Shko te përmbajtja

Policia Bashkiake (Tiranë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Policia Bashkiake Tiranë
Policia Bashkiake
Themeluar më19 shtator 2001
LlojiStrukturë administrative vendore
Statusi ligjorAktiv
QëllimiSigurimi i rendit dhe qetësisë publike, administrimi i hapësirës publike, mbrojtja e mjedisit
SeliaTiranë, Shqipëri
Rajoni i shërbimit
Tirana
Gjuha zyrtare
Shqip
Drejtor i Përgjithshëm
Elona Lalaj
Faqja në internetpoliciabashkiake.al

Policia Bashkiake e Tiranës është një strukturë administrative në varësi të Bashkisë së Tiranës, e krijuar për të garantuar zbatimin e ligjshmërisë dhe ruajtjen e rendit në komunitet. Ajo vepron në përputhje me ligjin nr. 89/2022 “Për Policinë Bashkiake” dhe ligje të tjera në fuqi që rregullojnë funksionimin e qeverisjes vendore.

Sipas ligjit nr. 89/2022, misioni i Policisë Bashkiake është të sigurojë:

  • Rendin, qetësinë dhe sigurinë në komunitet;
  • Mbarëvajtjen e punëve publike;
  • Administrimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e mjedisit;
  • Parandalimin dhe trajtimin e kundërvajtjeve administrative në nivel vendor.

Policia Bashkiake organizohet si një strukturë hierarkike në nivel drejtorie dhe sektori. Ajo bashkërendon punën me njësitë e tjera të Bashkisë së Tiranës dhe me Policinë e Shtetit për çështje të rendit dhe sigurisë publike.

Policia Bashkiake ka nisur aktivitetin më 19 Shtator 2001 me 30 punonjës. Gjatë viteve, për shkak të zgjerimit të funksioneve dhe kërkesave për shërbim, struktura është rritur ndjeshëm. [1]

Funksione të tjera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Zbatimi i urdhrave të Kryetarit të Bashkisë dhe vendimeve të Këshillit Bashkiak;
  • Mbështetja e strukturave ndërtimore dhe urbanistike të bashkisë;
  • Mbikëqyrja e zbatimit të Kodit Rrugor në bashkëpunim me Policinë e Shtetit;
  • Zbatimi i rregullave për përdorimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e mjedisit.
  • Ligji nr. 89/2022, “Për Policinë Bashkiake”
  • Ligji nr. 139/2015, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”
  • Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë (ligji nr. 8378, datë 22.07.1998)
  1. "Rreth Nesh – Policia Bashkiake Tiranë". policiabashkiake.al. Arkivuar nga origjinali më 26 mars 2025. Marrë më 23 korrik 2025.