Populli i shqipeve te malit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Books-aj.svg aj ashton 01.svg Ky material duhet bartur tek projekti i Librave Books-aj.svg aj ashton 01.svg


  • "POPULLI I SHQIPEVE TE MALIT", STUDIM MBI KANUNIN E MALEVE SHQIPTARE
MIRDITE- Krahas shumë botimeve të reja me interes, gjendet dhe një liber qe ka tërhequr vëmendjen e lexuesit dhe të studiuesve me permbajtjen e tij artistike rreth kanunit dhe botës së thellë të shqiptareve ndër vite. "Populli i shqipeve të malit", është botim i shtëpisë botuese "Mirdita" dhe ka si autor juristin e studiuesin e njohur austriak, Valter Paincip, i cili, ndonese erdhi në një kohë mjaft të zymtë për shqiptarët, gjeti mënyrën dhe mundësinë për t'iu përkushtuar studimit të rregullave, normave dhe parimeve mbi të cilat funksiononte shoqeria e kohës. Ky autor, edhe pse ilegal në malet e Veriut të Shipërisë, mundi që përmes besës së malësorit, të vazhdojë misionin e tij prej studiuesi e hulumtuesi brënda kufirit shtetëror. Por jo gjithcka mbase mund ta mbaronte këtu, ndaj shfrytëzon dhe pozitën e tij si diplomat në Beograd për ta njohur dhe më thellë botën shqiptare. Për një panoramë të shkurtër me elementë përbërës të këtij libri shprehet botuesi Ndue Dedaj.
Valter Paincip vjen në Shqipëri për të studiuar kanunin e maleve shqiptare në kohën e Luftës së Dytë Botërore, kur vëndi ynë ishte i pushtuar. Perse pikerisht në këto rrethana?
Paincip ishte një jurist, një studiues austriak me interesa shkencore, që e kishte ndarë mëndjen ta studionte një ditë kanunin tonë, kjo jo vetëm se i pëlqente të hynte në këtë botë dokesh që nuk gjendej tjetërkund, së cilës i ishin qasur me kohë shumë dijetarë evropianë, por, sic e thotë vetë ai në parathënie, kishte dhe një detyrim ndaj profesorit të tij të fakultetit të drejtësisë në Vjenë për ta cuar deri në fund veprën e lënë përgjysmë, nga Teedor Ipeni, konsulli i përgjithshëm austriak para Luftës së Parë Botërore. Rasti e solli që ai të vinte si përkthyes me trupat gjermane gjatë Luftës, po që me ikjen e tyre, nuk do të thotë se iku dhe ai. Jo, Paincip qëndron mes malësoreve shqiptarë si mik i nderuar i tyre, pasi ua kishte bërë të qartë qëllimin e tij. Kështu ata e mbajnë fshehur qeverisë deri në vitin 1947, nëpër kullat e tyre, kreshtave të malësive shqiptare të Veriut, duke i treguar kanunin e tyre, sic kishin bërë me plot dijetarë të huaj. Walter Peinsipp, kur thotë se" tek e drejta tradicionale e malësorit shqiptar janë ruajtur mirë arketipet e rendit shoqëror e zakonor të kulturave të lashta", rikonfirmon dhe njëherë si vëzhgues dhe hulumtues i drejtpërdrejtë atë që kanë pohuar më parë të tjerë dijetarë europianë në zë. Merita e tij është se ai mundet ta shohë të pashprishur këtë arketip dhe në mesin e shekullit XX, në fillim në Shqipëri, gjatë luftës së Dytë Botërore e deri në vitin 1947 dhe pastaj në Kosovë, kur shërbeu si diplomat i vëndit të tij në Beograd.
Cfarë mendoni se do të gjejë interesante lexuesi në këtë vepër ku flitet për të drejtën zakonore të shqiptarëve?
Autori i këtij libri interesant, të shkruar me zellin e studiuesit dhe mbresat e episodet e vecanta të përjetuara nga ai si i huaj në Veriun e Shqipërisë, është së pari një dashamirës i shqiptarëve, që thur vlerësime të spikatura për ta, duke ua relatuar europianëve bashkëkohës. Ai iu kumton atyre se trualli i malësorëve shqiptarë ka qënë deri pas Luftës së Dytë "në mënyrë vërtet absolute", një ishull i izoluar i drejtësise së lashtë, në epokën e re të drejtësisë evropiane. Nga ky këndvështrim origjinal, ai nuk kursehet dhe të qortojë me gjuhën e juristit kompetent: "Unë çuditem që e drejta tradicionale e malesoreve shqiptarë është marrë kaq pak në konsideratë nga studimet mbi historinë e të drejtës dhe nga jurisprudenca krahasuese. Sistemi ligjor i malësorëve shqiptarë është një sistem ligjor shoqëror shumë i lashtë, që si rrjedhojë rrethanash krejt të vecanta është ruajtur i paprekur deri në kohët tona", pasi "aty është ruajtur mënyra e lashtë e të jetuarit, ajo e ilirëve".