Kërceni tek përmbajtja

Populli Maja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Popujt Maja janë një grup etnolinguistik i banorëve vendas të Mezoamerikës. Qytetërimi i lashtë Maja u formua nga anëtarë të këtij grupi dhe sot majat përshkruhen gjerësisht si të prejardhur nga populli që jetonte brenda këtij rajoni historik. Në ditët e sotme ata banojnë në Meksikën jugore, Guatemalë, Belize dhe pjesën perëndimore të El Salvadorit, Hondurasit dhe pjesën veriore të Nikaraguas.

Shtrirja Gjeografike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shtrirja gjeografike e Qytetërimit Maja, e njohur si zona Maja, shtrihet në të gjithë shtetet jugore Meksikane]] të Chiapas, Tabasko, dhe gadishullit Jukatan shteteve Quintana Roo e, Campeche dhe Jukatanit. Zona Maja zgjerohet edhe në të gjithë rajonin verior Amerikane Qendrore, duke përfshirë vendet e sotme të Guatemalës, Belizes, veriun e El Salvadorit dhe Hondurasin perëndimor.

Si nën-rajon i madh i Mezoamerikës, ajo përfshin një mjedis të madh dhe të ndryshëm, nga zonat malore të Madre Sierra në rrafshin gjysmë-thatë të Jukatanit verior. Klima në rajonin Maja mund të ndryshojnë jashtëzakonisht, se zonat e ulëta janë veçanërisht të ndjeshme ndaj uraganeve dhe stuhive tropikale që janë të shpeshta në Karaibe.

Është e ndarë përgjithësisht në tre zona të përcaktuara me afërsi:

  1. Malore jugore
  2. Ultësira Jugore (apo qendrore)
  3. Ultësira e veriut.

Majat Malore jugore përfshin të gjitha terrenet e ngritura në Guatemala dhe malore Chiapas. Ultësirat jugore dhe malore qëndrojnë vetëm në veri, dhe përfshijnë shtetet meksikane Campeche dhe Quintana Roo dhe Guatemala veriore, Belize dhe El Salvadori. Ultësira e veriut të mbulojë pjesën tjetër e gadishullit Jukatan, duke përfshirë dhe kodrat Puuc.

Historia dhe origjina e majave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një nga kulturat më tërheqëse dhe më pak të kuptuara, është ajo e majave, e cila u shfaq në mes të mjegullnajave në vitin 2000 para erës sonë dhe u tret përsëri në mënyre misterioze rreth vitit 800 të erës sonë, duke lenë vetëm mbetjet e tyre post-klasike. Mbjetjet e tyre janë të ngatërruara në xhunglat e Amerikës Qendrore, ku në vitin 1773 ishte zbuluar qyteti më i famshëm i Palenkës, dhe qysh atëherë enigma e tyre i ka ngacmuar historianët dhe shkrimtarët si Teresa Moorey, që përveçse shkrimtare, është edhe një astronome dhe astrologe. Palenka akoma nuk është hetuar plotësisht dhe muret e piramidave dhe tempujve të saj mbajnë shumë shkrime dhe shume mistere që ne sa kemi filluar ti deshifrojmë. Majat nuk përdornin rrotën dhe aftësia e tyre për te ngritur blloqe prej 30 tonesh është një nga shume misteret. Duket se jeta e Majave ishte një jetë e thjeshtë e me një shoqëri të mbështetur te një sistem hierarkik, në të cilin fshatarët punonin tokën dhe sunduesit merreshin me rituale të lodhshme. Megjithatë, kjo kulture në asnjë mënyrë nuk është injorante, sepse gjurmët tregojnë se majat kishin njohuri të sofistikuara të astronomisë, me një kalendar shume kompleks. Kuptimet e këtij sistemi kalendarik kanë shumë nënkuptime të thella për ne, ndoshta për vetë mbijetesën tonë. Megjithëse Majat jetonin pa asgjë që ne do të mund ti shikonim si një komoditet themelor modern, fare mirë aftësitë e tyre fizike mund të quheshin shume të zhvilluara. Si shumë popuj indigjenë, ata përdornin në mënyrë aktive ëndrrat si mjete të parashikimit dhe të kuptuarit më thellë. Majat mund të kenë përdorur disa nga ndërtimet e tyre për tempuj gjumi, në të cilët zbulimi synonte drejt njohurisë dhe shërimit. Gjithashtu duket se Majat kishin konceptin e totemit ose pushtetit të kafshëve, i ngjashëm me kulturën e Amerikano Veriorëve, duke sjellë ndërmend një element shamanik në shoqërinë e tyre. Majat mendohet se janë njerëzit më të ditur nga ana e astronomisë. Viti 2012 për Majat konsiderohet si një fillim i ri.