Policia Bashkiake (Tiranë)
Policia Bashkiake | |
| Themeluar më | 19 shtator 2001 |
|---|---|
| Lloji | Strukturë administrative vendore |
| Statusi ligjor | Aktiv |
| Qëllimi | Sigurimi i rendit dhe qetësisë publike, administrimi i hapësirës publike, mbrojtja e mjedisit |
| Selia | Tiranë, Shqipëri |
Rajoni i shërbimit | Tirana |
Gjuha zyrtare | Shqip |
Drejtor i Përgjithshëm | Elona Lalaj |
| Faqja në internet | policiabashkiake.al |
Policia Bashkiake e Tiranës është një strukturë administrative në varësi të Bashkisë së Tiranës, e krijuar për të garantuar zbatimin e ligjshmërisë dhe ruajtjen e rendit në komunitet. Ajo vepron në përputhje me ligjin nr. 89/2022 “Për Policinë Bashkiake” dhe ligje të tjera në fuqi që rregullojnë funksionimin e qeverisjes vendore.
Misioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas ligjit nr. 89/2022, misioni i Policisë Bashkiake është të sigurojë:
- Rendin, qetësinë dhe sigurinë në komunitet;
- Mbarëvajtjen e punëve publike;
- Administrimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e mjedisit;
- Parandalimin dhe trajtimin e kundërvajtjeve administrative në nivel vendor.
Organizimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Policia Bashkiake organizohet si një strukturë hierarkike në nivel drejtorie dhe sektori. Ajo bashkërendon punën me njësitë e tjera të Bashkisë së Tiranës dhe me Policinë e Shtetit për çështje të rendit dhe sigurisë publike.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Policia Bashkiake ka nisur aktivitetin më 19 Shtator 2001 me 30 punonjës. Gjatë viteve, për shkak të zgjerimit të funksioneve dhe kërkesave për shërbim, struktura është rritur ndjeshëm. [1]
Funksione të tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Zbatimi i urdhrave të Kryetarit të Bashkisë dhe vendimeve të Këshillit Bashkiak;
- Mbështetja e strukturave ndërtimore dhe urbanistike të bashkisë;
- Mbikëqyrja e zbatimit të Kodit Rrugor në bashkëpunim me Policinë e Shtetit;
- Zbatimi i rregullave për përdorimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e mjedisit.
Baza ligjore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ligji nr. 89/2022, “Për Policinë Bashkiake”
- Ligji nr. 139/2015, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”
- Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë (ligji nr. 8378, datë 22.07.1998)
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Rreth Nesh – Policia Bashkiake Tiranë". policiabashkiake.al. Arkivuar nga origjinali më 26 mars 2025. Marrë më 23 korrik 2025.