Presidenti i Bundestagut
Presidenti i Bundestagut (apo Presidentja / në gjermanisht Bundestagspräsidentin apo Bundestagspräsident kur posti mbahet nga një burrë) është drejtuesi i dhomës së ulët të parlamentit gjerman, njohur ndryshe si Bundestag. Presidenti apo presidentja kryeson seancat e Bundestagut me funksione të ngjashme me ato të një kryetari të parlamentit në vendet e tjera. Në rendin gjerman të përparësisë në udhëheqjen e shtetit, ky pozicion udhëheqës renditet i dyti pas atij të presidentit federal dhe para rolit të kancelarit .
Mbajtësja aktuale e detyrës është Julia Klöckner ( CDU ), e cila u zgjodh gjatë seancës së parë të legjislaturës së 21-të të Bundestagut më 25 mars 2025.
Zgjedhja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Presidenti i Bundestagut zgjidhet gjatë seancës konstituive të çdo periudhe legjislative pas zgjedhjeve federale, ose në një seancë të mëvonshme nëse posti mbetet vakant, nga të gjithë anëtarët e Bundestagut. Presidenti duhet të jetë vetë anëtar i Bundestagut. Deri në zgjedhjen e presidentit, seancën e drejton i ashtuquajturi “president sipas moshës” (Alterspräsident).[1]
Por prej vitit 2017, rregullorja e Bundestagut u ndryshua për të vënë në rolin konstituiv të drejtuesit të seancës, amëtarin e zgjedhur me eksperiencën më të gjatë në Bundestag.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ PI4 Sigrit Pohl, 29.04.97. "The beginning of the electoral term: The Bundestag's constituent sitting". www.bundestag.de (në anglisht). Marrë më 2025-11-09.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)