Shko te përmbajtja

Popullsia e Mirditës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Popullsia e Mirdites)

Studimi i të dhënave arkeologjike, historike, etnologjike dhe gjuhësore, tregon se Mirdita ka qenë e banuar që në kohë të lashta pa ndërprerje. Gjurmët e banimit të njerëzve në krahinën e Mirditës i përkasin periudhës së neolitit (6000-2000 vjet p.e.s.). Janë gjetjet arkeologjike në Bulgër, Ungrej, Malaj, luginën e Matit, tumat ilire në Perlat, etj. që tregojnë hershmërinë dhe origjinën ilire të krahinës së Mirditës. Burimet materiale japin të dhëna më të plota për periudhën e bronzit, ku fillon formimi i etnosit (popullit) Ilir. Ekzistenca e toponimeve të tilla: Guri i Farkës (Fan), Farkës së Mollës (Blinisht), Farkë-Kodër (Gëziq) etj. dhe gjetja e një përkrenarje dhe një heshte hekuri (shekulli VI-V p.e.s.) në Kodër Perlat, tregon se pirustët ishin punëtorë të mirë metalesh, që dinin të punonin me mjeshtëri hekurin. Pirustët përshkruhen si fisi më i fortë dhe liridashës në Iliri. Gjetjet arkeologjike në formë tumash (periudha e hekurit) janë zbuluar më shumë në kodrat e Krenzit-Perlat Qendër, Papërdhok, Baz etj. Në Fushë-Papërdhok, pranë fshatit Kalor, janë zbuluar 12 tuma, që flet për një prani relativisht të madhe të popullsisë ilire në trevën e Mirditës. Varrezat e mesjetës së hershme të zbuluara në Kaçinar, Bukël (afër Shpalit), Tarazh, Sheshaj, Malaj, Tenë, Shtanë, Kodër-Rrëshen, Bukmirë, Perlat Epërm, Prosek, Fan (kultura e Komanit) etj, tregon për vazhdimësinë e banimit në krahinën e Mirditës. Mirdita përfshihet në principatën e Arbrit, që është edhe shteti i parë mesjetar shqiptar. Në Gëziq të Mirditës Ipen (1901) zbuloi një dëshmi monumentale në gur, mbishkrimin e Arbrit (shekulli XII-XIII), interpretuar nga prof. Dhimitër S. Shuteriqi, si një dokument epigrafik mesjetar me rëndësi historike. Materialet e shumta arkeologjike, të dhënat historike, etnologjike dhe gjuhësore, dëshmojnë se në krahinën e Mirditës ka patur vazhdimësi banimi. Banorët e kësaj krahine njiheshin me emrin pirustë, më vonë arbër dhe sot mirditas.

Numri i popullsisë

Sipas prof. dr. Mark Tirtës, përllogaritja e numrit të popullsisë së Mirditës është e vështirë për periudhën, shek. XVII-XIX, për shkak të ndryshimit të emërtimeve të vendeve në kohë të ndryshme dhe mospërputhjes së krahinës si njësi me atë të dioqezave. Në vitin 1570, popullsia e Mirditës ka qenë rreth 70 000 banorë, ndërsa në vitin 1591, në pesë bajrakë kishte afro 60 000 banorë. Më 1630, Mirdita numëronte 23 000 banorë. Sipas Shtjefën Gasprit, ipeshkëv i Shkodrës, në vitin 1671 Mirdita kishte 14 000 banorë, nuk figurojnë një pjesë e konsiderueshme e fshatrave. Vinçens Zmajeviq, arqipeshkv i Tivarit në vitin 1703-1704, popullsinë e Mirditës e jep 12 000 banorë, ku mungon dheu i Spaçit, një pjesë e madhe e Malësisë së Lezhës e të Dibrrit dhe fshatra skajorë në territore të tjera. Popullsia e Mirditës në vitin 1767 sipas M. Junki ishte 75 000 banorë. Popullsia e Oroshit dhe Kodër-Spaçit sipas relacionit të Abatit të Mirditës, At Pal Doda, me 13 prill 1789 kishte 198 familje me 1724 banorë. Në mesin e shekullit të XIX-të M. Viet shkruan se pesë bajrakët e Mirditës kishin 12 256 banorë. Enciklopedia e Islamit në vitin 1881 popullsinë e Mirditës e jep 32 000 banorë, ndërsa sipas vjetarit turk të qarkut të Shkodrës, në vitin 1896, në tetë bajrakët e Mirditës ishin 11 250 banorë. Popullsia e Mirditës më 1918, sipas Franc Zajnerit ishte 30 081 banorë. Nga viti 1921 e deri në vitin 1976 nga Mirdita u shkëputën dhe u bashkuan territore të saj, prandaj dhe përcaktimi i numrit të popullsisë vështirësohet. Në vitin 1927 nënprefektura e Mirditës kishte 16 176 banorë.

Numri i popullsisë sipas viteve

Viti 1938 1955 1960 1970 1975 1980 1985 1990

Banorë 14 600 19 075 22 600 35 300 37 400 42 486 47 640 53 884

Viti 1995 2000 2005 2010 2015 2019

Banorë 54 631 45 878 39 755 38 713 37 070 36 392

Nga përllogaritjet ebëra, del se Mirdita në vitin 1938 kapaturnjëpopullsi prej 14 600 banorë. Pas vitit 1955, siç del edhe nga tabela, vihet re një ritëm thuajse i barabartë për çdo vit në shtimin e popullsisë, me përjashtim të periudhës 1970-1975, ku ritmi ka qenë më i ulët. Shtesa mesatare vjetore ka qenë rreth 1000 banorë. Gjatë periudhës 1938-1945, popullsia e Mirditës u rrit me ritëm mesatar vjetor 2%. Rritjen më të madhe mesatare vjetore

Gjeografia e Mirditës

popullsia e Mirditës e ka në periudhën 1960-1970 me 5,7%. Popullsia e rrethit të Mirditës nga viti 1938 e deri më 1995 është shtuar me 40 000 banorë. Shtimi i popullsisë ka ardhur për shkak të koeficentit të lartë të lindjeve, mbi 40/1000 banorë, ku pika më e lartë u shënua në vitin 1966 me 48/ 1000 banorë, duke u renditur ndër rrethet e para të Republikës, krahas rrethit të Krujës. Gjatë kësaj periudhe edhe koeficenti i vdekjeve është ulur vazhdimisht, nga 13,2/1000 banorë në vitin 1955 në 5,5/1000 banorë në vitin 2005, kështu që shtesa e popullsisë është rrjedhim i shtimit natyral. Pas vitin 1995 është pakësuar(janë larguar 18 000 banorë) si rezultat i migracionit të brendshëm. Kjo popullsi e shpërngulur është vendosur në rrethet fushore e veçanërisht: Lezhë, Kurbin, Durrës, Tiranë e deri Sarandë. Migracioni i brendshëm më i lartë ka qenë në Selitë (49%), Fan (47%), Orosh (40%) dhe Kaçinar (32%). Migracioni më i ulët ka qenë në Rrëshen (8,5%) dhe Rubik (13%). Popullsia e rrethit të Mirditës përbën më pak se 1% të numrit të përgjithshëm të popullsisë së Republikës. Në qarkun e Lezhës, Mirdita është rrethi më me pak banorë. Duke përjashtuar rrethin e Pukës, të gjitha rrethet e tjera kufitare me Mirditën kanë më shumë banorë. Mirdita, për numrin e popullsisë lë prapa rrethet: Has, Delvinë, Kolonjë, Pukë, Përmet, Devoll, Tropojë, Malësi e Madhe, Peqin, Gramsh, Tepelenë. Me shtimin e popullsisë është rritur dhe dendësia për njësi të sipërfaqes (banorë për km2). Në qoftë se në vitin 1938 dendësia e popullsisë ishte 17 banorë për km2, më 1980 arriti 49 banorë për km2, më 1995 shkoi 63 banorë për km2 dhe në vitin 2018 zbret në 43 banorë për km2. Në vitin 2010, dendësia e popullsisë sipas zonave ishte:

- Zona Rrëshen 92 banorë për km2.

- Zona Rubik 75 banorë për km2.

- Zona Selitë 31 banorë për km2.

- Zona Orosh 27 banorë për km2.

- Zona Kthellë 44 banorë për km2.

- Zona Fan 30 banorë për km2.

- Zona Kaçinar 15 banorë për km2.

Dendësia e pupullsisë së Mirditës është e barabartë me atë të rrethit të Gramshit dhe më e lartë se e rretheve: Kolonjë, Përmet, Pukë, Tropojë, Skrapar, etj.

Në Mirditë pjesën më të madhe të popullsisë, 54% të saj e përbën grupmosha e aftë për punë(16-65 vjeç). Mosha mesatare e popullsisë së rrethit është relativisht e re, 29,6 vjeç.

Përbërja e popullsisë sipas gjinisë varet nga faktorët natyrorë dhe nxirret nga raporti midis gjinive në të porsalindurit dhe nga niveli i vdekjeve

tek meshkujt dhe femrat. Për një periudhë të gjatë kohe(më shumë se 50 vjet) ky raport ka qenë 51% meshkuj dhe 49% femra(1938-1990). Në vitin 2000 ky raport bëhet i barabartë. Pas vitit 2003 ky raport pëson përmbysje 49,8% meshkuj dhe 50,2% femra.

Mirdita në vitin 2019 ka 80 fshatra dhe katër qytete: Rrësheni, Rubiku, Kurbneshi dhe Repsi, e megjithatë popullsia qytetare është e ulët. Në vitin 1960 në qytet banonin 4,6% e numrit të përgjithshëm të popullsisë, për të arritur në 18,5% në vitin 1990. Më 1998 në qytetet e Mirditës banonin 15 617 banorë(numri më i lartë i popullsisë qytetare) ose 32% e numrit të përgjithshëm të popullsisë. Ky raport ruhet edhe në vitin 2019, pasi është pakësuar popullsia në Reps, Kurbnesh(ka afro 200 banorë) por është dyfishuar popullsia në qytetin Rrëshen.

FSHATRAT DHE QYTETET E MIRDITËS

1953-2019

A-FSHATRAT

Mirdita në vitin 1953 kishte 37 fshatra:

Blinishti, Bulshari, Gykë-Oroshi, Mashtërkori, Kodër-Spaçi, Pëshqeshi, Kullaxhiu, Kaçinari, Kuzhneni, Simoni, Shëngjergji, Bulshiza, Bozhiqi, Fang-Limaj, Ferraj-Shkopet, Fierza, Gëziqi, Katundi i Vjetër, Kthellë Epër, Kurbneshi, Lëkunda, Livadhëzi, Lufaj, Malaj, Munazi, Ndërfushazi, Perlat- Qendër, Perlat-Epër, Proseku, Rrëja Velës, Rrasfiku, Rrethi-Epër, Rrësheni, Shebe, Ujë-Lurthi, Vau-Shkjeza, Zajsi.

Munazi, Rubik Simoni, Kaçinar

Mirdita në vitin 1969 kishte 48 fshatra:

Fangu, Rrasfiku,Fierza, Katundi Vjetër, Rrëja e Velës, Rrëja e Zezë, Munazi, Rrethi-Epër, Vau-Shkjezë, Bukmira, Livadhëzi, Gëziqi, Ndërfushazi, Fushë-Lumthi, Kodër-Rrësheni, Tarazhi, Sheshaj, Lurthi, Malaj, Tena, Proseku, Ujë-Shtrezi, Perlati-Qendër, Perlati-Epër, Shebja, Tharri, Kthella- Epër, ,Mërkurthi, Lufaj, Zajsi, Bozhiqi, Lëkunda, Arrëzi, Kaçinari, Kuzhneni, Simoni, Shëngjergji, Blinishti, Pëshqeshi, Bulshari, Grykë-Oroshi, Gurth- Spaçi, Kodër-Spaçi, Kullaxhiu, Mashtërkori, Nënshejti, Ndërshena.

Lëkunda, Selitë Proseku, Kthellë

Në vitin 1979, Mirdita kishte 60 fshatra:

Fangu, Rrasfiku, Fierza, Katundi i Vjetër, Munazi, Rrëja e Velës, Rrëja e Zezë, Vau Shkjezë, Rrethi-Epër, Ndërfushazi, Gëziqi, Bukmira, Livadhëzi, Kodër-Rrësheni, Tarazhi, Sheshaj, Proseku, Ujë-Shtrezi, Lurthi, Perlat- Qendër, Perlat-Epër, Shebe, Malaj, Tena, Bardhaj, Lëkunda, Tharri, Lufaj, Zajsi, Kthella-Epër, Mërkurthi, Kumbulla, fshati Kurbnesh, Grykë-Oroshi, Mashtërkori, Bulshari, Ndërshena, Nënshejti, Gurth-Spaçi, Kodër-Spaçi, Blinishti, Pëshqeshi, Kullaxhiu, Kaçinari, Arrëzi, Simoni, Shëngjergji, Kuzhneni, Klosi, Bisaku, Konaj, Shëngjini, Xhuxha, Zall-Xhuxha, Thirra, Lajthiza, Domgjoni, Hebe, Repsi, Fushë-Lumthi.

Shëngjini, Fanë

Blinishti, Orosh

Në vitin 1979 Mirdita kishte 15 fshatra të bashkuar:

Fierza, Munazi, Kaçinari, Blinishti, Spaçi, Oroshi, Klosi, Domgjoni, Tarazhi, Proseku, Perlati, Malaj, Ndërfushazi, Zajsi dhe Bardhaj.

Malaj, Rrëshen

Deri në vitin 1992 rrethi i Mirditës kishte 15 fshatra të bashkuar, tre këshilla popullor të qyteteve (Rrëshen, Rubik dhe Kurbnesh) dhe fshatrat Fushë-Lumthi dhe Reps me varësi nga këshilli popullor i rrethit.

Popullsia e fshatrave me 1 qershor 1991

Nr Fshati Banorë

1 Ndërfushazi 733

2 Ndërfana 505

3 Gëziqi 580

4 Livadhëzi 235

5 Bukmira 526

6 Tarazhi 990

7 Jezulli 506

8 Kodër-Rrëshëni 655

9 Sheshaj 539

10 Fushë-Lumthi 1178

11 Fierza 340

12 Bulshiza 369

13 Fangu 636

14 Rrasfiku 515

15 Katundi Vjetër 792

16 Munazi 446

17 Rrëja e Zezë 481

18 Rrëja e Velës 888

19 Vau-Shkjeza 317

20 Rrethi Epër 543

21 Perlati Epër 1095

22 Shebe 745

23 Tharri 275

24 Perlati-Qendër 1068

25 Trojë 328

26 Proseku 1124

27 Rrushkulli 549

28 Uja 307

29 Shtrezi 198

30 Lurthi 392

31 Malaj 689

32 Malaj-Epër 396

33 Tena 443

34 Kurbneshi(fshati) 636

35 Zajsi 861

36 Kumbulla 239

37 Mërkurthi 283

38 Kthella-Epër 783

39 Bardhaj 520

40 Lëkunda 702

41 Lufaj 653

42 Blinishti 859

43 Kullaxhiu 590

44 Pëshqeshi 371

45 Mashtërkori 251

46 Guri Bardhë 581

47 Grykë-Oroshi 310

48 Bulshari 393

49 Lëgjini 252

50 Planeta 319

51 Ndërshena 335

52 Nënshejti 220

53 Kodër-Spaçi 320

54 Gurth-Spaçi 666

55 Shtrungaj 238

56 Bisaku 423

57 Klosi 610

58 Fani 453

59 Zall-Xhuxha 631

60 Katundi Ri 521

61 Konaj 592

62 Lajthiza 425

63 Shëngjini 990

64 Petoqi 403

65 Xhuxha 777

66 Dardhëza 730

67 Thirra 674

68 Sangu 274

69 Hebe 674

70 Domgjoni 887

71 Gjakëza 262

72 Munella 423

73 Arrëzi 752

74 Kaçinari 647

75 Kuzhneni 579

76 Simoni 717

77 Shëngjergji 596

78 Shtufi 395

79 Shpërdhaza 295

80 Repsi 1264

Mirdita në vitin 2019 kishte 80 fshatra:

Fangu, Rrasfiku, Fierza, Katundi Vjetër, Rrëja Velës, Rrëja Zezë, Munazi, Vau-Shkjeza, Rrethi-Epër, Livadhëzi, Ndërfushazi, Ndërfana, Bukmira, Gëziqi, Fushë-Lumthi, Kodër-Rrësheni, Tarazhi, Jezulli, Sheshaj, Lurthi, Kulmja, Malaj, Malaj-Epër, Tena, Perlati-Qendër, Perlati-Epër, Proseku, Rrushkulli, Troje, Uja, Shtrezi, Shebja, Lëkunda, Tharri, Kacinari, Arrëzi, Kuzhneni, Simoni, Shëngjergji, Shtufi, Shpërdhaza, Lufaj, Lëkunda, Kthella- Epërme, Mërkurthi, Kumbulla, Zajsi, Bardhaj, Kurbneshi(fshati), Blinishti, Kullaxhiu, Pëshqeshi, Gurth-Spaçi, Kodër Spaçi, Shëmria, Mashtërkori, Grykë-Oroshi, Bulshari, Ndërshena, Lajthiza, Zajsi, Nënshejti, Lëgjini, Planeta, Klosi, Bisaku, Zallë-Xhuxha, Xhuxha, Konaj, Petoqi, Dardhëza, Sangu, Domgjoni, Munella, Shtrungaj, Fani, Katundi i Ri, Shëngjini, Thirra, Hebja, Gjakëza.

Fshatrat me lartësinë më të madhe mbi nivelin e detit SELITA

Fshati Lartësia mbi nivelin e detit në metra

Kumbulla 1080-1120 metra

Mërkurthi 900-920 metra

Kthellë Epër(Dirre) 600-700 metra

Lufajt e Sipërm 900-960 metra

Lufajt e Poshtëm 760-840 metra

Kurbneshi 750-820 metra

Kurbneshi(Mërdhoqi) 960-980 metra

Zajsi 740-800 metra

Bardhaj 600-850 metra

Lëkunda 560-700 metra

OROSHI

Fshati Lartësia mbi nivelin e detit në metra

Lajthiza 1060-1160 metra

Lajthiza(Drobaj) 1160-1230 metra

Lajthiza(Vlashaj) 1000-1060 metra

Nënshejti 1060-1240 metra

Nënshejti(Vilë) 700-760 metra

Ndërshena 900-1000 metra

Bulshari 460-800 metra

Bulshari(Lagje) 700-760 metra

Grykë-Oroshi 540-760 metra

Gurth-Spaçi 860-980 metra

Gurth-Spaçi(Plagëz) 700-780 metra

Gurth-Spaçi(Qershiza) 600-760 metra

Gurth-Spaçi(Grykë) 740-850 metra

KAÇINARI

Fshati Lartësia mbi nivelin e detit në metra

Arrëzi 700-825 metra

Kuzhneni 560-700 metra

FANI

Fshati Lartësia mbi nivelin e detit në metra

Konaj 710-930 metra

Konaj(Bathore) 720-800 metra

Livadhet e Konajve 970-1050 metra

Shëngjini 700-930 metra

Xhuxhë(Lashtë) 690-730 metra

Xhuxhë(Bizhez) 800-960 metra

Xhuxhë(Lari) 1050-1250 metra

Dardhaz 740-790 metra

Kujt 600-700 metra

Petoq 660-800 metra

Batra 900-960 metra

Thirra 700-930 metra

Domgjoni(Ferthi) 930-970 metra

Domgjoni(Vau) 570-720 metra Domgjoni(Arat e Gjata) 685-780 metra Sangu 600-670 metra

Hebe 710-830 metra

Veçojmë:

- Nuk janë më fshatra me këto emërtime: Fang –Limaj, Ujë-Lurth, Ujë- Shtrez.

- Dy fshatra kanë ndryshuar emrin: Bardhaj (Bozhiq), Shëmria (Guri Bardhë).

- Dy fshatra janë me emrin Zajs: në Selitë dhe Orosh.

- Dy vendbanime kanë emrin Kurbnesh: qyteti Kurbnesh dhe fshati Kurbnesh.

- Shpali, ish qendra e nënprefekturës, qendra e rrethit Mirditë , qendër komune dhe lokaliteti, asnjëherë nuk ka qenë fshat më vete.

- Fshatra me përcaktorin i “Epër”: Rrethi Epër, Malaj Epër, Perlat Epër, Kthella Epër.

- Dy fshatra kanë emërtimin Katund: Katundi i Vjetër(Rubik) dhe Katund i Ri(Fan).

- Fshatra me emërtime nga format e relievit dhe element të hidrografisë: Fushë-Lumthi, Kodër-Rrësheni, Kodër-Spaçi, Grykë-Oroshi, Vau-

Shkjeza, Zallë-Xhuxha.

- Me 1991, pesë fshatra me popullsi mbi 1000 banorë ishin: Repsi, Fushë-Lumthi, Proseku, Perlati-Qendër, Perlati-Epër.

- Në vitin 2018 Mirdita nuk ka asnjë fshat me 1000 banorë.

- Bulshiza(Rubik) nuk është më fshat, është pjesë e qytetit Rubik.

- Në 100 fshatrat turistik të Shqipërisë: Katundi Vjetër(Rubik) dhe Grykë-Oroshi.

- Fshatra me lartësi mbi 1000 metra mbi nivelin e detit: Nënshejti (1060-1240 metra), Lajthiza (1060-1230 metra), Xhuxha (Lari) 1050-

1250 dhe Kumbulla 1080-1120 metra.