Shko te përmbajtja

Portolanët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Portolani i Jorge Aguiar, 1492

Portolanët janë udhëzues, atlase ose harta nautike, të krijuara për herë të parë mes fundit të shekullit të XII dhe fillimit të shekullit të XIII që përdoreshin për lundrimin mesjetar nëpër Mesdhe dhe më vonë të shtrirë për të përfshirë të edhe rajonet e tjera detare. Ata paraqesin lista sistematike portesh (prej nga vjen emri i tyre), largësitë mes tyre dhe drejtimet për të lundruar nga njëri te tjetri. Përshkruanin mbi të gjitha bregdetin mesdhetar, megjithëse përmbajnë edhe disa brigje atlantike.[1] Po ashtu tregonin referencat e aksidenteve gjeografike, rreziqet për lundrimin, kushtet e porteve apo burimet e ujit të pijshëm, mes informacioneve të dobishme.

Portolanët paraqisnin harta nautike me subjekt rajonal mbi një vijë bregdetare realiste, megjithëse duke tepëruar imtësitë aksidentale bregdetare. Gjetja e vendndodhjeve arrihet në mënyrë empirike, me tregues të drejtimeve kardinale, të realizuara në shkallë të bazuara në një seri projeksionesh azimutale të "mbivendosura".[2] Qendrat përputhen me trëndafilin e drejtimeve nautike më pranë, duke formuar një rrjet drejtimesh të orientuar përkundrejtë polit magnetik dhe që e trajton territorin si një sipërfaqe të sheshtë. Pasi u shfaqën në shekullin e XIII, vijuan të përpunoheshin përgjatë shekujve, duke përfshirë Periudhën e përparuar Moderne, megjithëse tipikisht janë prodhuar në shekujt e XIV dhe XV. Përfshinin informacione mbi largësitë, mënyrat për të hyrë nëpër porte, rreziqet, brigjet ranore, arrecifes y anclajes.[3]

Portolan i Vesconte Maggiolo, viti 1541

Fjala portolan vjen prej italishtes portolano, që do të thotë "i lidhur me portet dhe limanet", të cilët të paktën që nga shekulli XVII përkufizohen si "një koleksion udhëzimesh lundrimi".[4]

Informacioni implicit i këtyre veprave është i rëndësishëm për kuptimin e origjinës së hartografisë së mesjetës së vonë:

  • Lidhja me kulturën kishtare.
  • Mardhënia midis librave portolanë dhe hartografisë portolane.
  • Origjina italiane e portolanëve.
  • Përdorimi i busullës.
  • Karakteri empirik dhe dinamik në marrjen e informacionit.
  • Rëndësia e alfabetizimit të prodhimeve dhe lundërtarëve.
Hartë bote e Abraham Kreskesit, 1375: Ishujt Baleare dhe bregu mesdhetar iberik

Termi "portolan" u përkufizua përfundimisht në vitet 1890, pasi në atë kohë këto harta ngatërroheshin me roteiros. Portolanët mund të jenë harta nautike ose libra mesjetarë ose të periudhës së hershme moderne që shërbenin si udhëzues lundrimtarë.[5] Emra të tjerë që janë propozuar, përfshijnë "harta të vijave rombike", harta busullore ose harta loksodromike[6] ndërsa studiuesit modernë francezë parapëlqejnë ti quajnë ata thjeshtë harta nautike për të shmangur ngatërrimin portolani / roteiros.[7]

Një portolan i Mesdheut, çereku i dytë i shek. të XIV. Mbajtur në Library of Congress, ku është artifakti më i vjetër origjinal, hartografik

Në literaturë bashkekzistojnë mjaft përkufizime të portolanëve. Një përkufizim i ngusht përfshin vetëm ata mesjetarë[Shpjegime 1][8] ose, së fundmi, hartat e hershme moderne nautike që përfshijnë një rrjetin e vijave rombike dhe nuk tregojnë ndonjë të dhënë për përdorimin e koordinatave të gjerësisë apo gjatësisë gjeografike.[9] Qëllimi gjeografik i këtyre hartave nautike kryesisht mesjetare kufizohet në Mesdhe dhe Detin e Zi me zgjatime të mundshme në brigjet e Evropës Perëndimore deri në Skandinavi dhe brigjet e afrikano-perëndimore deri në Guine. Disa autorë e kufizojnë më tej përdorimin e termit portolan në harta një-fletëshe të projektuara në pergamenë,[10] ndërsa librat që përmbajnë shumë harta nautike quhen atlase nautike.

Një përkufizim më i gjerë i portolanëve pranon çdo hartë apo atlas detar që plotëson serinë e kërkesave stilistike: vizatuar me dorë, me një rrjet linjash romboide që dalin nga qendra e rrathëve të fshehur, të përqëndruara te brigjet dhe ishujt, me emra vendesh të shkruara pingulthi me vijën bregdetare në buzë tokës dhe me informacion të rrallë rreth masave të brendshme tokësore.[11][12] Ky përkufizim më i gjerë përfshin potencialisht hartat e çdo deti, madje edhe harta të të gjithë botës, që ndonjëherë quhen planisfera nautike, duke plotësuar kriterin e mësipërm. Ai përfshin hartat nautike që paraqesin shkallët e gjerësive dhe që nga studiuesit quhen "harta gjerësie" për ti dalluar nga portolanët e mirëfilltë, që besohet se ndërtoheshin duke u mbështetur në përllogaritje të vlerësuara me hamendje.[9]

Mesdheu, mapamundi e Kreskesit, 1375

Portolanët karakterizohen nga rrjetet e vijave të tyre rombike, që dalin nga bussullat e erës, të gjendura në pika të ndryshme të hartës. Linjat e këtyre rrjeteve prodhohen nga vrojtimet e busullës për të treguar vijat e drejtimit konstant. Megjithëse shpesh quhen rombe, ato më saktë quhen "vijat e trëndafilit të erërave" apo "busullës së erërave": Historiani hartografik Leo Bagrow pohon se: "…bota loksodromike ose harta rombike gabimisht zbatohet për hartat detare të kësaj periudhe, sepse një loksodrom jep një përshkrim të përpiktë të kursit vetëm kur harta vizatohet mbi një projeksion të përshtatshëm. Hulumtimi hartometrik ka zbuluar se në hartat e hershme nuk është përdorur asnjë projeksion…".[13]

Vijat e drejta të paraqitura të kryqëzuara në hartat portolane përfaqësojnë gjashtëmbëdhjetë drejtimet e busullës së detarit nga një pikë e dhënë, që rreth vitit 1450 bëhet me tridhjetë e dy drejtime.[14] Vijat kryesore orientohen drejt polit magnetik verior. Kështu rrjeti i vijave varion lehtësisht për hartat e prodhuara në periudha të ndryshme, për shkak të ndryshimeve naturore të delinacionit magnetik të Tokës.[15] Këto vija janë të ngjashme me trëndafilin e busullës të paraqitur në hartat e mëvonshme. "Të gjithë portolanët kanë trëndafila erërash, megjithëse jo domosdoshmërisht të plotë me të tridhjetë e dy drejtimet; trëndafili i busullës ... duket se ka qenë një inovacion katalan".[16]

Portolanët kombinojnë legjendë të saktë tekstuale të periplit, ose librave të pilotimit me ilustrime dekorative të një harte mesjetare T dhe O. Gjithashtu, hatat mundësojnë paraqitje realiste të brigjeve. Ato synonin përdorimin praktikë nga marinarët e periudhës. Portolanët nuk marrin parasysh lakimin e Tokës; si pasojë, ato nuk ndihmojnë si mjete navigacionale për përshkime oqeanike, prandaj u zëvendësuan nga hartat e projeksionit Mercator. Portolanët ishin më shumë të dobishëm në zona të afërta ku identifikoheshin vendreferimet.[15] Portolani ishin gjithashtu të dobishëm për lundrimin në ujëra të afërta si Mesdheu, Deti i Zi, Deti i Kuq etj.

Carta Pisana, hartë portolane anonime e fundit të shekullit të XIII, ekzemplari i parë, i ruajtur, i hartografisë portolane

Shumica e portolanëve ekzistues para vitit 1500 janë vizatuar në vellum, që është një lloj pergamene e cilësisë së lartë, e bërë nga lëkuara e viçave.[Shpjegime 2] Hartat e veçanta normalisht rrotullohen ndërsa ato që bëjnë pjesë në atlase, ngjiten në dërrasa apo kartonë mbështetës.[17]

Shpjegimet më të hershme se si vizatohet një portolan datojnë nga shekulli XVI,[18] kështu që teknikat e përdorura nga hartografët mesjetarë vetëm mund të pandehen. Instrumente të disponueshme në Mesjetë besohet se kanë qenë një vizore, një palë kompsësh, një penë dhe bojëra të ngjyrave të ndryshme. Vizatimi, me gjasa nis me vijat e trëndafilit të erërave dhe pastaj hartografi kopjon konturet bregdetare nga disa harta të mëparshme. Vendos emërtimet, imtësitë gjeografike dhe në fund shton dekorimet.[19]

Harta e Adriatikut nga atlasi portolan i hartografit venecian, Pietro Vesconte, 1318

Paraprirësit e portolanëve qenë periplët e lashtë, që udhëzonin mësimin e kurseve të lundrimit dhe roteiros-it mesjetarë, që informonin vetëm për një itinerar të caktuar.

Teknologjia për përpunimin e kësaj teknike hartografike u zhvillua përreth zonës së gjenoveze, gjatë shekullit të XIII dhe e përhapur shumë shpejtë, në fillim në Venecie dhe Majorkë dhe pastaj, në shekullin e XV, në shumë qendra të tjera prodhimtarie.

Portolan i hartografit gjenovez Battista Beccario, 1426, Bayerische Staatsbibliothek, Mynih

Gjatë shekullit të XVI nevojat e navigimit transoqeanik bënë që ta humbasin rëndësinë, duke u zëvendësuar nga një hartografi e re, trashëgimtare ptolemeike e përmirësuar nga sistemet e projeksionit, që do ta pakësonin shtrembërimin e tyre të fortë lindje-perëndim. Megjithatë portolanët e ruajtën rëndësinë e tyre dekorative dhe në lundirimin europian breg më breg (të kabotazhit), veçanërisht mesdhetar, deri në shekullin e XVII. Megjithë lënien e tyre pas, e gjithë hartografia e mëvonshme, deri dhe në kohën e tanishme, ka vijuar ta përdori "trëndafilin e erërave" dhe "shkallën grafike", që i rezistuan hapit të kohës dhe evoluimit shkencor.

Portolanët, të destinuar fillimisht për navigimin dhe menaxhimin tregtar, u përdor gjithashtu si mbështetje për përpunimin e hartave që mbivendosnin elemente zbukuruese në informacionin gjeografik, historik, politik, naturalist, mitologjik, fetar dhe/apo përfshijnë territore skajore të pa eksploruara me të njëjtën mënyrë. Zakonisht hartat me këto shtesa kishin karakter luksoz dhe prestigjoz, konservimi më i mirë dhe spektakolariteti estetik i të cilave kanë arritur të mbizotërojnë në vlerësimin historiografik mbi vlerat autentike hartografike.

Carta di Cortona, rreth v. 1300, Biblioteca dell’Academia Etrusca në Cortona, Itali

Sipas historianëveshekullit të XIX nga prejardhja dallohen këto familje kryesore portolanësh:[3]

  • Portolanët italianë, të zhvilluar kryesisht në Gjenova, Venecie dhe Romë.
  • Portolanët spanjollë, me Palma de Majorkan si qendër kryesore të prodhimit.
  • Portolanët portugezë besohet se rrjedhin nga ata spanjollë. Portolanët arabë nuk u njën deri në gjysmën e dytë të shekullit të XX.
  • Portolanët islamikë, të zhvilluar midis hartografëve arabë, persë dhe turq.

Portolanët italianë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Portolani i Evropës Perëndimore nga Pietro Vesconte, rr. 1325

Libri më i vjetër portolan i ruajtur është Liber de existencia riveriarum te forma maris nostri Mediterranei i shkruar në latinisht me gjasa në fillim të shekullit të XIII. Autori i saj anonim paraqet teknikën e tij të mbledhjes së informacionit si inovative dhe tregon se, bashke me volumin, kishte ndërtuar një cartula mapamundi duke i vendosur referencat sipas pozicionit të drejtimit të erërave dhe sipas miljeve të largësisë së vendeve. Po ashtu tregon se kishte mbledhur informacionin duke nisur nga ato që i kanë thënë detarët dhe punonjësit e portit dhe se vepra është realizuar nga indikacionet e një kanoniku të katedrales së Pizës. Një studim matematik i fundit ka theksuar se të paktën një pjesë e informacionit të Liber de existencia riveriarum duket se vjen nga një hartë e krijuar pa përdorur busullën dhe ndërkohe e ndryshme nga hartat e mëvonshme portolane.[20][21][22]

Libri pasues portolan, i ruajtur, është Compaso de navigare, në italisht, nga mesi i shekullit të XIII, nga i cili ruhen dorëshkrime të ndryshme, më i vjetri i të cilëve daton nga fundi i të njëjtit shekull.

Portolan i 1439-ës nga Gabriel de Vallseca (Museu Maritim, Barcelona)

Seria pjellore e hatave portolane italiane nis në mesin e shekullit të XIII, me shembullin më të vjetër të njohur, Carta Pisana, që mbahet në Bibliothèque Nationale de FranceParisit. Carta di Cortona, një nga hartat më të vjetra nautike, të mbijetuara. Ajo u zbulua në vitin 1957 në Cortona të Italisë, anonime dhe e padatuar. Fillimisht e vlerësuar se i përket periudhës midis viteve 1232 dhe 1258, por sipas studiuesve më të fundit konsiderohet rreth vitit 1300, pothuajse bashkëkohëse, por pas Carta Pisana. Pjesa e mbijetuar mbulon vetëm Mesdheun Lindor, megjithëse duket se ka pasur një pjesë perëndimore të mesdheut që është prerë në ndonjë kohë. Ajo mbahet në Biblioteca dell’Academia Etrusca në Cortona, Itali, Port.105. Carta di Carignano i përket shekullit pasues, por e zhdukur nga Arkivi Kombëtar i Firences, ku ruhej prej shumë kohësh; veprat hartografike të gjenovezit Pietro Vesconte, ilustratori veprës së Marino Sanudo të Vjetrit; harta e Francisco Piziganos (1373), me ndikim stilistik nga Majorka; dhe ato të Beccario-s, Albino de Canepa-s dhe vëllezërve Benincasa, me prejardhje nga Ankona. Atlasi Luxoro i shekullit të XV, autorësia e të cilit mbetet anonime, mbahet në Biblioteca Civica BerioGjenova.

Portolanët spanjollë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Spanjollët futën një risi në hartografinë nautike, me hartat gjeografike që kishin paraqitje të përbashkët stilistike të disa aksidenteve dhe vendndodhjeve. Kryevepra e portolanëve majorkinë është Atlasi Katalan i realizuar nga Abraham Kreskesi në vitin 1375 dhe i mbajtur në Bibliothèque Nationale de FranceParisit.

Portolan amerikano-qëndror i hartografit portugez Fernão Vaz Dourado, 1575, British Museum

Abraham Kreskesi ishte një hebre majorkin në shërbim të Pedros së IV të Aragonës. Në "buxolarum-in" e tij, punishtja e tij e busullave magnetike, ai ndihmohej nga i biri Jafuda. Atlasi është një mapamundi, d.m.th. hartë botërore me rajonet e Tokës dhe popujt e ndryshëm që jetojnë aty. Vepra u bë me kërkesë të Princit Don Juan, i biri i Pedros së IV, dëshirues i një paraqitje besnike të botës nga perëndimilindje. Mapamundi përbëhet nga dymbëdhjetë fleta me tabela, të lidhura me njëra-tjetrën nga rrotulla dhe të mbështjella në pergamenë dhe në panele të palosshëm apo biombo.[23][Shpjegime 3][24][25] Secila tabelë ka përmasa 69 me 49 cm. Katër të parat janë plotësuar me tekste dhe tabela gjeografike, astronomike si dhe kalendare. Mapamundi më inovativ i Kreskesit është paraqitja e Azisë, që na Deti Kaspik deri në Kataj (Kina), në të cilën merr parasysh informacionin e Marko Polos, Jordanus Catalani etj.

shekullin e XIV, theksohet vepra e Guillem Soler, që kultivatoi të dy stilet, si thjeshtë nautik ashtu dhe nautik-gjeografik. Shekulli XV përkon me portolanin e famshëm nga Gabriel Vallseca, (1439), mbajtur në Museu Marítim de Barcelona, i shquar për shijen e tij të ekzekutimit dhe hollësitë e gjalla piktoreske, i maskuar nga një njollë boje e mbetur nga Frédéric Chopin dhe Zhorzh Sand.[26]

Portolanët portugezë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Portolanët portugezë rrjedhin nga tradita majorkine[27] dhe nuk i përmbushin kriteret e kërkuara si portolanë tradicionalë pas zgjerimit të horizonteve gjeografike nga portugezët dhe spanjollët. Ata kanë si veçori mbivendosjen e vijave astronomike të ekuatorit dhe tropikëve mbi rrjetin e vijave të erërave, duke vijuar të përpunohen përgjatë shekujve të XVI dhe XVII.

Mapamundi rrethor i el-Idrisit", 1154-56

Rahnāmag-ët persë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lundërtarët persë kishin prej kohësh udhëzuesit e tyre lundrues, të quajtur rahnāmagpersishten e mesme (rahnāmeh رهنامه).[28] Ata listonin portet, vendreferimet bregdetare dhe largësitë përgjatë brigjeve.

Këta udhëzues lundrimi të shumë-cituar, tëë humbur datojnë të paktën nga shekulli XII. Disa prej tyre e përshkruanin Oqeanin Indian si "një det i vështir për tu përshkruar" dhe paralajmëronin se "rënia përqark e detit" e bënte të pamundur rikthimin.[29]

Portolanët arabë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Janë ruajtur tre portolanë mesjetarë të shkruar në arabisht:[30]

  • Harta e Ahmed ibn Suleiman al-Tangi-t midis vitit 1413 dhe 1414.[31]
  • Harta e Ibrahim al-Tabib al-Mursit, e vitit 1461.
  • Harta e Evropës Perëndimore, anonime dhe e padatuar, e ruajtur në Biblioteca Ambrosiana, që daton afërsisht nga shekulli XIV,[32] ose shekulli XV.

Përveç këtyre ka një përshkrim të imtësishëm të një harte nautike arabe të Mesdheut te enciklopedia e egjiptianit Ibn Fadl Allah al-'Umari, e shkruar midis viteve 1330 dhe 1348.[30] Ka gjithashtu përshkrime të kufizuara në rajone më të vegjël gjeografikë, në një vepër të Ibn Sa'id al Maghribi (shekulli XIII) dhe madje në veprën e Muhammed el-Idrisit (shekulli XII).[32]

Bregdeti Adriatik nga Durrësi në veri të Karaburunit deri në Budva

Kitab-i Bahrije (كتاب بحرية, d.t.th. Libri i Detit) është një udhëzues navigacional i shkruar nga Piri Reisi, një hartograf, korsar dhe admiral osman. Ai përpiloi harta dhe shënime nga karriera e tij në det në atlasin më të hollësishëm portolan që ekziston.[33][34] Kitab-i Bahrije kombinon informacion nga një gamë burimesh të përvojës vetjake të Piri Reisit. Bregdeti i Afrikës Veriore mbëtetet pak në burime të jashtme. Libri është gjithashtu një nga pak burimet primare të informacionit mbi Piri Reisin.

Ka dy versione të librit. Versioni i parë u hartua midis vitit 1511 dhe 1521, duke u paraqitur si një dhuratë për sulltan Sulejmanin Madhështor. Versioni i dytë i zgjeruar u prodhua si një porosi e Vezirit të Madh osman Ibrahim Pashë Pargaliut, i përfunduar në vitin 1526.

Brigjet dhe ishujt e Adriatikut

Të dy versionet fillojnë me një parathënie dhe i kushtohen sulltan Sulejmanit. Pjesa kryesore e të versioneve është një atlas nautik për Mesdheun. Kapituj të veçantë mbulojnë vendndodhje të ndryshme me hartat përkatëse portolanike. Piri Reisi thotë se ai përpiloi një atlas me harta të veçuara pasi imtësitë në secilën hartë janë të kufizuara nga hapsira e disponueshme.[35]

Ishujt e Korfuzit dhe Paksosit pranë bregdetit shqiptar

Në versionin e parë ka 130 kapituj, ndërsa në të dytin 210. Kapitujt fillojnë me Dardanelet dhe ecin në drejtim kundër-orar përreth Mesdheut. Hartat kanë busulla erërash që tregojnë Veriun në secilën faqe. Shkallë tregohet vetëm në përshkrimet tekstuale, jo me shirita shkalle. Simbolet standarde portolanike tregojnë rreziqe, si pikat për cektinat dhe kryqet për shkëmbinjtë. I shkruar kur lundërtarët osmanë mbështeteshin galiota dhe galera të shtytura me rrema, Kitab-i Bahrije pasqyron nevojat dhe kapacitetet e tyre. Ai jep informacione mbi ujërat bregdetare, limanet e sigurta, rreziqet dhe burimet e ujit të pijshëm.

Versioni i dytë përfshinë gjithashtu një hyrje të gjatë të shkruar në vargje. Ai ofron informacion mbi stuhitë, erërat, navigimin me busullë, navigimin nëpërmjet yjeve, leximin e portolanëve dhe oqeanëve. Ai komenton eksplorimet e fundit portugeze dhe spanjolle, duke përfshirë udhëtimet e Kristofor KolombitAmerikë dhe zbulimin e rrugës detare të Indisë nga Vasco da Gama. Përshkrimi i Amerikës përfshin edhe thashetheme fantastike. Libri paraqet përshkrimin e parë të imtësishëm osman të Oqeanit Indian, me vëmendje të veçantë kushtuar Hormuzit.

Mapamundi circular i Pietro Vesconte-s, 1320, British Library

Libri e arriti famën vetëm pas vdekjes së autorit të tij. Dorëshkrime të njohura të mbijetuara janë të gjitha kopje të krijuara pas vitit 1550. Të paktën disa pjesë të librit janë përkthyer në anglisht, turqishten moderne, greqisht, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht.

Hartografia portolane, deri në shekullin e XV, shprehej nëpërmjet formatesh të ndryshme:

  • Hartat Portolane,[36] mbi pergamena deleje, përgjithësisht të plota, në formë pak a shumë drejtëkëndore. Është modeli më i vjetër i ruajtur dhe më i përgjithësuari, ku ekzemplari më i vjetër i ruajtur është Carta Pisana, e fundit të shekullit të XIII. Mund të përfaqësoi tërësinë ose një pjesë të zonës portolane. Nën këtë lloj suporti janë realizuar edhe mapamundi.
Atlas portolan me Morenë perëndimore, Detin Adriatik, Siçilinë dhe brigjet perëndimore të Italisë në jug të Arnos, Atlasi Cornaro, 1492; nëshkruar si Beneditus Pesina, Venecia
  • Atlasi Portolan, realizuar në pergamenë të lidhur në formë libri në format të madh, në të cilin çdo grup planesh informon për një sektor gjeografik, përgjithësisht me një larmi shkallësh të secilit prej tyre. Deri në shekullin e XV u prodhua, gati përjashtimisht, në Venecie, duke qenë formati i zakonshëm i hartografëve të saj. Atlasi më i vjetër i ruajtur deri më tani, është ai i Petro Vesconte-s i vitit 1313. Disa atlasë mund të përfshijnë mapamundi dhe harta vendore të lidhura ose jo me teknikën hartografike portolane.
  • "Harta dhe Mapamundi me tabela", në pergamenë të rrotulluar dhe palosur mbi dërrasë që shpalosen mbi një tryezë, duke ruajtur, për më tepër, njëtrajtshmërinë e shkallës. Deri tani ruhet vetëm i quajturi gabimisht Atlasi Katalan. Përmendja e parë e ekzistencës së tij gjendet në inventarin e sendeve të mbretit Jaume i Drejti, viti 1323, ku konstatohet një mapamundi dhe një hartë me tabela. Dokumenti mesjetar jep vetëm kontekstin e Kurorës së Aragonës, ndërsa prodhimi i tij pandehet përjashtimisht majorkin. Në shekullin e XV përdorimi i këtij formati ra.
  • Mapamundi circular, hartë në format të madh mbi pergamenë viçi me formë rrethore. Ruhet vetëm një pjesë e një mapamundi circular nga fundi i shekullit të XIV atribuar punishtes së Cresques dhe mapamundi estense (rr. 1450). Në këtë format, ekzistojnë raste të mëparshme të hartografisë mesjetare para-portolane me këtë format (si mapamundi Ebstorf dhe mapamundi Hereford).
Mapamundi in tabulae, fragment i Atlasit KatalanAbraham Kreskesit (1375)

Duke nisur nga shekulli XVI hartografia portolane do të përdorej vetëm në formatin e hartave dhe atlaseve dhe, nëse zona e hartografuar e kërkonte, duke përfshirë zbulimet e reja gjeografike.

Hartat portolane karakterizoheshin nga tre rrethana:

  • Janë si hartat e sotme të shkruara.
  • Përmbajnë si sfond një rrjet të skicuar në bazë të rombeve apo vijave të drejtimeve të trëndafilit të erërave.
  • Janë harta me shkallë grafike të quajtur truncum leucae (cungu i legave).[37]

Teoritë e prejardhjes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çështja e prejardhjes së portolanëve mbetet e errët. Midis hipotezave të propozuara nga studiuesit mund të përmenden në vijim:[38] Një studim konkludon se portolanët vijnë nga hartat e mëparshme të vizatuara në atë që tashmë quhet projeksioni Mercator, duke pohuar se portolanët janë mozaikë hartash më të vogla, secila me shkallën dhe orientimin e saj, si dhe duke sugjeruar se kapacitetet hartografike të secilit qytetërim që prodhoi harta pararendëse ishte më i përparuar sesa njihet tani.[39][40] Kjo ide është refuzuar nga studiuesit kryesorë të fushës, megjithëse gjejnë dëshmi të gjera të prejardhjes mesjetare dhe metodave të ndërtimit.[41][42]

Atlasi Miller, atlas portolan, Hemisfera Portugeze e Botës, 1519
  • Adolf Erik Nordenskjöld supozon se ekziston një hartë model origjinal, me gjasa spanjoll dhe më saktësisht vepër e Ramon Llullit, që pastaj u kopjua përgjatë shekujve të ndryshëm, duke ruajtur dizenjon dhe toponimet. Harta zanafillore ka qenë përpiluar duke nisur nga një shumësi skicash të vogla të vizatuara nga lundërtarët.
  • Winter i atribuon autorësi italiane portolanëve nautikë dhe spanjolle portolanëve nautiko-gjeografikë. Kundër këtij mendimi shprehet Caracci: Italiani e catalani nelle primitiva cartografía medievale (Italianë dhe katalanë në hartografinë primitive mesjetare), libër i botuar në Romë në vitin 1958.
  • Në vitin 1947 Bacchisio Motzo krahasoi portolanët më të vjetër, Carta Pisana, me librin portulan më të vjetër, Lo compasso da navigare dhe konkludoi se ishin vepër e të njëjtit autor që duhet të ketë jetuar në Itali midis viteve 1232 dhe 1258.
  • Rolando Laguarda Trías studioi një portolan të ruajtur në Stamboll dhe koncludoi se bëhej fjalë për një kopje të një harte të dizenjuar nga Marini i Tirit rreth vitit 100 të e.s..[43]
  • Në vitin 1985 Jonathan Lanman tregoi se nuk ishte e mundur të krijohej një hartë racionalisht të saktë të Mesdheut duke u bazuar në treguesit e librave portolanë si Lo compasso da navigare, duke e kundërshtuar kështu hipotezën e Motzos.
  • Tony Campbell tregoi se toponimet e portolanëve pësuan një evoluim përgjatë kohës, duke e hedhur përtokë një nga tezat bazike të Nordenskiöld-it.[44] Gjithashtu tregoi se Carta Pisana përmban shumë toponime që nuk hasen te Lo compasso da navigare, duke ia ulur edhe më shumë kredibilitetin teorisë së Motzos. Campbell, duke vërejtur se ruhen 150 harta të shekullit të XV, rreth 30 të shekullit të XIV dhe vetëm një nga fundi i shekullit të XIII, mendons se prejardhja e zhanrit duhet të gjendet në shekullit e XIII.
Mapamundi circular i Urbano Montit, 1587, Milano, Itali

Studiuesi propozon se portolanët kanë evoluar nga hartat mendore që pilotët mesdhetarë përdornin që nga kohët e lashta, që u përcollën gojarisht përgjatë brezave.[45]

  • Roel Nicolai, në një studim hartometrik të hartave të ndryshme, konkludon se saktësia e madhe e tyre hedh poshtë pandehmën se mund të jenë krijuar nga evropianët e Mesjetës.[46][47][48][49]
  • Fedor Aggeev pohon se prejardhja e këtyre hartave arrin në Perandoria Romake dhe rrjetin e saj të rrugëve. Pohon se hartat e këtij rrjeti duhet të jenë ruajtur në arkivat perandorake në Kostandinopojë deri në Plaçkitjen dhe pushtimin pasues nga kryqëtarët latinë në vitin 1204. Portolanët duhet të jenë kopje të bëra në Itali të rrugëve bregdetare të hartave të grabitura.[50]

Portolanët më të hershëm përqëndrohen në brigjet e Detit Mesdhe dhe Detit të Zi, me paraqitjen vetëm të pjesshme dhe ndonjëherë në mënyrë skicore të brigjeve të Atlantikut deri në Skandinavi. Në shekujt e XV dhe XVI, me fillimin e Epokës së Zbulimeve, synimi i portolanëve u zgjerua drejtë jugut Gjirit të Guinesë. Hartat gjithashtu nisën të projektohen nga hartografët portugezë dhe spanjollë për detet e zbuluara rishtas në Afrikë, Amerikë, Azinë Jugore dhe Paqësor.

  1. Për shembull, Ramon Pujades në përmbledhjen e tij konsideron vetëm hartat nautike para vitit 1470.
  2. Fjala vellum rrjedh nga vitulinum që do të thotë i bërë prej viçit; prej këtij ka rrjedhur edhe fjala vitello – viç dhe vélin – viç ose lëkurë viçi; ashtu si dhe fjala viç."Vellum". Online Etymological Dictionary (në anglisht).
  3. Fjala biombo do të thotë panel i palosshëm i pikturuar ose/dhe me tekste kaligrafike. Rrjedh nga japonishtja dialektore byōmbu, variacion i 屏風 (bjōbu, që përkthehet bjōmbrojtje dhe buerë), kjo nga 屏風 / 屏风 (beng pjuvng) nëpërmjet 병풍 (bjeongpung).
  1. "Los portulanos, una fuente histórica y estética". Blog Cátedra de Historia y Patrimonio Naval (në spanjishte evropiane). 23 maj 2016. Marrë më 24 prill 2021.
  2. José Antonio Hurtado García (9 maj 2007). "La proyección". La Navegación Medieval (në spanjisht). navegacionmedieval.wordpress.com.
  3. 1 2 "Qué es un portulano o carta portulana?" (në spanjisht). Marrë më 24 prill 2021.
  4. Tony Campbell. "'Portolan charts from the late thirteenth century to 1500' (Additions, Corrections, Updates)". Map History / History of Cartography: The Gateway to the Subject (në anglisht). Marrë më 8 dhjetor 2018.
  5. Tony Campbell (1987). "Portolan Charts from the Late Thirteenth Century to 1500". përmbledhur nga J. B. Harley (red.). Cartography in Prehistoric, Ancient, and Medieval Europe and the Mediterranean (The History of Cartography Volume 1) (PDF) (në anglisht). Vëll. 1. University of Chicago Press. fq. 375. ISBN 022631633-5.
  6. Roel Nicolai (2016). "2. Key Characteristics of Portolan Charts". The Enigma of the Origin of Portolan Charts: A Geodetic Analysis of the Hypothesis of a Medieval Origin (në anglisht). Brill. fq. 11–12. ISBN 978-90-04-28512-5. OCLC 932069190.
  7. Emmanuelle Vagnon (2013). "3. La représentation cartographique de l'espace maritime". përmbledhur nga Patrick Gautier Dalché (red.). La Terre: connaissance, représentations, mesure au Moyen Âge (në frëngjisht). Brepols. fq. 443–503. ISBN 978-2-503-54753-4.
  8. Ramon Josep Pujades i Bataller (2007). Les cartes portolanes: la representació medieval d'una mar solcada (në katalonisht). Institut Cartogràfic de Catalunya, l’Institut d’Estudis Catalans i l’Institut Europeu de la Mediterrània. ISBN 978-84-978-5414-6.
  9. 1 2 Joaquim Alves Gaspar (qershor 2013). "From the Portolan Chart to the Latitude Chart: The silent cartographic revolution" (PDF). CFC (në anglisht) (216): 67–77.
  10. Catherine Delano-Smith, red. (7–8 qershor 2018). Emergent Maps: Questioning the Rise and Function of the Portolan Chart and the Regional Map in the Middle Ages. Second International Workshop on the Origin and Evolution of Portolan Charts (në anglisht). Instituto Hidrográfico (Hydrographic Institute).
  11. Richard Pflederer (2009). Census of Portolan Charts and Atlases (në anglisht).
  12. Tony Campbell (18 nëntor 2016). "Cartographic innovations by the early portolan chartmakers". Map History / History of Cartography: The Gateway to the Subject (në anglisht). Marrë më 8 dhjetor 2018.
  13. Leo Bagrow (2010). History of Cartography (në anglisht). Transaction Publishers. fq. 65. ISBN 978-1-4128-2518-4.
  14. Tony Campbell (1987). "Portolan Charts from the Late Thirteenth Century to 1500". përmbledhur nga J. B. Harley (red.). Cartography in Prehistoric, Ancient, and Medieval Europe and the Mediterranean (The History of Cartography Volume 1) (PDF) (në anglisht). Vëll. I. University of Chicago Press. fq. 396. ISBN 022631633-5.
  15. 1 2 Julie Rehmeyer (qershor 2014). "The Mapmaker's Mystery". Discover (në anglisht): 44–49.
  16. Tony Campbell (1987). "Portolan Charts from the Late Thirteenth Century to 1500". përmbledhur nga J. B. Harley (red.). Cartography in Prehistoric, Ancient, and Medieval Europe and the Mediterranean (The History of Cartography Volume 1) (PDF) (në anglisht). Vëll. 1. University of Chicago Press. fq. 395. ISBN 022631633-5.
  17. Tony Campbell (1987). "Portolan Charts from the Late Thirteenth Century to 1500". përmbledhur nga J. B. Harley (red.). Cartography in Prehistoric, Ancient, and Medieval Europe and the Mediterranean (The History of Cartography Volume 1) (PDF) (në anglisht). Vëll. I. University of Chicago Press. fq. 376. ISBN 022631633-5.
  18. Për shembull Martín Cortés (1990). Mariano Cuesta Domingo (red.). Breve compendio de la esfera y del arte de navegar (në spanjisht). Editorial Naval, Museo Naval. ISBN 978-847341057-1.
  19. Tony Campbell (1987). "Portolan Charts from the Late Thirteenth Century to 1500". përmbledhur nga J. B. Harley (red.). Cartography in Prehistoric, Ancient, and Medieval Europe and the Mediterranean (The History of Cartography Volume 1) (PDF) (në anglisht). Vëll. 1. University of Chicago Press. fq. 391–392. ISBN 022631633-5.
  20. Joaqim Alves Gaspar (2019). "The Liber de existencia riveriarum (ca.1200) and the birth of nautical cartography". Imago Mundi (në anglisht). 71 (1). doi:10.1080/03085694.2019.1529898.
  21. Patrick Gautier Dalché (1995). Carte Marine et Portulan au XIIe Siècle. Le Liber de Existencia Reveriarum et Forma Maris Nostri Mediterranei (Pise, circa 1200) (në frëngjisht). École Française de Rome, Palais Farnèse. ISBN 2-7283-0335-5.
  22. Caterina Balleti; Renato Gibin; Caterina Gottardi; Evangelos Livieratos (2021). "Preliminary numerical investigations on the "Liber de Existencia Riveriarum et Forma Maris Nostri Mediterranei"" (PDF). e-Perimetron (në anglisht). 16 (1): 15–26.
  23. "biombo". Diccionario de la lengua española (në spanjisht).
  24. "Etimologia de la palabra 'biombo'". educalingo.com (në spanjisht).
  25. Ming Jung (3 korrik 2021). Përkthyer nga Young Kim. "Byeongpung: The Folding Screens of Korea". Korean Literature Now (në anglisht). 52: 49–54.
  26. George Sand (1843). Oeuvres complètes de George Sand (në frëngjisht). Perrotin. fq. 69–.
  27. Luís de Albuquerque (1975). "Origens da navegação astronomica". Estudos de História (në portugalisht). Vëll. III. A navegação astronomica. Universidade Coimbra – Biblioteca Geral 1. fq. 10–.
  28. Ali Akbar Dehkhoda; Mohamad Moʻin (1958–1966). "Rahnāma". Loghat-namehʻi Dehkhoda (në persisht). Tehran University Press. OCLC 1474012005.
  29. Felipe Fernandez-Armesto (2001). Civilizations: Culture, Ambition, and the Transformation of Nature (në anglisht). Free Press. ISBN 0-7432-0248-1.
  30. 1 2 Jean-Charles Ducène (1 qershor 2013). "Le portulan arabe décrit par Al-'Umari" (PDF). Monde des Cartes (në frëngjisht) (216): 81–90.
  31. Mónica Herrera Casais (2008). "The 1413-14 Sea Chart of Ahmad al-Ţanjī". përmbledhur nga Emilia Calvo; Mercè Comes; Roser Puig; Mónica Rius (red.). A Shared Legacy: Islamic Science East and West. Homage to Prof. J.M. Millàs Vallicrosa (në katalonisht). Universitat de Barcelona. fq. 283–307.
  32. 1 2 Juan Vernet Ginés (1962). "The Maghreb Chart in the Biblioteca Ambrosiana". Imago Mundi (në anglisht). 16: 1–16.
  33. Paul Hepworth (2005). "Production and Date of the Walters' "Kitab-i Bahriye"". The Journal of the Walters Art Museum (në anglisht). 63: 73. ISSN 1946-0988. JSTOR 20650882.
  34. Thomas D. Goodrich (2004). "The maps of the Kitab-i Bahriye of Piri Reis". Piri Reis Sempozyumu (në anglisht). Istanbul Military Museum. pt. 1. Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2015.
  35. Svat Soucek (1992). "Islamic Charting in the Mediterranean" (PDF). përmbledhur nga John Brian Harley; David Woodward (red.). Cartography in the Traditional Islamic and South Asian Societies (në anglisht). Vëll. 2. University of Chicago Press. fq. 272.
  36. Ramón J. Pujades i Bataller (1 tetor 2007). Les cartes portolanes: la representació medieval d'una mar solcada (në katalonisht). Institut Cartogràfic de Catalunya. ISBN 978-84-393-7576-0. Marrë më 6 tetor 2012.
  37. Juan Antonio García Cruz (2009). "Cartografía, matemáticas y navegación: El arte de encontrar puerto". përmbledhur nga Joaqín Giménez (red.). La Proporción: Arte y Matemáticas (në spanjisht). Editorial Grao. fq. 25–46.
  38. Tony Campbell (1987). "Portolan Charts from the Late Thirteenth Century to 1500". përmbledhur nga J. B. Harley (red.). Cartography in Prehistoric, Ancient, and Medieval Europe and the Mediterranean (The History of Cartography Volume 1) (PDF) (në anglisht). Vëll. I. University of Chicago Press. fq. 380. ISBN 022631633-5.
  39. Roel Nicolai (2014). A Critical Review of the Hypothesis of a Medieval Origin for Portolan Charts (në anglisht). Uitgeverij Educatieve Media. Arkivuar nga origjinali më 14 qershor 2022.
  40. Frank Jacobs. "Portolan Charts 'Too Accurate' to be Medieval". Big Think (në anglisht). Marrë më 30 gusht 2018.
  41. Joaquim Alves Gaspar (2015). "Review of Roel Nicolai's article by Joaquim Alves Gaspar". Maps in History (në anglisht). 53.
  42. Tony Campbell (2015). "Review of Roel Nicolai's article by Tony Campbell". Maps in History (në anglisht). 53.
  43. Ronaldo Laguarda Trías (1981). "3. Rastros de Eratóstenes en las cartas meidevales de navegar". Estuios de cartología (në spanjisht). fq. 29–41.
  44. Tony Campbell (1987). "Portolan Charts from the Late Thirteenth Century to 1500". përmbledhur nga J. B. Harley (red.). Cartography in Prehistoric, Ancient, and Medieval Europe and the Mediterranean (The HIstory of Cartography Volume 1) (PDF) (në anglisht). University of Chicago Press. fq. 371–463. ISBN 022631633-5.
  45. Tony Campbell (2021). "Mediterranean portolan charts: their origin in the mental maps of medieval sailors, their function and their early development". Map History / History of Cartography: The Gateway to the Subject (në anglisht). Marrë më 6 tetor 2021.
  46. Roel Nicolai (2016). "2. Key Characteristics of Portolan Charts". The Enigma of the Origin of Portolan Charts: A Geodetic Analysis of the Hypothesis of a Medieval Origin (në anglisht). Brill. fq. 11–43. ISBN 978-90-04-28512-5. OCLC 932069190.
  47. Roel Nicolai (maj 2015). "How Old Are Portolan Charts Really?". Maps in History (në anglisht). The Brussels Map Circle (52): 16–24. ISSN 1379-3306.
  48. Joaquim Alves Gaspar; Tony Campbell (shtator 2015). "How Old Are Portolan Charts Really? – Follow-up (review by Joaquim Alves Gaspar and Tony Campbell)". Maps in History (në anglisht). The Brussels Map Circle (53): 20–27. ISSN 1379-3306.
  49. Roel Nicolai (janar 2016). "How Old Are Portolan Charts Really? – Response of Roel Nicolai to Joaquim Gaspar and Tony Campbell". Maps in History (në anglisht). The Brussels Map Circle (54): 8–11. ISSN 1379-3306.
  50. Fedor Mihajlovic Aggeev (2016). Origin of Portulans and Accurate Ancient Maps (në anglisht). State University of Land Use Planning. ISBN 978-593856195-3.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]