Jump to content

Prapacka e Sipërme

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Prapackë e Sipërme
Άνω Φτεριάς
Fshat

Prapackë e Sipërme (greqisht: Άνω Φτεριάς/Áno Fteriás) është fshat në qarkun e Kosturit, Greqi. Përpara vitit 1926, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Άνω Παπράτσκον/Áno Paprátskon.[1]

Nga veriperëndimi Prapacka e Sipërme kufizohet me Shagun, nga jugu me Grënçin, nga lindja me Oshanjin dhe nga jugperëndimi me Tërstikën. Para vitit 1923, Prapacka e Sipërme kishte këto lagje: Prapacka e Sipërme e vendosur mbi një kodrinë, në jugu e cila banohet nga myslimanë shqiptarë, Prapacka e Poshtëme, nga veri në fushë e banuar nga kolonë bullgarë të cilët veç gjuhës së tyre flasin edhe shqipen; Mëhalla e Mesit, e vendosur mbi një kodër ndërmjet mëhallës bullgarëve (pas 1945: maqedonas) dhe Prapackës së Sipërme.[2]

Toponimet të fshatit Prapackë e Sipërme:(Para vitit 1923)[3]

  • Ara e Sherrit - arë, në V. Për këtë arë dikur populli aty ka bërë sherr.
  • Arat e Plakës - ara, në L. Këto ara kanë qënë të një plake që dikur kish mbetur e ve dhe arave u mbeti ky emër.
  • Burimi i Kroit - burim, në V.
  • Borovë/a - ara, në L.
  • Bostanishtja - ara, në L.
  • Kroi i Mellit - krua, në V.
  • Lisi i Math - lis shekullor në rrugën që të çon në Kostur. Për këtë lis tregojnë se është vakëf. Po të presësh një degë prej këtij lisi do të ngjajë një fatkeqësi dhe si shëmbëll japim një të quajtur Kapo nga Prapacka, një burrë me trup kreshniku. Një ditë kur ky shkoi andej shikon se era kish shqyer përgjysmë një degë të atij lisi. Me qënë se dega ishte shqyer ky shkoi e preu atë dhe e hodhi në qerre që ta çonte në shtëpi. Por sa shkoi pak më tutje i ngordhi kaf (kau).
  • Lum i Shagut - lumi kalon nëpërmjct dy Prapackave, në P.
  • Mell/i - kodër ku ndodhet një greminë, në V.
  • Mera/ja - aty ndodhen varret e fshatit, në P.
  • Plloçat e Oshanjit - vend ku nxirren pllaka për të mbuluar çatitë e shtëpive, në V.
  • Prapacka e Poshtëme - lagje bullgarësh, kolonë të agallarëve shqiptarë, në V.
  • Stan i Dhive - stan në të cilin kanë pasë veruar një kope dhish, në V.
  • Starje/a - kullotë, në J.
  • Stenat e Oshanjit - shkëmbënj, shpella e greminë, në V.
  • Teqja e Demir Shahut - teqezë e vogël ku populli hidhte para që kjo t’i ndihmonte në çdo hall apo rrezik, në L.

Familjet në fshatin Prapackë e Sipërme:(Para vitit 1923)[4]

Dubara, Kondo, Limani, Pajolli, etj.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Πανδέκτης: Áno Paprátskon - Áno Fteriás
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 502-503.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 503. Treguan: 1) Mehmet Ibrahim Dubarja, 65 vjeç, punëtor analfabet, nga fshati Prapackë i Kosturit sot banon në Biçakanj - Lushnjë. 2) Qamil Limani, 63 vjeç, bujk analfabet nga Prapacka e Kosturit, sot me banim në fshatin Biçakanj - Lushnjë. Biçakanj 8.6.1976.
  4. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 503.