Poreç

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Poreč)
Poreč
Popullsia
 • Gjithsej9.615

Poreč (në Kroatisht Parenzo) është një qytet në zhupaninë IstraKroaci.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Popullsia e qytetit sipas përllogaritjeve të vitit 2012 ishte 9615 banorë. Sipas regjistrimit të vitit 2011 9684 banorë ndërsa sipas regjistrimit të vitit 2001 10448 banorë. Popullsia ka ndryshuar me -0.71%[2].

Dialekti Istra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dialekti Istrias është një dialekt i zhdukur i gjuhës shqipe, që flitej në fushën e Poreçit, deri në fund të shekullit të 19-të

Nga shekulli i 13-të deri në shekullin e 17-të, për shkak të shpopullimit të gadishullit të Istrias, Republika e Venecies ripopulloi rajonin me banorët, të cilët ndër të tjera përfshinin shqiptarë.[3] Bashkimi i dialekteve të ndryshme të folura nga kolonët çoi në formimin e dialektit shqiptar të Istrias. Teksti i vetëm mbijetues i dialektit u shkrua nga studiuesi lokal Pietro Stankovich në vitet 1830. Stankoviç regjistroi një version të Shëmbëlltyrës së Birit Prodigal dhe një listë fjalësh të dialektit

Projekte të tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  •  Commons: Poreč – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Regjistrimi i popullsisë, familjeve dhe banesave 2011, Rezultatet e para sipas vendbanimeve" nga Byroja e statistikave të Kroacisë.
  2. ^ "Të dhëna nga www.world-gazetteer.com". Arkivuar nga origjinali më 5 dhjetor 2012. Marrë më 27 tetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Fine, John Van Antwerp (2006-03-02). When ethnicity did not matter in the Balkans: a study of identity in pre-nationalist Croatia, Dalmatia, and Slavonia in the medieval and early-modern periods. University of Michigan Press. p. 118. ISBN 978-0-472-11414-6.

Stampa:Zhupania Istra