Shko te përmbajtja

Portet e Shqipërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Portet kryesore e Shqipërisë

Portet kryesore e Shqipërisë janë në Durrës, Shëngjin, Vlorë dhe Sarandë.[1]

Portet në bregdetin shqiptar kanë funksionuar që në kohët e lashta, si në Dyrrah, Ulqin, Tivar, Aulonë (Vlorë), Apoloni, Onhezmi (Sarandë) etj. Gjatë periudhës së principatave u ngritën skela të vogla kryesisht në grykat e lumenjve në Shirgj (Bunë), Shëngjin, Shufada (Mat), Rodon, Bashtovë (Shkumbin), Pirg dhe Spinaricë, zhvillimi i të cilave u frenua gjatë periudhës së pushtimit osman.

Gjatë viteve 1928-1934 u ndërtua porti detar i Durrësit dhe disa pontile druri në Sarandë, Vlorë e Shëngjin, të cilat u shkatërruan gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Porti i Shëngjinit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Porti i Shëngjinit ndodhet në veriperëndim të Shqipërisë, rreth 8 km nga qyteti i Lezhës. Nga qershori i vitit 2009 është aktivizuar linja e tragetit Shëngjin - Bari i Italisë. Ky fakt e shndërron portin edhe në vendkalim kufitar duke bërë të nevojshme ndërtimin e terminalit për trajtimin e udhëtarëve dhe trageteve, stacionimin e policisë kufitare dhe doganave. Qeveria shqiptare e ka caktuar atë të Shëngjinit si portin preferencial për Republikën e Kosovës.

Porti i Durrësit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Porti i Durrësit ndodhet në Shqipërinë e mesme. Ky është porti me i madh dhe i rëdësishëm i vendit dhe shërben si vendkalim kufitar që në kohë të hershme. Ka lidhje trageti të përditshme me portin e Barit dhe lidhje disa ditë në javë me portet e Ankonës dhe Triestes në Itali. Nga viti 1945 deri në vitin 1952, u rindërtua porti i Durrësit dhe disa kalata betoni në Vlorë, Sarandë e Shëngjin. Gjatë bregdetit Jon janë ndërtuar kalata e pontile në gjirin e Spilesë në Himarë dhe në Sasaj. Porti kryesor i vendit mbetet ai i Durrësit.

Porti i Vlorës është porti i dytë më i madh në Shqipëri dhe ndodhet në jug të Shqipërisë. Ka lidhje trageti të rregullta me portin e Brindizit në Itali.

Porti i Sarandës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Porti i Sarandës është porti i katërt në Shqipëri dhe ndodhet në jug të vendit. Ka lidhje trageti me ishullin e Korfuzit në Greqi.

Portet e karburanteve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Porti i karburanteve MBM gjendet në Porto Romano, Durrës.[2]

Porti i karburanteve Petrolifera Italo Albanese Sh.A. gjendet në Gjirin e Vlorës.[3]

Porti i Himarës ndodhet në jug të Shqipërisë në rrethin e Vlorës. Ndonjëherë shërben si vendkalim kufitar pasi aty mbërrijnë dhe nisen anije turistike nga Korfuzi i Greqisë.

Transporti detar[4]
Porti Volumi i mallrave të përpunuara

(2021)

Trafiku i pasagjerëve

(2021)

ton gjithsej
Durrës 6,191,738 688,586
Vlorë 121,743 101,017
Shëngjin 226,309
Sarandë 63,791
  1. Ibrahimi, Krenar (dhjetor 2009). "Albanian Port Sector and the Corridor VIII". researchgate.net (në anglisht). Marrë më 11 gusht 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. "About - Location". Porti MBM. Marrë më 2022-08-11.
  3. "PIA". www.gruppopir.com (në anglisht). Marrë më 2022-08-11.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. "Transporti Detar – Instituti i Transportit". Marrë më 2022-08-11.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]