Portugalia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Republika Portugeze
República Portuguesa
Flag of Portugal.svg Coat of arms of Portugal.svg
Flamuri i Portugalisë Stema e Portugalisë
Vendndodhja e Portugalisë
Vendndodhja e Portugalisë   (e gjelbër e errët)

–  në Europë   (e gjelbër & gri e errët)
–  në Bashkimin Europian   (e gjelbër)

Himni Kombëtar "A Portuguesa" (Portugezi)
Kryeqyteti Lisbona (gjithashtu qyteti më i madh)
Gjuha zyrtare Portugalisht
Krijimi
Themelimi
Rithemelimi
Sovraniteti
Mbretëria
Njohja
Njohja Papale
Rindërtimi
Republika
Ridemokratizimi
Kushtetuta e sotme
Bashkimi në KEE (sot BE)

868
1095
24 qershor 1128
26 korrik 1139
5 tetor 1143
23 maj 1179
1 dhjetor 1640
5 tetor 1910
25 prill 1974
25 prill 1976
1 janar 1986
Anëtarësimi në OKB 14 dhjetor 1955
Forma e qeverisjes Republikë Gjysmë-presidenciale
President Marcelo Rebelo de Sousa
Kryeministër Antonio Costa
Sipërfaqja
– totale
– % ujë
Vëndi i 111-të
92.212 km²
0,5
Popullsia (2014)
– totale
– dendësia
Vëndi i 83-të
10.427.301 banorë
66,2 banorë/km²
PBB (2016)
 PBB për banor
204,186 miliard dollarë
19.611 dollarë
Monedha Euro (€) (EUR)
Zona kohore
– zakonisht
– në verë

UTC
UTC+1
Prefiksi telefonik +351
Kodi i internetit .pt
Kodi ISO 3166-1 PT

Republika Portugeze apo Portugalia (Portugalisht: República Portuguesa) është shtet i ndodhur në pjesën jug-perëndimore të Evropës, me dalje në Oqeanin Atlantik. Portugalia kufizohet në perëndim dhe jug nga Oqeani Atlantik dhe në lindje dhe veri nga Spanja. Në përbërje të shtetit Portugez hyjnë edhe disa ishuj në Oqeanin Atlantik, si: ishujt e Açores dhe Madajra.

Kryeqytet i Portugalisë është Lisbona.

Vendi në të cilën është krijuar kjo republikë, ka pasur një lulëzim konstant po thuaj gjatë 3100 viteve të dominimit të perandorive dhe kulturave të ndryshme që nga iberianët, tartesonët, keltët, fenikasit, kartagjenasit, grekët, romakët, fiset gjermane dhe murishtë. Të gjitha kulturat e këtyre perandorive, mbretërive e popujve të njohur, kanë lënë gjurmë në këtë vend.

Vetë emri i Republikës "Portugali" duket se vjen nga vendi i lashtë sipas emrit romak "Portus Cale", që mendohet të jetë një fjalë e kombinuar latino-greke me kuptimin "Porti i bukur" apo ndonjë kombinacion i fjalëve të popujve të tjerë që kanë lënë gjurmë në bërthamën e perandorisë më të njohur në shekullin e XV dhe të XVI , që shtrihej nga Brazili deri te India.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Historia e Portugalisë.

Historia e hapësirës që zë sot Portugalia, është e ngjashme me atë të Evropës jug-perëndimore. Gjatë luftërave kundër arabëve, veçohen disa figura si Ferdinati i I-të i Kastielës. Rreth viteve 1300-1400 vije deri tek shpallja e mbretërisë mbretërisë që sundon për disa gjenerata e njohur si dinastia Aviz. Pas disa konflikteve mbretërore, martesave me princa e mbretër spanjoll rreth viteve 1650-1660 vendoset dinastia e quajtur Dinastia Bragança. Më 31 gusht 1911 nxirret kushtetuta e republikës, me të cilën merr fund sundimi monarkë dhe vije deri tek ndarja e kishës nga shteti. Në qershor 1927, gjenerali M. De Oliveita Gomes da Costa merr sundimin dhe vendosë diktaturën e tij.

Gjatë luftës së dytë botërore ishte neutrale dhe më 1949 pason anëtarësimi në NATO dhe lëshimi për ShBA i bazës në Azoren. Më 1955 anëtarësohet në Kombet e bashkuara, ndërsa më 1979 fillon bisedimet me Bashkimin Evropian.

Në politiken e jashtme tenton të mbrojë pronat e kohës së kolonive të cilat që nga 1951 zyrtarisht thirren provincat e jashtme. Suksei që vlenë të përmendet në këtë drejtim është ai në Timorin lindor.

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Sistemi shtetërorë në Portugali.

Pas kushtetutës së 10 prillit 1976 e cila ishte në fuqi që nga 25 prilli i po ati viti, Portugalia ishte republikë demokratike e cila kuptohet si kalim pa klasa në socializëm. Sipas kushtetutës me tendenca socialiste, për dëmshpërblime të tokave të pronarëve të mëdhenj, kushtetuta mund të ndryshohej më së shpejti në tetor të 1980-ës dhe pastaj çdo 5 vite në raste të veçanta. Kryepari i shtetit, sipas kësaj kushtetute është presidenti i republikës, i zgjedhur me mandat 5 vjeçar. Në të njëjtën kohë kryepari është edhe president i këshillit revolucionar 20 anëtarësh që janë këshilltarë të organit kontrollues të zbatimit të kushtetutës dhe janë ligj vënës për çështje ushtarake. Përndryshe ligj vënia ishte në duar të kuvendit të Republikës ("Assembleia da Republica") i përbërë nga 263 delegatë me mandat 4-vjeçar. Republika udhëhiqet nga një kryeministër i zgjedhur nga presidenti si dhe nga ministrat dhe sekretarët e shtetit.

Njësitë administrative[redakto | redakto tekstin burimor]

Portugalia ka një strukturë të komplikuar të ndarjes administrative. Baza e kësaj strukture janë 308 komunat (portugalisht concelhos dhe njëjës concelho), të cilat ndahen në 4,000 bashkësi lokale (portugalisht freguesias, dhe njëjës - freguesia). Të gjitha këto përmblidhen në nivele më të larta, disa në rrethe administrative e disa në bashkësi të tjera të ndara sipas interesave p.sh.m. në komuna turistike të quajtura ndryshe edhe zona turistike), Përveç kësaj ka edhe bashkësi të krijuara sipas interesit historik si: Alentejo, Algarve, Beira, Douro Litoral, Estremadura, Minho, Ribatejo, dhe Trás-os-Montes.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Gjeografia e Portugalisë.

Sipërfaqja e përgjithshme e Portugalisë së bashku me ujdhesat është 92,391 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 39 30 V, 8 00 L dhe 91,951 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 440 km 2 ujë.

Vija bregdetare e Portugalisë është 1,793 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 1,214 km i gjatë.

Klima e Portugalisë është oqeanike e ndryshueshme, e ftohtë dhe me reshje në veri ndërsa në jug e ngrohtë.

Pjesa më e madhe e relievit të Portugalisë është terren malorë në veri të lumit Tagus dhe terren i vrazhdë në jug. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregdetit të oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,351 metrave në vendin e quajtur "Pika e vjetër" (por.:Ponta do Pico) në Azores.Ishujt e portugalise janë arkipelagu i Azoreve 1500 km larg brigjeve evropiane dhe ate te madeiras 500 km larg brigjeve afrikane.Portugalia ndahet ne 2 rajone te ndryshme:rajoni verior e qendror me grumbuj e vargje malore bregdetare dhe rajoni jugor ku mbizoterojne fushat e ndërprera nga vargje kodrinore. Zonat embrojtura peërbejnëro 6,5% te vendit

Portugalia ka kushte të mira për zhvillimin e bujqësisë dhe të blegtorisë.Ky vend është shumë i njohur për prodhimine verërave(Porto , Madera) , vajit të ullirit , për Drurin e Tapës(vendin e parë në botë) dhe orizit etj.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Demografia e Portugalisë.

Popullsia e Portugalisë është në një përqindje të madhe homogjene si nga gjuha dhe religjioni. Për nga përbërja etnike e popullsisë, ajo është një kombinim i popullsive para Romake, Iberianët dhe Keltëve të cilët dominonin në këto troje në kohën e Romës antike.

Demografia e Portugalisë (INE, Lisbon)
Viti Banorë Rritja Viti Banorë Rritja
1864 4,188,419 - 1950 8,510,240 10.2%
1890 5,049,729 20.5% 1960 8,851,240 4.0%
1911 5,969,056 18,2% 1970 8,648,369 -2.3%
1920 6,032,991 1,1% 1981 9,833,041 13.7%
1930 6,825,883 13.1% 1991 9,862,540 0.3%
1940 7,722,152 13.1% 2001 10,356,117 5.0%


Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Të tjera[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Telekomunikacioni
  • Transporti
  • Ushtria
  • Pushime

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Portugalia – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]