Portal:Shqipëria/Jetëshkrimi 3

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lideri komunist i shqiptarëve
Lideri komunist i shqiptarëve

Enver Hoxha (16 tetor 1908 - 11 prill 1985) ishte udhëheqësi komunist i Shqipërisë nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985, si Sekretar i Parë i Partisë së Punës së Shqipërisë. Ai ishte kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura nga viti 1944 deri në vdekjen e tij. Ai shërbeu si Kryeministër i Shqipërisë, 1944-1954 dhe në kohë të ndryshme ka shërbyer si ministër i jashtëm dhe si ministër i mbrojtjes.

Periudha 40 vjeçare e sundimit të tij, u karakterizua nga eliminimi i opozitës, dënimet e kundërshtarëve të tij politikë me vdekje ose burgime të gjata dhe dëbimet e familjeve të tyre nga shtëpitë ku jetonin dhe internimet e tyre në fshatra të thella, ku kontrolloheshin rreptësisht nga policia dhe Sigurimi i Shtetit (policia sekrete). Gjithashtu, diktatura komuniste, u karakterizua nga metodat staliniste të asgjësimit të bashkëpunëtorëve të tij, që kërcënonin pushtetin e tij personal.

Regjimi i Hoxhës, pas viteve 1970 u karakterizua nga ndjekje strikte e ideologjisë anti-revizioniste Marksizëm-Leniniste. Pas ndarjes me Maoistët, gjatë viteve 1976–1978, shumë parti Maoiste u deklaruan Hoxhaiste. Në ditët e sotme Konferenca ndërkombëtare e partive dhe organizatave marksiste-leniniste (Hoxhaiste) një fraksion me pak ndjekës, është grupimi më i njohur i këtyre partive.