • Keszi, Tamás: Plumbata, the Roman-Style Darts. A Late Antique Weapon from Annamatia. Hungarian Archaeology 2018. Spring, 21-32.
  • Milner, N.P., Vegetius: epitome of military science, Liverpool University Press 1993, ISBN 0-85323-228-8.
  • Völling, T. (1991): Plumbata - Mattiobarbulus - Martzobarboulon? Bemerkungen zu einem Waffenfund aus Olympia in: Archäologischer Anzeiger, fq. 287–98.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]